Jump to content

Stançiqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Stampa:Infobox KS vendbanim Stançiqi është një vendbanim në komunën e Gjilanit, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Stanaj.[1] Fshati është pranë burimit të Lumit të Karadakut. I themeluar 250 vjet më parë nga familja e Dabajve, ai është i shpërndarë në lagje sipas familjeve.

Gjeografia

Historia

Toponimet

Stançiqi fshat i komunës së Gjilanit meriton të vihet në spikamë. Është toikonim që për rrënjë ka fjalën stan dhe prapashtesat -(ç)iq.[2] Ai shtrihet në lindje të Moravës, nja 9 kilometra larg Gjilanit, i banuar me popullatë etnike shqiptare. Fjala stan, që sipas disave ka prejardhje sllave, shënon objekte për kafshë, që ndërtohen kryesisht jashtë fshati. Serbet të shumtën i quajnë trla, kurse shqiptarët stane. Për këtë rrënjë fjale ka edhe dijetarë të tjerë që mendojnë ndryshe. Filologu serb Milivoj Pavloviç, duke bërë fjalë për vendbanimet Stan, Stance dhe Katun (fjalë Trako-Rumune) në Serbi jugore, thotë se janë emërtime të vjetra dhe i merr për ilire (Pavlović, 1968: 319). Ngjashëm me këtë shprehet historiani dhe gjuhëtari habsburg Konstandin Jireçek, i cili thotë se këto fjalë të fushës blegtorale të ruajtura deri sot janë fjalë të protoshqipes (iliro-shqipes) (Jireček, 1922: 195). Arat te Stani, Arat e rrafshit, Tupani (ka të bëjë me pyellin), Arat e boshnjakut etj.


Shih dhe këtë

Personalitetet

Burimet

  1. ^ Dr. Jusuf Osmani, Vendbanimet e Kosovës 6, Gjilani. faqe 155. Libri Shkollor, ISBN 9951-8547-5-3, Prishtinë 2004,
  2. ^ B.Kryeziu, fq. 528 AKTET, Vol. III, Nr 4
  3. ^ Naser Azemi

Lidhje të jashtme