Nijazi Azizi
Nijazi Azizi (1940-1988) ka qenë mësimdhënës, pedagog dhe profesor universiteti nga Lugina e Preshevës.[1]
Biografia
Nijazi Azizi lindi në Nasalcë të Bujanocit, ku kreu edhe shkollën fillore. Arsimin e mesën e mori në Shkollën Normale të Prishtinës, ndërsa studimet për pedagogji i bëri në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Shkupit. Doktoroi në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Dr. Nijazi Azizi së pari punoi si mësues, kurse në qershor të vitit 1964 pranohet asistent i pedagogjisë së përgjithshme në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, mandej si docentë dhe si profesor inordinar i pedagogjisë së përgjithshme, ku punoi deri në vdekje. Dr.Nijazi Azizi ka botuar disa punime shkencore nga lëmi i pedagogjisë. Ka punuar edhe si mësimdhënës në Shkollën Normale në Gjilan, përkatësisht në Ferizaj, ndërsa nga vitit 1965 e vazhdoi në departamentin e pedagogjisë të Fakultetit Filozofik në Prishtinë. Ndërkohë mbajti mësim edhe në shkolla të larta pedagogjike në Gjilan, në Gjakovë etj. Mori pjesë në forma të ndryshme të kualifikimit të mësimdhënësve. Fushë e interesimit shkencor të Nijazi Azizit ishte pedagogjia e përgjithshme. Mori pjesë në disa konferenca e kongrese shkencore-profesionale. Publikoi disa punime dhe artikuj shkencor në revista të ndryshme. Është autor i veprës "Religjioziteti dhe ateizmi i të rinjve" (1984).[2]
Shih edhe
Referime
- ^ Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 1. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 86–87. ISBN 9789951615846. OCLC 1083870022.
- ^ https://www.nasalca.com/311036/index.html