Jump to content

Shulashi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Stampa:Infobox GRE fshat Shulash, (Greqisht: Áyios Vlásios/Άγιος Βλάσιος), është fshat në Qarkun i Çamërisë ose 'Thesprotia,' Greqi. Fshati ishte njohur me emrin i vjetër në formë Greqisht si Σούβλιαση/Soúvliasi përpara vitin 1928. [1]

Emri grek Ayios Vlasios/Άγιος Βλάσιος është marrë prej përkthimit të Shulashit, që më shqip emri i fshatit është shkurtuar në Shën Vlash ose Shë Vlash > Shëlash > Shulash.

Gjeografia

Nga veriu fshati Shulash kufizohet me lumin Kalamà, nga jugu me Reçatin, nga lindja me Varfanjin dhe nga perëndimi me Çiflikun.

Toponimet të fshatit Shulash:(Para Luftës së Dytë Botërore)[2]

  • An’ e Lumit - ara në bregun e lumit Kalamà, në VP.
  • Anàkoli - fushë e Ahmet bej Dinos rreth 3000 dynymë e cila mbytet nga ujrat e kthehet në kënetë.
  • Ar’ e Papazoit - shesh kur del nga pazari.
  • Astraveci - vend shesh.
  • Beliznjaréja – kullotë, në L.
  • Bira e Shenit – birë, në P.
  • Bogdane – vend.
  • Bot e Bardhë - rrugë në fushë, në V.
  • Bregu Angjelit – breg.
  • Bregu Hoxhës – breg, në L.
  • Bregu Math – breg, në P.
  • Breshra – ara, në fushë.
  • Buhav i Katastasit - pyll ku ndodhet dhe një fik buhav, në JP.
  • Buka e Lumit - një fushë e tërë e krijuar nga llomia e lumit dhe detit, në VP.
  • Burim i Anàkolit – burim, në P.
  • Buz’ e Lumit – ara, në V., buzë lumit.
  • Çefliku - vend me pyll e ullinj, në V.
  • Çòkalli - bregore, afër Shënkollit, një kishë katolike e vjetër.
  • Çuka - çukë, në V.
  • Dardh e Manastirit (Rajt) - kodër.
  • Drivadh/i – krua, në L. Ujët e këtij kroi shkon në fushë të Varfanjit.
  • Driza – vend.
  • Dushku - pyll, në J.
  • Dhafna - vend afër detit ku ka pasur banesa.
  • Fiku i Nasho Ciles – rrugë, në P.
  • Filipjadha – vend.
  • Fush’ e Rajt - fushë e madhe që i takon Shulashit e Kastrizës.
  • Grav’ e Kopaçit - sterrë e thellë, në P.
  • Grav’ e Mërtirit - shpellë, në P.
  • Grav’ e Nines – shpellë, në V.
  • Grav’ e Papajanit - shpellë, në L.
  • Graveta - krua pranë fshatit.
  • Grop’ e Dushkut.
  • Grop’ e Fëlliqur.
  • Grop’ e Nasho Ligorit - vend që i takonte Nasho Ligorit.
  • Grop’ e Madhe – kullotë, në P.
  • Grop’ e Shidhonatit – ara, kullotë e ullinj, në V.
  • Grop e Xhepexhiut – arë pranë fshatit që mytet gjatë dimrit.
  • Gurezt - vend me gurë, në L.
  • Gur i Bardhë - shkëmb i madh, në V.
  • Gur i Bubës.
  • Gur i Kasos - shkëmb, në L.
  • Gur i Palostanit - shkëmb, në P.
  • Gurra - gurrë, në L.
  • Gjosùli – livadh, në P.
  • Hamidua - vësht me ullinj, në L.
  • Herdheleja – vend ku ka gurë të gjatë të ngulur më këmbë, në drejtim të Shënkollit.
  • Ira e Shinikollës.
  • Katastasi - pyll e ara pas qafës kur zbret për në Gumenicë.
  • Kënet e Beut - arat e Dinenjëve të Paramithisë, shtetëzuar nga shteti grek.
  • Klisha - gërmadhë kishe katolikë, në qendër.
  • Klisha e Shënthanasit – klishë, në qendër.
  • Koçeket e Rait - ish koçekët e belerëve paramithjotë (dinenjëve).
  • Kodra - kodër midis fushës, në P.
  • Kodr’ e Zapalushit.
  • Konopicëza e Spahiut – ara, në L.
  • Koroveshe/t - kodër me ara të Haxhilerëve, Bibenjve, Muharremenje e
  • Bregarinjve - sot grabitur nga muhaxhirët grekë të sjellë nga Azia e Vogël (1923-1924).
  • Kroi Ahuzit – kullotë, në V.
  • Kroi Aplemës – krua, Te tillë hidronimi e gjejmë dhe në faqen e një kodre, në lindje të qytetit të Vlorës.
  • Kroi Bardhë - krua, në qendër.
  • Kroi Bravetës - krua, ujët e të cilit kalon në Gropën e Xhepexhiut.
  • Kroi Markos - krua, në L.
  • Kroi Ndrivadhit - krua në kufi me Varfanj.
  • Kroi Sollos - krua, në L.
  • Kroi Zonjës - krua, në L. Të tillë hidronim e kemi dhe në Malin e Lungarës në Vlorë, mbi fshatin e Kaninës.
  • Kubeja - varr, në P.
  • Kull’ e Pirgut - kullë e vjetër dykatëshe, afër detit.
  • Kulluret - ara e fushë.
  • Kurai - kodrinë me ullinj.
  • Lacëla - ullishtë e vreshta, në V.
  • Làroshi.
  • Lëmla.
  • Lëmikoi.
  • Lijeja - ishull i vogël, kullotë, në det.
  • Lubeci - kullotë, në P.
  • Lumi Kalamajt - lumi Kalama, në V.
  • Lundra e Beqarit - lundra në bregun e Kalamajt me të cilen kapërcehej lumi.
  • Llari (edhe Lari).
  • Mali i Gravës.
  • Manastiri Rajt – manastir.
  • Miraja e Xhamisë - kullotë që i takonte si pronë xhamisë.
  • Mulliri Fikut - mulli në Fushë të Rajt.
  • Mulliri Miho Prokopit - mulli brënda në fshat.
  • Mulliri Pashait - gërmadhë mulliri qe mban këtë emër.
  • Mulliri Rajt - mulli në fushë të Rajt.
  • Mushai - ara, në P.
  • Nisiza.
  • Palostani - stan i vjetër, në P.
  • Papadhia.
  • Pazar i Shulashit - pazari, tregu, në qendër.
  • Pezuleza.
  • Pill i Sharrës - pyll me lisa e përrall.
  • Pirgu - vend afër detit ku ndodhet një shpellë. Aty është edhe Kul e Pirgut.
  • Potisjone.
  • Prrari Kolo Minait - përrall, në L.
  • Prroi Azvestit - përrua e pyll, në V.
  • Prroi Dhimos - përrua.
  • Prroi Gabos - përrua në fshat që mban ujë verë e dimër.
  • Prroi Izet Abazit - përrua i vogël, në qendër.
  • Prroi Markos - përrua, në L.
  • Psilovuni - bregore me ullinj nga ana e Kastrizës.
  • Pus i Gabos - pus, në qendër.
  • Pus i Seferate - pus prej guri, në qendër.
  • Ripat e Manit.
  • Rraha.
  • Rrëz e Manastirit.
  • Sakomilia - pllajë, në L.
  • Sterraz e Mero Dines - sterrë, në P.
  • Shegëza e Ali Hajros – arë.
  • Shelket - ara e pemë frutore.
  • Shidhonati.
  • Shinikolla.
  • Shkëmbeza - breg shkëmbor afër koçekëve të beut.
  • Shpardhareja - kullotë pranë kënetës, në P.
  • Shurrëza – rrugë.
  • Tabja e Beut - kanal prej Anakolit gjer në det.
  • Tameti - varrezat e fshatit, në qendër.
  • Tragani.
  • Trap i Arës.
  • Ullit e Gurrës - ullinj, në JL.
  • Ullit e Kurait - ullinj, në V.
  • Ullit e Psillogunit - kodër me ullinj, kullotë, në V.
  • Ura e Shëngjergjit - urë me hark, në P.
  • Urdheza.
  • Vësht i Hoxhës - pyll, ullinj, ara, në Vulistra.
  • Vuvoi - ara, në V.
  • Xhami e Shulashit - xhami e fshatit, në qendër.

Demografia

Familjet në fshatin Shulash:(Para Luftës së Dytë Botërore)[3]

Muhamedane: Bibenj, Bregaritë, Çafulénj, Çupenj, Garrenj, Hasanatë, Haxhilerë, Kastriotë (Jaho Kastrioti), Koshatë, Muharremenj, Mukenj, Seferatë. 2. Të krishtera: Boçari, Çami, Çupi, Dadani, Daia (Vasil Daia), Dashi (Ligor Dashi), Ghulla, Kolothanasenj, Ligori, Papafili, Prokopi, Xoxi etj.

Ekonomia

Kultura

Historia

Shih edhe


Lidhje të jashtme

Burimet

  1. ^ Πανδέκτης: Soúvliasi - Áyios Vlásios
  2. ^ Informatorët: 1) Sulo Zeqo Ismaili, 76 vjeç, bari, analfabet, nga Shulashi, refugat i 1944-ës, sot banon në Shijak. 2) Xhelil Kupe Jemini, 60 vjeç, bari, analfabet, nga Shulash, refugjat i 1944-ës, sot banon në Shijak. 3) Nexhip Ali Hajro, 60 vjeç, autodidakt, nga Shulashi, sot me banim, në Vlorë. 4) Thoma Jorgj Çami, nga Shulashi, dt. 1908, autodidakt, sot me banim në Çukë të Sarandës. Maj, 1973. Fatos Mero Rrapaj, Fjalori Onomastik i Epirit, Eurorilindja, Tiranë, 1995, f. 222-225.
  3. ^ Po aty, f. 222.