Jump to content

Fatos Haxhiraj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Versioni i datës 26 janar 2019 22:13 nga BB ose bb (diskuto | kontribute) (Ndreqje të vogla)
(ndrysh) ← Version më i vjetër | shikoni versionin e tanishëm (ndrysh) | Version më i ri → (ndrysh)

Fatos Haxhiraj u lind në Tiranë3 janar të vitit 1943, është aktor dhe regjisor i mirënjohur shqiptar.

U diplomua në Institutin e Lartë të Arteve, në degën e dramës, në vitin 1966. Në vitin 1967 u emërua aktor në Teatrin Popullor. Ka punuar si pedagog i jashtëm pranë Akademisë së Arteve të Bukura. Në vitin 1981, pasi kreu studimet për regjisurë, u emërua regjisor pranë Teatrit Popullor.

Në vitin 1991 është specializuar për regjisurë në Itali.

Ka interpretuar mbi 40 role, ku është shquar si interpretues i karaktereve të ndryshme, në pjesë si “Fytyra e dytë”, “Arturo Ui”, “Diell mbi kastër”, “Zonja nga qyteti”, “Doktori pacient”, “Mbas dy vjetësh”, "Njeriu që pa vdekjen me sy", "Cuca e maleve", "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", "Shënomëni dhe mua", "Furrnalta", "Epoka para gjygjit", "I pazëvendësueshmi", "Prefekti", "Familja e peshkatarit", "Viti 1961" etj. Gjithashtu, si regjisor, ka vënë në skenë me shumë sukses një sërë veprash nga dramaturgjia jonë dhe ajo botërore, si "Njerëz të afërt", "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, “Gryka e nëmur”, “Pas provimit të fundit”, “Shtëpia me dy porta”, “Zbutja e kryeneçes”, “Martesa e një avokati”, “Vdekja e një komisioneri”, “Pas vdekjes”, “Kush e solli Doruntinën”, "Darka e gabuar" etj. Ka bashkëpunuar si regjisor me Pirro Manin në dramat: "Besa e madhe", "Prometeu", "Udha e flamurit", etj. Ka interpretuar disa role edhe në kinematografi, si në Shqipëri, ashtu edhe në Itali e Zvicër.

Për punën e tij si artist është vlerësuar me çmime të ndryshme dhe mban titullin "Artist i Merituar".

Jeton familjarisht në Itali prej vitit 1992.

Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.