Jump to content

Fatos Haxhiraj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Fatos Haxhiraj lindi në Tiranë3 janar të vitit 1943 është aktor i njohur shqiptar.

Diplomoi në ILA në degën e dramës në vitin 1966. U emërua aktor në Teatrin Popullor në vitin 1967. Ka interporetuar disa role në teatër, si Aleksi “Fytyra e dytë”, Ted Regu “Arturo Ui”, Cori “Diell mbi kastër”, Tirka “Zonja nga qyteti”, Dhimitri “Doktori pacient”, Adem Zenga “Mbas dy vjetësh”, etj. Krahas aktirimit u muar me regji, duke vënë në skenë me shumë sukses një sërë veprash nga dramaturgjia jonë dhe ajo botërore, si p.sh “Njerëz të thellësive”, Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, “Gryka e nëmur”, “Pas provimit të fundit”, “Shtëpia me dy porta”, “Zbutja e kryeneçes”, “Prometeu”, “Vdekja e një komisioneri”, “Pas vdekjes”, “Kush e solli Doruntinën”, etj. Ka interpretuar edhe në film 3 role. Jeton familjarisht në Itali prej vitesh.

Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.