Fatos Haxhiraj
Fatos Haxhiraj lindi në Tiranë më 3 janar të vitit 1943 është aktor dhe regjisor i mirenjohur shqiptar.
Diplomoi në ILA në degën e dramës në vitin 1966. U emërua aktor në Teatrin Popullor në vitin 1967. Ka punuar si pedagog i jashtem prane Akademise se Arteve te Bukura. Ne vitin 1981, pasi kreu studimet per regjisure, u emerua regjisor prane Teatrit Kombetar. Ne vitin 1991 eshte specializuar per regjisure ne Itali. Ka interpretuar mbi 40 role ku eshte shquar si interpretues i karaktereve te ndryshme ne pjese si “Fytyra e dytë”, “Arturo Ui”, “Diell mbi kastër”, “Zonja nga qyteti”, “Doktori pacient”, “Mbas dy vjetësh”, "Njeriu qe pa vdejkjen me sy", "Cuca e maleve", "Gjenerali i ushtrise se vdekur", "Shenomeni me mua", "Furrnalta", "Epoka para gjygjit", "I pazevendesueshmi", "Prefekti", "Familja e peshkatarit", "Viti 1961" etj. Gjithashtu, si regjisor ka vene në skenë me shumë sukses një sërë veprash nga dramaturgjia jonë dhe ajo botërore, si p.sh "Njerez te afert", "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, “Gryka e nëmur”, “Pas provimit të fundit”, “Shtëpia me dy porta”, “Zbutja e kryeneçes”, “Martesa e nje avokati”, “Vdekja e një komisioneri”, “Pas vdekjes”, “Kush e solli Doruntinën”, "Darka e gabuar" etj. Ka bashkepunuar si regjisor me Pirro Manin si ne dramat: "Besa e madhe", "Prometeu", "Udha e flamurit", etj. Ka interpretuar disa role edhe ne kinematografi si ne Shqiperi ashtu edhe ne Itali e Zvicer. Per punen e tij si artist eshte vleresuar me cmime te ndryshme dhe mban titullin "Artist i Merituar". Jeton familjarisht në Itali prej vitit 1992.
Ky artikull në lidhje me një aktor është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar atë.