Jump to content

Alfred Rosenberg

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
The printable version is no longer supported and may have rendering errors. Please update your browser bookmarks and please use the default browser print function instead.
Alfred Rosenberg

Alfred Ernst Rosenberg (Tallinn, 12. janar 1893. – Nürnberg, 16 tetor 1946.) ka qenë një politikan nazist dhe teoriticien racor, një ndër anëtarët e parë të Partisë Naziste, ministër i territoreve të okupuara në lindje. Në procesin e Nünbegut i dënua me vdekje për krime lufte.

Biografia

Rosenberg ishte me origjinë gjermane nga baltiku, ka lindur në Talin (Estoni), që atëherë ishte pjesë e Perandorisë Ruse. Studioi arkitekturën në Riga dhe makinerinë në Moskë dhe doktoratën e mori në vitin 1917 në moshën 24 vjeçare. Ndërtesat të cilat i ka projektuar ende qëndrojnë në qendër të Talinin. Gjatë Revolucionit Bolshevik të vitit 1917 mbështeti forcat kundër-revolucionare, pas dështimit të tyre emigroi në Gjermani së bashku me Max Shojbner-Richter, më vonë kolegë partie. Shpesh ka lëvizur në qarqet e emigrantëve rusë me të cilët ka ndarë qëndrimet anti-bolshevike që lidhen me teorinë anti-semite të konspiracionit hebre pas revolucionit. Rosenberg ishte një nga anëtarët e parë të Partisë së Punëtorëve të Gjermanisë; të cilës iu bashkua në janar të vitit 1919.[1]

Referime

  1. ^ Steiner, J.M. (1976). Power Politics and Social Change in National Socialist Germany: A Process of Escalation Into Mass Destruction (në anglisht). Mouton. fq. 411. ISBN 9789027976512. Marrë më 2014-10-10.

Lidhje të jashtme