Hajdar Dushi
Hajdar Dushi
(? - 24 shtator 1944)
U lind në Gjakovë (Kosovë), shkollën fillore e kreu në Prishtinë ndërsa gjimnazin e kreu në "Liceun e Shkodrës".
Në kohën e okupimit fashist Hajdar Dushi konsiderohej nga okupatorët si propagandues i ideve të rrezikëshme në Durrës, Vlorë, Berat, Elbasan dhe Korçë. Hajdar Dushi ishte prijës i demonstratave të prillit të vitit 1942 në Durrës. Ai ishte njohës i mirë i disa gjuhëve të huaja si anglishtes, italishtes, gjermanishtes dhe turqishtes. Ishte ndër të parët që perktheu pjesë të "Kapitalit" të Marksit në shqip. Dushi ka përkthyer edhe disa libra kryesisht me karakter të lëvizjes antifashiste për shkak të të cilave ai u arrestua dhe pas 9 muajve iku nga burgu.
Ka qenë pjesëmarrës i mbledhjes së Bujanit dhe ishte një ndër formuluesit e "Deklarates së Buajnit"
Hajdar Dushi u vra në moshën 28 vjeçare më 24 shtator 1944 nga forcat që ishin kundër lëvizjes në afërsi të Kalasë së Dodës (Rrethi i Dibrë, Shqipëri)
Mirënjohjet
- Hero i Popullit
- Si shenjë nderimi të punës së tij, pas luftës antifashiste shumë ente, objekte shoqërore, shkolla, shoqata kuturore, sportive etj e mbajnë emrin e tij.
- Hajdar Dushi, ishte anetar i Partise Komuniste Shqiptare qe me themelimin e saj ne 8 nentor 1941. Hajdar Dushi, ishte pergjegjes i celules se Grupit Komunist te Shkodres, ne qytetin e Durresit; dhe Spiro Bakalli, ishte pergjegjes i celules se Grupit Komunist te Korces, ne qytetin e Durresit. Ata u takuan, vetem qe te dy, ne nje kafe kofidenciale te qytetit te Durresit, dhe percaktuan, vendosen, se cilet anetare, nga seicili Grup, do ti propozoheshin mbledhjes themeluese te PKSH, per tu pranuar si antare te PKSH ne 8 nentor 1941. Pas themelimit te PK Shqiptare, fillon puna per organizimin e saj edhe ne qytete dhe fshatrat e Shqiperise. Njesia me e madhe organizative e PKSH ne terren ishte Qarkori. P.Sh. Qarkori i PKSH Durres mbulonte Durresin, Matin, Myzeqene. Sekretar Politik i PKSH, ne mbledhjen e pare, per Qarkorin e Durresit, u zgjodh, me votim te fshehte, Spiro BAKALLI, qytetar i Durresit, djali i Vasil Bakallit, tregtar durresak dhe njekohesisht zv/kryetar i Bashkise se Durresit, i zgjedhur nga populli, nga viti 1928-1942. Po ne kete mbledhje Hajdar DUSHI u zgjodh sekretar organizativ i Qarkorit te PKSH, Durresit. Hajdar Dushi u dergua nga PKSH per te ndihmuar organizimin, perhapjen, zgjerimin e metejshem te levizjes nacional clirimtare edhe ne Kosove. Hajdar Dushi eshte vrare pabesisht, tregonin miqte e tij. Madje permendnin edhe emrin e bajraktarit bashkepuntor ne vrasjen e DUSHIT. Por kjo e fundit, sot, eshte e parendesishme per aq koha sa presim qe te ribehemi njesh. Nje familje. Nje komb. Nje shtet.
Shiko dhe këtë
Ky artikull nga Historia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |