Jump to content

Përdoruesi diskutim:Leutrim.P

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Leutrim.P. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Medalje dhënë më 23 dhjetor 2022 10:36 (CET)

Për kontributet e tua në një tematikë që nuk para ceket shumë.

Medalje
Për punën e mirë që po bën në artikujt me tematikë në lidhje me ushtrinë në Wikipedia. Vazhdo kështu!


-Klein Muçi (diskutimet) 23 dhjetor 2022 10:36 (CET)[përgjigjuni]

Falemnderit për Vlerësimin. Leutrim.P (diskutimet) 26 dhjetor 2022 02:03 (CET)[përgjigjuni]

Medalje dhënë më 15 janar 2023 10:01 (CET)

Për punën e vazhduar në përkthimin e redaktimin e artikujve në tematikën ushtarake.

Medalje
Për punën e palodhur që po bën në Wikipedia. Vazhdo kështu!

-Klein Muçi (diskutimet) 15 janar 2023 10:01 (CET)[përgjigjuni]

Tu rritë ndera. Leutrim.P (diskutimet) 22 janar 2023 00:45 (CET)[përgjigjuni]

Kontrollues

Për kontributin e vazhduar në "Wikipedia", tashmë je graduar kontrollues. Të qenit kontrollues të jep mundësinë të kontrollosh e aprovosh ose refuzosh ndryshimet e përdoruesve të tjerë të rinj nëpër të gjithë artikujt. Lista e ndryshimeve në pritje është goxha e gjatë dhe mund të gjendet këtu: Special:PendingChanges (do të shohësh që ka ndryshime që presin prej 800 ditësh). Ndihma jote do të ishte e mirëpritur.

Për një përvojë më të lehtë nga ana teknike, shko te veglat dhe aktivizo QuickAccept dhe ButtonizeReview. Shikoje listen më sipër me to dhe pa to që të kuptosh çfarë ndryshon ekzaktësisht nëse dëshiron.

Puna e mbarë! - Klein Muçi (diskutimet) 5 shkurt 2023 12:21 (CET)[përgjigjuni]

Zgjedhjet për kujdestar

Si një nga përdoruesit tashmë me përvojë të Wikipedia-s shqip, të ftoj të lexosh këtë lajmërim në Kuvend nëse nuk e ke lexuar ende.

Faleminderit! :) - Klein Muçi (diskutimet) 7 shkurt 2023 14:15 (CET)[përgjigjuni]

Një njoftim i dytë; Mbase nuk e ke parë këtë lajmërim. Nëse e ke parë, injoroje. — Klein Muçi (diskutimet) 17 shkurt 2023 03:03 (CET)[përgjigjuni]

Thank you for being a medical contributors!

The 2023 Cure Award
In 2023 you were one of the top medical editors in your language. Thank you from Wiki Project Med for helping bring free, complete, accurate, up-to-date health information to the public. We really appreciate you and the vital work you do!

Wiki Project Med Foundation is a thematic organization whose mission is to improve our health content. Consider joining for 2024, there are no associated costs.

Additionally one of our primary efforts revolves around translation of health content. We invite you to try our new workflow if you have not already. Our dashboard automatically collects statistics of your efforts and we are working on tools to automatically improve formating.

Thanks again :-) -- Doc James along with the rest of the team at Wiki Project Med Foundation 3 shkurt 2024 23:25 (CET)[përgjigjuni]

Administrim

Përshëndetje, Leutrim! Kohët e fundit je një nga përdoruesit më aktivë këtu dhe gjatë fushatave të tua të ndryshme për krijim artikujsh ke pasur mundësi të mësosh gradualisht si ndërtohen artikujt, si kategorizohen, si ndërtohen diskutimet në lidhje me to, etj. Kjo të jep një mundësi, të paktën në sytë e mi, për të qenë një kandidat i mirë për administrator. Si të duket propozimi për të marrë detyrat e një administratori pasi të arrihet numri i 100 000 artikujve? Nëse do të pranoje e do të zgjidheshe nga komuniteti, mund të më ndihmosh në mbarëvajtjen e atij që unë e quaj projekti "post-100k" ku do të synohet rritja e cilësisë së projektit. Këtu, përveç auditimit të artikujve ekzistues, synohet dhe riaktivizimi i hapësirave tona kryesore si Forumi i Grisjes, Artikuj të mirë e Artikuj të përkryer apo zbrazja e listës me ndryshime në pritje te Special:PendingChanges. Të gjitha këto hapësira (dhe të tjera) janë hapësira që kërkojnë vëmendje administrative. Hidhi një sy nëse nuk i ke parë më parë dhe nëse të duket se mund të ndihmosh, mund të diskutojmë sërish për procedurat e marrjes së privilegjeve të administratorit. - Klein Muçi (diskutimet) 19 shtator 2024 12:47 (CEST)[përgjigjuni]

Klein Muçi, Përshëndetje Klein,
Që kur kam filluar intensivisht të kontribuoj në dhjetor të vitit 2022, qëllimi im nuk ka qenë për tituj apo medalje, edhe pse ato janë një formë vlerësimi për punën e bërë. Qëllimi im është informimi i drejtë i popullit shqiptar me informata sa më të sakta dhe të verifikuara, por njëkohësisht edhe ofrimi i dijes në një shkallë ndërkombëtare që do t'i ndihmonte të gjithë shqiptarët në territore të ndryshme të mësojnë dhe zhvillojnë gjuhën dhe kulturën tonë. Po ashtu, edhe luftimi i lajmeve të rreme ose propagandës do të arrihej. Nuk e di sa do të ndikoja për mirë si administrator, pasi përvoja ime është më shumë individuale sesa kolektive. Nëse do të pranoja, mbase nuk zgjidhem. Pastaj përgjegjësitë e mia do të rriteshin dhe do të kisha më pak kohë për të mbushur boshllekun e artikujve joekzistues. Është mëse e nevojshme të krijojmë artikuj të rinj deri kur të arrijmë në një pikë ku të gjitha temat themelore janë plotësuar. Atëherë do të fillonte zgjerimi masiv i detajuar i artikujve. Zbrazja e listës me ndryshime në pritje dhe riaktivizimi i hapësirave janë shumë të rëndësishme, por rritja e cilësisë së projektit do të kërkonte një aktivizim apo rritje të numrit të kontribuesve të rregullt, që për momentin nuk është në nivelin e dëshiruar. Projekti yt, në afatgjatë, është shumë i vlefshëm, por do të duhet kohë e gjatë për ta finalizuar. Sidoqoftë, ne do të vazhdojmë të kontribuojmë për të realizuar objektivat personale, por edhe ato të përbashkëta që i kemi. Të falënderoj për mundësinë; do ta mendoj në të ardhmen. Për tani, e shoh të arsyeshme të qëndroj në pozicionin që jam. Nëse ka një pozicion nga i cili mund të fitoj më shumë qasje (pa qenë admin), si puna e kontrolluesit (shembull), mbase ja vlenë.. — Leutrim.P (diskutimet) 19 shtator 2024 20:37 (CEST)[përgjigjuni]
Të kuptoj dhe besoj se është një qendrim i drejtë. Privilegjet e kontrolluesit i gëzon prej disa kohësh tashmë. Para pak ditësh më pyete për zhvendosjen e artikujve pa lënë ridrejtim dhe ai është funksionalitet që kryhet vetëm nga administratorët te shumica e projekteve. Në përgjithësi përdoruesit që shfaqin vetvetiu një nevojë për veglat e administratorit përpara se të shfaqin një dëshirë për përdorimin e tyre janë një zgjedhje e mirë për t'u marrë në konsideratë për atë rol kështu që, që aty fillova të mendoja më shumë për propozimin në fjalë. Gjithsesi është e vërtetë se marrja e përgjegjësive të reja, edhe pse lehtëson në disa drejtime realizimin e qëllimeve vetjake (p.sh. shumë çështje që më etiketon mua mund të zgjidhen vetë me veglat e reja), gjithashtu shton dhe disa detyra shtesë që kërkojnë kohën e tyre për t'u realizuar dhe mund të marrin pak nga koha që tashmë i dedikohet 100% krijmit të artikujve (p. sh. duke kontrolluar ato ekzistues, duke fshirë ato problematikë e ndaluar përdoruesit që i shkaktojnë ato, etj.). Gjithsesi mund të flasim sërish dhe njëherë pas përmbushjes së 100.000 artikujve. Deri atëherë, puna e mbarë! — Klein Muçi (diskutimet) 19 shtator 2024 22:08 (CEST)[përgjigjuni]
Klein Muçi, Në rregull. Të falënderoj gjithashtu për përkushtimin tënd që veprimet t'i ndërmerrje në kohë, sepse mijëra rregullime që i kam bërë nuk do të ishin të mundura pa ndërhyrjen tënde teknike dhe dhënien e privilegjeve që më mundësuan t’i finalizoja. Unë kam luftuar që artikujt bazë të ekzistojnë, dhe do të vijë koha të punojmë ekskluzivisht në cilësinë e tyre. Vazhdojmë përpara hap pas hapi. — Leutrim.P (diskutimet) 19 shtator 2024 22:46 (CEST)[përgjigjuni]

Gëzuar!

Bozë
Urdhëro një gotë bozë.


Me rastin e 100 000 artikujve! DieliAlla (diskutimet) 29 shtator 2024 16:19 (CEST)[përgjigjuni]

DieliAlla, Te falenderoj, ke bere nje pune te mire veqanerisht me kompletimin e artikujve mbi forcat e armatosura te vendeve, qe mungonin por edhe ne lidhje me fene. Urime edhe ty. (p.s pak vone u pergjigja, kam pasur nje liste qindra faqesh per ta zbrazur). — Leutrim.P (diskutimet) 20 tetor 2024 21:25 (CEST)[përgjigjuni]

Artikuj të shkurtër

Përpilova këtë kërkim për artikuj me më pak përmbajtje se 1000 bite informacion në to:

https://quarry.wmcloud.org/query/86676

Disa prej tyre mund të rregullohen e disa mbase duhen grisur. Janë me dhjetëra-mijëra çfarë dëshmon gjendjen relativisht të dobët në cilësi t projektit shqiptar. Mund të ndihmosh në forma të ndryshme si rikthimi në gjendje të shëndetshme nëse janë dëmtuar rishtazi, zgjerimi, vendosja për fshirje, etj.

Hidhi një sy e më thuaj nëse ke nevojë për ndihmë në ndonjë gjë. - Klein Muçi (diskutimet) 30 shtator 2024 13:03 (CEST)[përgjigjuni]

Klein Muçi, Eshte nje ide e mire. Do kishte qene me mire qe ne kodin qe e ke shkruar te mos i cekesh artikujt qe tashme jane listuar per grisje, si Tarikatet e Shi'tëve , se na e kursen kohen qe mund ta shfrytzojme per artikujt e tjere (perditesoje linkun nderkohe do e rishikoj). Mbase nuk eshte momenti i duhur per kete gje njeher derisa te rritet numri mbi 101.000 artikuj, qe po te bejme grisje te mos ta bjere numri poshte 100mijeve prap, ta ruajme numrin 100mije nderkohe qe e riparojme projektin, te pakten une ka mundesi te i kem listuar per grisje artikuj e kategori me qindra..
Duhet ti listojme 10 objektivat kryesore, dhe ne vitet ne vazhdim do i shterojme ato.
Mund te kontriboj goxha mire ne artikujt dhe kategorite e listuara per gisje sidomos ata qe i kam shtuar une, se disa mund te kthehen ne ridrejtime pa i gisur,
Me thuaj si te kandidoj per admin? Cila eshte procedura..? — Leutrim.P (diskutimet) 30 shtator 2024 16:06 (CEST)[përgjigjuni]
Mund t'i përjashtojmë faqet e listuara tashmë për grisje por nuk i përjashtova me qëllim që të mund të veprojmë për grisjen e tyre kur t'i hasim rrugës. Jam dakord për marrjen shtruar të punës që t'i gëzohemi pak numrit të arritur. Sot pas grisjeve të mia, numri ra poshtë 100 000 por vetëm me 9 artikuj, gjë që besoj se rikuperohet shpejt. Grisa faqe që ishin tërësisht bosh pothuajse dhe nuk besoj të ketë më të tillë (jo shumë të tillë të paktën) kështu që "aq ishte" në atë drejtim.
Më ke pyetur më poshtë në lidhje me Projektin Post-100K. Po të përgjigjem këtu por do të jetë një përgjigje e gjatë që synon të japë një ide të përgjithshme të çështjes në fjalë.
Ideja është të rishikohen artikujt e shkurtër nën 1KB informacion (teknikisht duhet të ishte 1024 bite për atë punë por zgjodha 1000 për lehtësi përdorimi). Të përmirësohet sa mundet gjendja në lidhje me to duke u fshirë ato që nuk duhen, duke zgjeruar ato që mundemi e duke përmirësuar çfarë mundemi të shpëtojmë. Më pas mund të bëjmë një kërkim të dytë për artikujt pa burime/referime e duke gjykuar si do të veprojmë për ato pa referime, nëse duhet t'i grisim apo mundemi t'u gjejmë burime. Pastaj mund të ngrihet niveli më tutje. Duhet kuptuar që 1KB informacion është shumë pak në përgjithësi për një artikull në "Wikipedia". Teksti + stampat + fotografitë + burimet bëjnë që të arrihet 1KB me vetëm 5-6 fjali, një sasi përmbajtjeje që e bën të vështirë përçimin e një informacioni konkret përtej përkufizimit bazik që mund të gjendet në një fjalor. Për këtë arsye mund të synojmë dhe më lartë se aq. Sa? Nuk i dihet. Mbase të paktën hyrja e çdo artikulli? Mbase ca më shumë? Kjo duhet parë në varësi të zellit të përgjithshëm të komunitetit e nivelit të teknologjisë (kur nuk kishim Content Translation Tool, artikujt e rinj shtoheshin shumë, shumë ngadalë, sa për të dhënë një shembull).
E njëjta gjë mund të thuhet për burimet. Në përgjithësi, nuk mjafton thjesht të kesh burime për një informacion; Rëndësi ka si janë ato burime. Në EnWiki vazhdimisht rishikohen faqet që mund të përdoren si burime serioze e ato që nuk konsiderohen të tilla. Rishikohet gjendja e tyre. Sa mirë janë formuar nga ana teknike, a janë lidhjet ende gjallë e sa të aksesueshëm janë për lexuesin. Në SqWiki, 3 robotë përpiqen të ndihmojnë në këtë drejtim: Përdoruesi:Qwerfjkl (bot), Përdoruesi:Smallem dhe Përdoruesi:InternetArchiveBot ndihmojnë në prapaskenë sa munden për të pasur burime të sakta por kjo çështje mund të çohet më tej duke përcaktuar ne cilat faqe lejohen e cilat jo e duke rritur kapacitetet e logjikën e robotëve në fjalë. Moduli:Citation/CS1 gjithashtu është ndërtuar të ndihmojë për një përvojë sa më të mirë me citimet/referimet e vazhdon të përmirësohet vazhdimisht. Këtu gjenden grafikë të përpiluar në mënyrë automatike në lidhje me gjendjen e burimeve tona që mund të jetë gjithmonë më e shëndetshme (dhe këtu ende flitet për gjendjen bazike të citimeve, kur nuk kemi listuar ende ndonjë faqe si të lejuar ose jo).
Paralelisht me këto mund të punohet me filtrat e redaktimit për të parandaluar shtimin e artikujve të rinj nën standarde. Special:AbuseFilter liston të gjithë filtrat aktualë, kë ndalojnë ato e çfarë prekin. Filtrat mund të bëhen pak më striktë teksa standardet ngrihen.
Së fundmi duhen kontrolluar ~6000 ndryshimet në pritje dhe duhen zgjidhur kërkesat e prapambetura te faqet kryesore që pasqyrohen automatikisht te tabela e përmbajtjes së Kuvendit (së bashku me një rishikim të artikujve të mirë e të përkryer) e mbase t'i jepet një zgjidhje përfundimtare çështjes së përkthimit/përshtatjes së titujve/emrave.
Të gjitha këto ndryshime do ta dërgonin SqWiki-n në një epokë të re ku informacioni në të nuk shihet thjesht si një alternativë për personat shqipfolës që nuk dinë anglisht por si vendi kryesor i informimit në shqip duke hequr stigmën e pasigurisë që ekziston për informacionin në të. Duken shumë por në kohët e sotme i kemi veglat për të bërë ndryshime në masë, mjafton vetëm që të bëjmë disa diskutime paraprake për të vendosur kursin e veprimit. Një shembull për këtë është një diskutim që kam ndërmend të hap së shpejti në Kuvend në lidhje me artikujt për librat e ndryshëm që nuk përmbajnë informacion tjetër përveç titullit, numrit të faqeve, autorit e vitit të botimit. Në varësi të zgjedhjes aty, mund të preken disa qindra artikuj njëherazi.
Më pas, punë të tjera gjenden gjithmonë te Speciale:FaqetSpeciale (Speciale:LintErrors një shembull që ka nevojë për vëmendje) apo në çështje si https://sq.wikipedia.org/wiki/P%C3%ABrdoruesi_diskutim:Klein_Mu%C3%A7i#c-Klein_Mu%C3%A7i-20240927213300-MGA73-20240927174800 (shiko tërë diskutimin) por këto kanë një natyrë më të përgjithshme. Në kuptimin e Post-100K bëhet fjalë vetëm për të garantuar cilësinë e artikujve të përgjithshëm e atyre të mirë e të përkryer (në paraqitje, gjatësi e burime) si dhe për të pastruar "the backlog" që është krijuar ndër vite në lidhje me ndryshimet në pritje e kërkesat në hapësirat tona kryesore të diskutimit.
I tërë ky tekst do të të japë një pikëpamje të përgjithshme të situatës aktuale të projektit. Merr kohën tënde në leximin e hulumtimin e tij. Pasi të kesh krijuar një ide të përgjithshme të situatës, m'u përgjigj këtu e mund të flasim për procedurat e kandidimit për administrim. - Klein Muçi (diskutimet) 30 shtator 2024 19:30 (CEST)[përgjigjuni]
Klein Muçi, 1. Përjashto faqet për grisje, kthjelluese, ridrejtimet dhe përditëso linkun. Faqet për grisje i rregullojmë në tërësi, kjo e lehtëson procesin. Edhe nëse ka më shumë faqe bosh, do t’i grisësh të gjitha dhe t'i rikrijojmë si duhet.
2. Pajtohem për 1024 byte (1 KB), është numër minimal i mjaftueshëm për të filluar. Kur të jemi në një pozicion më të mirë në të ardhmen, mund ta rrisim minimumin, e kështu edhe sasinë e të dhënave.
3. Të mos ngutemi me këtë planin për 1000 byte informacion, sepse me sa pashë, mund të na duhet të grisnim gjysmën e totalit të artikujve, por nëse i japim kohë, standardet do të arrihen me zgjerimin e tyre. Nëse tani urgjentisht tentojmë ta vëmë në funksion këtë plan, po i hyjmë një pune shumë voluminoze që mund të mos ketë sukses për vite e vite, proces i cili gjithashtu do të arrihej në forma të tjera pa ia dedikuar të gjithë kohën tonë ekskluzivisht një procesi aq të madh.
4. Robotët po bëjnë një punë të mirë, përveç Qwerfjkl (bot), i cili çdo herë më shton gabimet që i gjen në artikujt e krijuar nga unë në faqen time të diskutimit, duke e kthyer atë në një bibliotekë.
5. Për burimet, nuk besoj se mund ta kemi prioritet masiv për fillim. Them ta lëmë pak më vonë, pasi të shterrojmë qëllimet e tjera. Sigurisht që është e nevojshme dhe do të arrijmë aty, hap pas hapi. Grafikët do të na ndihmojnë jashtëzakonisht shumë në këtë proces. (Klein: dhe këtu ende flitet për gjendjen bazike të citimeve, kur nuk kemi listuar ende ndonjë faqe si të lejuar ose jo). Prandaj, them që na duhet t’i qasemi të gjithë së bashku këtij problemi të referimeve njëkohësisht, sepse është goxha punë e madhe dhe duhet rishikuar një për një.
6. Pika e parë, unë mendoj që prioritet duhet t’i japim gjithsesi Special:AbuseFilter, se aty është zanafilla e të gjitha problemeve: vandalizma, fyerje, sharje, dëmtim i artikujve dhe joseriozitet. Përpos të gjitha këtyre, më e rënda është humbja e kohës së kontrolluesve dhe administratorëve me këto redaktime që nuk janë kontribute të vlefshme, kohë e cila mund të shfrytëzohej me një efikasitet të lartë diku tjetër me përdorues të rinj që me zell punojnë për ta ngritur nivelin e WikiSQ. Pika e dytë, nuk do duhej të kenë shumë qasje përdoruesit me IP të parregjistruar. Regjistrimi merr më pak se 1 minutë, dhe kam vërejtur se shumica e shkaktimit të dëmeve vjen nga redaktuesit e rinj të parregjistruar (që për ta duket se nuk ka ndonjë vlerë ky projekt, e është një vend për të shkaktuar dëme). Prandaj, limitimi i aftësive të tyre besoj se do të mirëpritej nga të gjithë kontribuesit e regjistruar. P.s. E kuptoj që ata kanë të drejtë të redaktojnë edhe pa qenë të regjistruar, por të ‘limitohet’ shkalla e dëmeve që mund të bëjnë, si p.sh. t’u bartesh krijimet e tyre në draftspace, etj. Mbase ti edhe di mënyra më të mira.
7. ~6000 ndryshimet në pritje dhe listen per Grisje duhet t’i kemi prioritet në listë për t’i zbrazur. (Përse të shkruash përsëri nëse shkrimet e tua valide nuk janë pranuar asnjëherë?!). Një kërkese e kam për ty nëse mund ta kryesh, shkëput të gjitha faqet e ridrejtimit nga ndonjë lidhje ndërgjuhësore në të cilat janë të lidhura, nëse mund ta bësh njëherësh.
8. Për artikujt e mirë dhe të përkryer nuk kam ndonjë mendim pozitiv tani për t'u marrë me to, sepse me tërë këto probleme besoj se ato janë të fundit për t’u rregulluar, madje edhe pas referimeve (si mund të jetë i mirë apo i përkryer një artikull që nuk është vërtetuar në të gjitha nivelet?). Prandaj, t’i rregullojmë problemet më të mëdha, dhe pastaj kemi kohë t’i zgjedhim më të mirët.
9. Një vendim përfundimtar për çështjen e përkthimit/përshtatjes së titujve/emrave nuk do e mirëprisja vetëm unë, por besoj se të gjithë. Kjo duhet të jetë ndër gjërat e para në listë për t’u bërë, jo vetëm nga ne si kontribues, por edhe për personat vendimmarrës në kuvend.
10. Për artikujt e librave nuk e di ca të them, janë të shkurtër, por janë të nevojshëm. Në atë epokë është qëllimi i të gjithëve ne. Disa nga objektivat që përmenda më sipër, të cilat nuk do t’i shihja si prioritet, janë me arsyen se unë besoj që jemi më prapa sesa mendon ti. Ti je më i vjetër këtu dhe je administrator, çka të jep një largpamësi më të madhe. Mbase e thjeshtova kompleksitetin e çështjeve, por unë besoj që nëse ecim me kohën dhe zbllokojmë vonesat aty ku ka (bottlenecks), do të ecim më shpejt përpara. Prandaj, unë do të bëj një listë me disa tema që i përmenda këtu, dhe ato do t’i çojmë deri në fund. Sapo të përfundojnë, do të marrim objektiva të tjera për ta çuar sa më lart nivelin e cilësisë dhe standardit të WikiSQ. ‘Projekti Post 100K’ duket se është më mirë ta quajmë ‘Projekti 100K Strong’ (duke iu referuar forcimit të artikujve tashmë të krijuar dhe jo përparimit në faza të tjera).
I gjithë ky fjalim është mendim personal. Në bazë të obligimeve të mia në pozitën që kam, unë gjithmonë do t’i përgjigjem kërkesave apo thirrjeve. Adminin nuk e kam për ngut kur ta shohësh të arsyeshëm. — Leutrim.P (diskutimet) 3 tetor 2024 00:12 (CEST)[përgjigjuni]
1. Fatkeqësisht faqet kthjelluese dhe ridrejtimet janë të pamundura për t'u përjashtuar pasi nuk kemi një mekanizëm filtrimi për to. Në sytë e sistemit, si faqet kthjelluese, si faqet ridrejtuese janë thjesht artikuj të shkurtër, faqe që ekzistojnë në hapësirën kryesore (mainspace) pa ndonjë dallim të veçantë. Unë kam kërkuar në të shkuarën që faqe të tilla të jenë natively të dallueshme nga artikujt por diçka e tillë nuk është realizuar. EnWiki e ka zgjidhur këtë problem duke krijuar stampa specifike për to dhe duke i bërë stampat në fjalë që të bashkëngjisin kategori specifike automatikisht në vendet ku përdoren (çka shkakton kategorizimin automatik të faqeve të tilla në kategori të veçanta). Ne këtë e bëjmë vetëm për stampën e grisjes aktualisht, nëse nuk gabohem, çfarë do të na jepte mundësinë që t'i heqim faqet me atë stampë nëse duam nga kërkimi (duke filtruar të gjithë elementët që i përkasin kategorisë në fjalë).
2. Do ta përshtas listën më sipër që të punojë me 1024 bite dhe të përjashtojë faqet e listuara për grisje. Do të lajmëroj sërish kur të ketë ndodhur por nuk pres ndonjë ndryshim të qenësishëm në numër.
3. Unë kontrollova përciptazi 10 000 artikuj nga lista në fjalë. +95% e tyre ishin thjesht ridrejtime. Kështu, ndryshe nga sa mendova fillimisht, numri i vërtetë i artikujve të shkurtër është goxha më i vogël nga sa paraqitet në atë kërkim. Duke pasur parasysh se në kategorinë libra gjenden rreth 4000 artikuj dhe në kategorinë cung gjenden afërsisht po aq — kategori që mbajnë goxha artikuj të shkurtër — besoj se numri duhet të jetë diku te 10 000 artikuj, madje ca më pak. 1/10 është goxha më mirë se 1/2 e projektit.
4. Ajo konsiderohet sjellje e qëllimshme e Qwerfjkl (bot), si një mënyrë për t'i "ndëshkuar"/bezdisur përdoruesit që të mësohen të shmangin gabimet me citimet ose t'i vetërregullojnë pasi ne nuk kemi staf mirëmbajtjeje. Kjo ka qenë një nga mënyrat si kemi menduar të ngadalësojmë rritjen e gabimeve të reja ndërkohë që rregullojmë ato ekzistueset, pjesë e "filozofisë së vetëshërbimit" që jemi përpjekur të aplikojmë këtu në SqWiki. EnWiki zakonisht i ndan përdoruesit e saj në disa grupe si "lexues", "shkrues", "mirëmbajtës teknikë", etj. secili me funksione të ndryshme ku për shembull lexuesit konsumojnë artikujt e shprehin lirshëm dëshirën e tyre për t'u informuar për tema të caktuara apo tregojnë ndonjë gabim që venë re te tekstet në fjalë. Shkruesit i lexojnë këto kërkesa dhe orientohen rreth atyre për të shkruar artikujt për të cilët ka më shumë kërkesë e për të rregulluar gabime të ndryshme. Mirëmbajtësit merren me kategorizimin e artikujve, zgjidhjen e problemeve teknike, etj. Ne nuk e kemi mundësinë e një organizimi të tillë në ndarjen e punëve dhe të gjendur para dilemës "ose do ta bëjë ai që e shkruan herën e parë, ose me shumë mundësi s'do të bëhet kurrë", jemi detyruar të zgjedhim këtë përqasjen kur tërë barrën për krijimin e artikullit siç duhet ia lëmë një grupi të vetëm. Gjithsesi, mbase mund të bëhet që roboti në fjalë të shkruajë vetëm 5 njoftime dhe te njoftimi i 6-të, të fshihet i pari e kështu me radhë. Për momentin nuk i është kushtuar shumë rëndësi kësaj çështjeje pasi normalisht supozohet që faqja e diskutimeve të arkivohet periodikisht nga përdoruesit qoftë manualisht (siç e bëj unë), qoftë automatikisht me ndihmën e MajavahBot.
5. Jemi dakord.
6. Filtrat e redaktimit mundohen të bëjnë pikërisht këtë punë dhe i drejtohen më së shumti përdoruesve të rinj për atë arsye (me dhe pa llogari). Nëse arrijmë të sigurojmë një standard të mirë duke pastruar/rregulluar ca artikuj, mund t'i bëjmë që këto filtra të fillojnë të prekin më shumë grupe përdoruesish dhe për më shumë raste. Një shembull shumë i thjeshtë sa për të dhënë idenë: Mund të bëjmë që asnjë artikull i ri, s'ka shumë rëndësi nga cili shkruhet e në ç'mënyrë, të mos pranohet nëse nuk ka të paktën 1 kategori. (Ose më shumë?) E njëjta gjë për fotografitë, burimet, etj. Kjo përputhet me ideologjinë e shprehur më sipër të vetëshërbimit, ku shkruesit duhet të kujdesen ta shkruajnë vetë artikullin "siç duhet" (duke u mësuar nga filtrat, etj.) dhe duke mos shpresuar shumë se do të vijë një grup mirëmbajtësish më vonë për ta rregulluar, një realitet disi i hidhur.
7. Për arsyet e thëna më sipër, është e vështirë të aksesohen në masë faqet e ridrejtimit (edhe pse teorikisht mund të përpilojmë një listë për çdo "artikull" që përmban fjalën "ridrejtim" ose "redirect" dhe më pas kjo listë t'i ushqehet një roboti që të bëjë ndryshimet e duhura por kjo do të kërkonte ca punë në kodim që të krijohej roboti në fjalë e mbase nuk ia vlen të harxhohet aq energji për një problem disi të kufizuar në numër).
8. Ideja është që artikujt e mirë dhe të përkryer janë gjithsej 10-20 copë dhe rishikimi i tyre mund të përfundohet relativisht në një kohë të shkurtër. Kohët e fundit artikujt e mirë dhe të përkyer janë nxjerrë dhe në kryefaqe (rubrika Komuniteti) çfarë bën që të jenë goxha të aksesueshëm nga vizitorët e rastit dhe mund të shoqërohen me zhgënjim për tërë projektin nëse cilësia e tyre lë për të dëshiruar. Gjithashtu shumë përdorues kanë dëshirë të shkruajnë një artikulli i cili t'u vlerësohet si artikull i mirë ose i përkryer (sidomos nëse kanë kaluar disa ditë duke e përpunuar atë) por prej disa vitesh tashmë kandidatë të ndryshëm presin te faqet e votimeve pa ndonjë zgjidhje përfundimtare, një ngërç që bashkëndahet dhe me FG duke i bërë këto 3 hapësira që të kërkojnë një vëmendje të vëçantë nëse duam të vazhdojmë t'i mbajmë në punë.
9. Jam dakord.
10. Jam dakord. — Klein Muçi (diskutimet) 3 tetor 2024 14:05 (CEST)[përgjigjuni]
Më poshtë po shkruaj për administrimin:
E përmbledhur shkurt, kandidimet për administrator mund të jenë të vetëpropozuara ose të propozuara nga dikush tjetër. Në rastin e dytë, duhet që përdoruesi në fjalë ta pranojë zyrtarisht kandidaturën dhe kështu të nisë një proces votimi që zhvillohet brenda një kohe fikse. Nëse brenda kësaj kohe përmbushen kuotat pozitive në votime, përdoruesi fiton privilegjet e administratorit të përkohshëm për 1 vit, kohë gjatë së cilës përdoruesi në fjalë supozohet të njihet me punën e të kuptojë nëse dëshiron ta vazhdojë më tutje apo jo si dhe t'i tregojë komunitetit me vepra vendimin e tij. Nëse pas 1 viti përdoruesi vazhdon të jetë aktiv në detyrat administrative dhe vazhdon të jetë optimist në rolin e tij, ai mund të kthehet në administrator të përhershëm. Procedurat ekzakte për të gjithën këtë shpjegohen me hollësi te Administrata, pjesa Procedurat në lidhje me administratorët. Koha gjatë së cilës zgjat votimi mund të shoqërohet me pyetje e diskutimeve nga komuniteti, si dhe nis me një aprovim zyrtar publik nga përdoruesi siç thashë, kështu që është mirë që të zhvillohet gjatë një kohe kur kandidati është i gatshëm të dedikojë ca kohë për t'ju përgjigjur kërkesës në fjalë në mënyrë që kandidatura të mos dështojë. Hidhi një sy procedurave specifikisht te faqja në fjalë dhe më thuaj nëse je i gatshëm këto ditë për të nisur formalisht e mund të vazhdojmë me kandidimin. — Klein Muçi (diskutimet) 3 tetor 2024 14:13 (CEST)[përgjigjuni]
Klein Muçi,
2. Në rregull
3. Ashtu është. (për 1/10ta)
4. Një nga qëllimet tona primare duhet të jetë edhe shtimi i numrit të kontribuesve të rinj, kështu do të kemi më shumë kapacitet për t'i përmbushur qëllimet dhe caktimin e standardeve.
6. Do të ishte fantastike sikur të jetë minimumi: 1024 byte, 2 burime, 1 kategori. Ne po ashtu do duhej ta vëmë këtë plan në veprim sa më shpejt, në mënyrë që numri nën 1024 që ne tentojmë ta ulim të mos rritet nga krijimi i artikujve të rinj nën 1024. Pajtohem me: shkruesit duhet të kujdesen ta shkruajnë vetë artikullin "siç duhet", duke mos shpresuar shumë se do të vijë një grup mirëmbajtësish më vonë (kjo po na e shterron tërë kohën e çmuar).
7. E vërtetë.
8. Ato 3 hapësira do i mbajmë në punë. Pasi numri i tyre është i vogël, mund t'i përfundojmë rishikimet e tyre. Ngërçet absolutisht duhet të eliminohen që në fillim, të bëjmë një reformë të lehtë e ta vëmë wiki-n në lëvizje. — Leutrim.P (diskutimet) 3 tetor 2024 21:56 (CEST)[përgjigjuni]
Lista u ndryshua. Tani përjashton faqet për grisje dhe ato të kthjellimeve (kishim kategori për kthjellimet) dhe limiti u zgjerua në 1024 bite.
Gjithashtu gjeta këtë kategori që liston tërë ridrejtimet e lidhura në Wikidata: Kategoria:Ridrejtime të lidhura me një objekt Wikidata
Besoj se këtë kërkove më sipër. Nuk e dija që ekzistonte. Janë rreth 600 faqe që praktikisht duhen zgjidhur në Wikidata dhe të rivendoset lidhja me vetë artikullin (e jo ridrejtimin për atje). Për momentin nuk di ndonjë robot që mund të bëjë ndryshime të tilla në masë fatkeqësisht.
Je i gatshëm të nisim me procedurën e kandidimit javën që vjen? Të të propozoj? - Klein Muçi (diskutimet) 4 tetor 2024 01:20 (CEST)[përgjigjuni]
Klein Muçi,
Bere mire.
Ate po e kerkoja, mendova se do ishte mire ti liroja linqet qe kur ti krijojme artikujt qe mungojne ta kemi lidhjen e lire.
Po, jam i gatshem. — Leutrim.P (diskutimet) 4 tetor 2024 01:59 (CEST)[përgjigjuni]

Çmimi për krijimin e artikujve të rinj

Çmimi i parë
Çmimi i parë
Çmimi i parë për krijimin e artikujve të rinj në Wikipedia-n shqip në vitin 2023 i jepet përdoruesit Leutrim.P.

Çmimi u dha pas konsultimit të komunitetit në qendrën e votimeve.

Çmimi për krijimin e artikujve të rinj
Çmimi për krijimin e artikujve të rinj


Administrator

Sapo kreva propozimin tënd për administrator. Te faqja e administratës, në majë, djathtas ke arkivin e administratës ku të ftoj të shohësh kandidaturat e kaluara për të parë si kanë funksionuar diskutimet në to në të shkuarën. Mbase shiko ato më të mëvonshmet, përfshirë timen, pasi janë më afër gjendjes aktuale të projektit. Suksese! - Klein Muçi (diskutimet) 7 tetor 2024 14:29 (CEST)[përgjigjuni]

Të rikujtoj se ende nuk ke pranuar zyrtarisht kandidimin (kusht i nevojshëm) apo shkruar një koment në lidhje me të (me dëshirë). Mbase ke harruar. — Klein Muçi (diskutimet) 9 tetor 2024 10:23 (CEST)[përgjigjuni]
Klein Muçi, A duhet ta shkruaj ketu apo diku tjeter, nese diku tjeter mw le nje link.. — Leutrim.P (diskutimet) 9 tetor 2024 10:28 (CEST)[përgjigjuni]
Duhet shkruar te seksioni "Reagimi i kandidatit të propozuar" i kandidaturës zyrtare te administrata. Zakonisht shoqëruar me një koment në lidhje me votimin.
Shiko këto kandidatura të kaluara si shembuj:
— Klein Muçi (diskutimet) 9 tetor 2024 10:34 (CEST)[përgjigjuni]
Klein Muçi, Keshtu: Wikipedia:Administrata/Administratorë/Kandidatura/Leutrim.P#Reagimi i kandidatit të propozuar ? — Leutrim.P (diskutimet) 9 tetor 2024 10:57 (CEST)[përgjigjuni]
Po. Nëse mendon se ndokush mund të jetë i interesuar për të marrë pjesë në votime (përdoruesit më aktivë përgjithësisht), mund t'i lajmërosh në faqet e tyre të diskutimit.
Në EnWiki kjo mund të përfshihet te WP:CAN por te ne kjo praktikë pak a shumë është e nevojshme për shkak të numrit të vogël të vullnetarëve që kemi (madje dhe atje lejohet në kushte të caktuara). — Klein Muçi (diskutimet) 9 tetor 2024 11:06 (CEST)[përgjigjuni]

Administrator

Urime për privilegjet e reja! Duke mos dashur të përsëris çfarë kemi diskutuar më sipër për punët e mëtejshme me projektin pas tejkalimit të 100 000 artikujve, do të riktheja në vëmendje vetëm Special:SpecialPages dhe WP:Kuvendi. Te faqja e parë do të të jenë hapur ca opsione të reja që janë të shikueshme vetëm për administratorët ndërsa te e dyta listohen nëpërmjet dritareve të gjitha punët e prapambetura në hapësirat tona kryesore. Do të ishte një mënyrë e mirë për të nisur me punët e administratorit dhe më pas gradualisht mund të kalohet në gjërat e diskutuara më sipër. Gjithsesi merr kohën që të duhet. - Klein Muçi (diskutimet) 25 tetor 2024 13:15 (CEST)[përgjigjuni]

Klein Muçi, Faleminderit, më duhet pak kohë që ti kuptoj mirë. Ndërkohë do ishte mirë ti fillojmë 3 procese:
- Fillimi i debatit në kuvend për çështjen e përkthimit/përshtatjes së titujve/emrave të huaj në gjuhën shqipe.
- Artikujt e ri të kenë gjatësi faqeje të paktën 1024 bajt, nëse mund ta caktosh filtrin (vetëm për Artikujt) që të mos mund të krijohen pa përmbajtje minimale.
- Propozoj kufizimin e numrit total të redaktimeve radhazi, shembull 50, i njejti përdorues të mos mundet radhazi ti bëj më shumë se numrin e kufizuar të redaktimeve, kjo do e rriste efikasitetin dhe cilësinë e përgjithshëme të kontrollimeve dhe do e ulte kohën e pritjes për vet redaktuesin.
Si thua?, mund edhe ti diskutojmë dy pikat e fundit në kuvend poashtu nëse shihet si ndryshim substancial. — Leutrim.P (diskutimet) 25 tetor 2024 18:25 (CEST)[përgjigjuni]