Rryma bërthamore
Enerqia bërthamore është energji e fituar me metodat e fisionit të kontrolluar në ndërtesa qendrore Centrale Bërthamore. Dielli prodhon drite dhe energji termike,te domosdoshme per jeten ne Toke. Brenda diellit berthamat e hidrogjenit bashkohen per te formuar berthama heliumit. Gjate ketij procesi clirohet energji berthamore
Kundërthëniet mbi përdorimin
Shteti | në ndër.* | kapac. neto [MWe] | aktiv | kapac. neto [MWe] |
---|---|---|---|---|
Egjipti | 2 | 1800 | - | - |
Argjentina | 3 | 1611 | 2 | 919 |
Belgjika | 8 | 5177 | 6 | 3457 |
Brazili | 5 | 5606 | 1 | 626 |
Bullgaria | 8 | 5680 | 4 | 1680 |
RF Gjer. | 30 | 26766 | 15 | 9850 |
RP. Kina | 3 | 2100 | - | - |
RD Gjer. | 15 | 9440 | 5 | 1760 |
Finlanda | 4 | 2160 | 4 | 2160 |
Franca | 62 | 57591 | 35 | 26268 |
B. e Madhe | 28 | 15428 | 20 | 9963 |
India | 12 | 2544 | 5 | 1004 |
Irani | 2 | 2392 | - | - |
Italia | 8 | 5256 | 3 | 1297 |
Japonia | 39 | 28101 | 27 | 17697 |
RSF Jug. | 2 | 1632 | 1 | 632 |
Kanada | 25 | 15424 | 12 | 6412 |
Korea | 9 | 7398 | 3 | 1798 |
Kuba | 2 | 840 | - | - |
Meksika | 2 | 1308 | - | - |
Holanda | 2 | 500 | 2 | 500 |
Austria | 1 | 692 | - | - |
Pakistani | 1 | 125 | 1 | 125 |
Filipinet | 2 | 1240 | - | - |
Polonia | 4 | 1680 | - | - |
Rumania | 3 | 1620 | - | - |
Suedia | 12 | 9470 | 10 | 7370 |
Zvicra | 7 | 5513 | 4 | 1926 |
BRSS | 114 | 97000 | 40 | 19090 |
Spanja | 17 | 13997 | 5 | 2840 |
Afrika J. | 2 | 1844 | - | - |
Taivani | 6 | 4924 | 4 | 3110 |
Çekosllovakia | 16 | 9040 | 2 | 840 |
Hungaria | 8 | 5588 | 1 | 397 |
ShBA | 146 | 135023 | 82 | 64900 |
* Përfshin edhe CB-të aktive |
Përdorimi i kësaj energjie për qëllime civile për dallim nga ato ushtarake, pas vitit 1945 deri në fund të viteve '60-ta nuk ka qenë i dyshushëm. Në vitet '60, në ShBA në sipërfaqe dalin lëvizje zë cilat "akceptimin" e deri atëherëshe filluan të vënë në pikëpyetje. Këto lëvizje nuk kishin ndonjë rol të madhe por u pasqyruan në Republikën Federale Gjermane rreth vitit 1971. Më pastaj, ky problem filloj të transformohet nga pakënaqësi e popullit vendas, në pakënaqësi të qeverive poseduese të tyre. Kjo pakënaqësi fillojë të drejtohej shteteve të cilat gjerë në fund të viteve '80 nuk kishin arritur të zhvillonin apo të huazonin teknologjinë e prodhimit të kësaj energjie.
Në fund vitet e shekullit, dhe gjermë në sot në mjetet e informimit gjithnjë e më shumë ka të dhëna për kërcnime të ndërsjellat ndërmjet shteteve poseduese të kësaj energjie dhe atyre që tashmë kanë arritur potencialin e prodhimit të kësaj energjie. Shtyrjet, shpesh sharjet politike të paraqitura në mjete të njoftimit nuk kanë qenë të rralla.
Sido që të jetë, si pasoj e këtyre janë bombardua edhe komplekse të parapara për Centrale Bërthamore siq ishte rasti nga ana e Izraelit në Irak para viteve '80, dhe luftëra e njohur që në mjete të informimit në masë të madhe u zhvillua nën arsyetimin që Iraku kishte armë bërthamore
Zhvillimet aktuale
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë furnizuesit më të mëdhenj të energjisë bërthamore për qëllime komerciale. SHBA-ja ka më shumë se 100 centrale të liçensuara bërthamore dhe në vitin 2006, këto centrale gjeneronin rreth 20% të prodhimit energjitik në vend, duke përmbushur 9% të nevojave të vendit me energji. Franca ka më shumë se 50 centrale bërthamore që sigurojnë 79% të prodhimit energjitik. Franca është eksportuese e konsiderueshme e energjisë elektrike në vendet të tjera. Kina ka 11 reaktorë bërthamorë, por nevojat në vend janë kaq të mëdha, sa kjo infrastrukturë në vitin 2005 përmbushte vetëm 1% të nevojave të vendit për energji. Gjendje e ngjajshme ndodhet edhe në Indi. Rusia hapi uzinën e parë bërthamore në vitin 1954. Zgjerimi i industrisë u ngadalësua pas katastrofës së Çernobilit. Më 2005, reaktorët bërthamorë prodhonin rreth 6% të energjisë që konsumohej. Rusia energjinë bërthamore e shehë si një mundësi për eksportë. Më anën tjetër në Gjermani, në vitin 2006, 12% e energjis së përdorur vinte nga energjia bërthamore. Përqindje e lartë për një vend që trumpeton për mbylljen e qendrave të energjis bërthmamore.
Vendi i njohur për mundësin e ndërtimit të uzinave bërthamore por që në parashkime nuk ka pasur ndonjë rëndësi kjo është Australia.[1]