Ferri
Ferri apo skëterra sipas shumë besimeve fetare, është vendi në të cilin pas vdekjes ndëshkohen përjetësisht shpirtrat e njerzve që kanë bërë një jetë të shthurur dhe mëkatare.
Në krishterim dhe islam ferri është i zjarrtë. Në besime të tjera ferri, nganjëherë është një vend i ftohtë dhe i errët (nga e cila rrjedh edhe fjala "skëterrë" në shqip).
Në kundërshtim me ferrin, shpirtërat që kanë bërë një jetë të drejtë, në përputhje me dëshirën e Perëndisë, shpërblehen të banojnë në parajsë.
Sot ferri nënkuptohet në mënyrë figurative, si një gjëndje humbjeje apo mospranie të hyjnores sesa si vend ndëshkues i amshuar.
Pikëpamjet fetare mbi ferrin
Në lindjen e mesme të lashtë
Në Islam, Iblisi (arabisht إبليس) kundërshtari i njerëzve. Sipas mësimeve islame Iblis shejtani është vetëm një krijesë e Allahut / Zotit.
Djalli refuzon nga krenaria, për të bërë sexhde para Ademit gjë që urdhëroj Zoti , sepse ai (djalli) është krijuar nga zjarri ndërsa Ademi nga balta ai (djalli) e konsideronte vetën më të mirë
(11) Ai (Allahu) tha: "Çka të pengoi ty bësh një herë sexhde" Ai (djalli) tha: "Unë jam më i mirë se ai (Adami),ti mk Ke krijuar mua nga zjarri e atë e krijove nga balta "(12) Ai (Zoti) tha:" Shporru prej këtu,poshtë! Kjo nuk është e përshtatshme për ty të jeshë arrogant këtu. sepse ti je një nga përulurit "(13) Ai (djalli) ka thënë:" Më jep kohë deri në Ditën e Ringjalljes "(15) Ai tha:" Vërtet koha është dhënë për ty .. "(16) Ai tha:" Ashtu si ti më la mua për të shkuar në humbje, unë do të rri në pritë për ta në rrugën tënde të drejtë "(17)" Atëherë unë nga para dhe prapa të drejtën e saj dhe atë e lanë. ardhur, dhe ju nuk do të gjeni shumicën e tyre mirënjohës "(18) Ai tha:" Mënyra e saj, urrejtur, i dëbuar. Në të vërtetë, ndonjë prej tyre ndjekin ty, unë mbush me ju të gjithë në ferr! "
Djalli i kërkoi Perëndisë për t'i dhënë atij një afat të gjykatës së fundit në përpjekje për të, të drejtat e njeriut të rrugës që të kthej mendjen. Perëndia i dha atij këtë kohë dhe tha se ai do ta mbush Xhehennemin me djallin dhe atyre që do të ndjekë atë (krh. Surja 7, A'raf (Anhöhnen), vargjet 12-18)
Kjo është një nga gjyqet e njerëzimit për të vendosur se për Perëndinë ose për të Shejtanit. Kështu, shejtani, nëse ai i pëlqen apo jo, shërbëtorit të Perëndisë, sepse ai është vetëm një instrument në planin e Perëndisë, të cilën ai nuk mund t'i shpëtojnë. Në ditën e gjykimit ai do të marrë dënimin e tij. Islami është e huaj për idenë se shejtani është armik i Perëndisë, ose disa lloj i forcave të kundërta. Parimi i mirë kundrejt keqen si forcat kundërshtare nuk është i zbatueshëm këtu, sepse vetëm Zoti është absolutisht i fuqishëm, megjithatë, është vetëm shejtani tunduesi i njeriut të cilit Perëndia ka vënë një afat kohor. Shejtani nuk është gjithë-fuqishme - por është i rrezikshëm për njerëzit, sa kohë që ata dridhen dhe nuk jepnin plotësisht të Perëndisë.[1]
Në Egjiptin e lashtë
Në krishterim
Në krishterim ferri përfytyrohet si një vend i nëndheshëm, i errët, me zjarr e squfur, i banuar nga dreqërit, që mundojnë me dhimbje të papërshkrueshme, pikëllim dhe vuajtje të amshueshme shpirtërat e papenduar të mëkatarëve të dënuar. Të dënuarit në ferr munden të shikojnë shenjtorët, të lumnuarit dhe të të penduarit që pushojnë në lumturinë e parajsës apo në pritjen e shenjtë tË purgatorit, por nuk munden të gjejnë qetësi dhe lehtësim, pa asnjë shpresë. Jezusi në veçanti, e ka përshkruar shumë qartë konceptin e "ferrit" në krahasime dhe diskutime të ndryshme, të cilat gjenden në ungjijtë e Mateut dhe Markut:
- «"Tani po ju them se do të vijnë shumë nga lindja dhe pernëdimi dhe do të rrijnë në një sofër me Abrahamin, Isakun dhe Jakobin në mbretërinë e qiejve, ndërsa bijtë e mbretërisë (tokësore) do të dëbohen në errësirë, ku do të jetë vajtim e shtërngim dhëmbësh."»
- (Mt, 8,11-12)
- «"Biri i njeriut do të dërgojë engjëjt e Tij, të cilët do të mbledhin nga Mbretëria e Tij të gjitha skandalet e të gjithë vepruesit e padrejtësisë, dhe do t´i hedhin në furrën përcëlluese ku do të jetë vajtim e shtërngim dhëmbësh."»
- (Mt, 13,41-42)
dhe sipas Markut,
- «"Nëse syri yt mëkaton, shkule jashtë: është më mirë për ty të hysh në jetë i çalë, sesa të hidhesh me të dy sytë në Gjeena, ku krimbi i tyre nuk vdes dhe zjarri nuk shuhet."»
- (Mk, 9,47-48).
Ka edhe përmendje të tjera për Gjeenan, te Luka dhe Gjoni, e cila ishte një luginë ku digjeshin vazhdimisht plehrat dhe mbeturinat, prandaj edhe Jezusi e përdor atë si metaforë për të shpjeguar dhimbjen e tmerrshme të ferrit, atë të zjarrit. Ai përsërirt shpesh edhe formulën "ku do të jetë vajtim e shtërngim dhëmbësh", gjë që jep një përfytyrim të frikshëm të vuajtjes dhe pikëllimit të ferrit.
Në teologji dhe filozofinë skolastike, ferri është thjesht largësia nga Perëndia, mosprania e dritës së Tij hyjnore, dhe pikërisht këtu qëndron në të vërtetë ndëshkimi skëterror, përtej përfytyrimit poetik.
Në fakt, shpirti priret vetvetiu me zjarr e dëshirë kah Perëndia, d.m.th. kah e pakufishmja, e Vërteta, Bukuria dhe Dashuria Absolute. Pra, heqja "në amshim" e këtij qëllimi të epërm të dëshirës njerzore, e dënon shpirtin në vuajtjen e tij të amshuar. Afria, qënia në Perëndinë, nga Perëndia dhe për Perëndinë, është për shpirtin, në rrafshin qëllimor, realizimi i qënies sonë zanafillore, dhe, mbi atë dëshiror, lumturia jonë; në të vërtetë , këta dy "rrafshe", mbivendosen tek Perëndia, duke u bërë "plani" i vetëm kulmor. Nuk është Perëndia ai që e dënon shpirtin, pra, por është shpirti që dënohet gjatë jetës, duke mos pranuar "Rrugën e shpëtimit" të ndërtuar dhe themeluar nga gjaku i Krishtit. Në përmasën tejnatyrore të amshimit, përtej kohës nuk është i mundshëm asnjë ndryshim - lëvizje, dhe prandaj Perëndia nuk mund të shpëtojë shpirtrat e dënuar, për të cilët megjithkëtë vuan, si Ati i të gjithë njerzimit.
Në islam
- Artikulli kryesor: Xhehennemi
Ndër besimtarët mysliman ferri njihet si xhehenem (arabisht:|جهنم) dhe nënkupton vendin ku ndëshkohën njerëzit pa besimtarë dhe mëkatarë.
Ferri nga myslimanët merret ashtu siç përshkruhet nga Kur'ani, libri i shenjtë i myslimanëve, kështu që në Kur'an ka përshkrime të ferrit si dhe krahasime të vetive të tij të këqija me vetitë e mira të parajsës (xhenetit).
Ferri (ashtu sikur edhe parajsa) sipas burimeve islame nuk janë një tërësi por janë të ndarë në nivele (jetësore) varësisht nga jeta dhe veprimtaria e personit, pra në kuadër të tëresis si ferr ka ferre të ndryshme nga ai më i lehti (Që kur zjerri ndezet nën këmb truri vlon në kokë) e gjer tek ata më të vështirët.
Ferri nuk është vendbanim i përjetshëm për tëgjith, por ka nga njerëzit të cilët do të kalojnë një pjesë të pasvdekjes së tyre në ferr dhe pastaj do të kalojnë në parajsë, don të thotë pas shpagimit për mëkatet e bëra në jetën e tyre.
Në taoizëm
Hinduizëm
Budizëm
Pikpamjet filozofike dhe artistike mbi ferrin
Referime
- ^ ky tekst buron nga Kurani famëlart[ por nuk është arritur të përkthehet mirë