Jump to content

Saud esh-Shurejm

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Suad Al Shuraim

Saud ibn Ibrahim ibn Muhammed el-Shurejm (Arabisht: سعود بن ابراهيم بن محمد الشريم،) lindi më 19 janar 1964 në Riad, Arabia Saudite. Ai është një prej Imamëve dhe hatib në Xhaminë e MadheMekë. Shurejm është profesor i sheriatit dhe për studime Islame në [[Universiteti Umm el-Kura|Universitetin Umm el-Kura në Meke. Ai është hulumtues i njohur në fikh dhe ka shkruar shumë libra në akide, fikh dhe poezi arabe. Familja e tij janë prej fiseve së Benu Zejdid.

Shurejm u emërua imam dhe hatib në Xhaminë e Shenjtë më 1991 me urdhër të mbretit Fehd. Më 1992, ai u emërua gjykatës në Gjykatën e Lartë të Mekës. Ai konsiderohet një nga recituesit e famshëm të Kur'anit.

Edukimi

El-Shurejm studioi në shkollën fillore Areen, pastaj në shkollat moderne për arsimin e mesëm dhe pastaj në shkollën e mesme të El Jarmukut. Gjatë viteve të fundit të shkollës së mesme, ai u bë hafiz i Kur'anit. Ai u diplomua në shkollën e mesme në vitin 1983. Më pas ai mori pjesë në Universitetin Islamik Imam Muhammed ibn Saud në Riad, i cili u diplomua në vitin 1988. Një vit më pas, në vitin 1989, ai mori pjesë në institutin "Ma'had Al-'ali Lilqadhah" dhe mori një diplomë master në vitin 1992. Në vitin 1995, ai ndoqi Ph.D.Universitetin Umm el-Kura të Mekës.

Lidhje të jashtme