Jump to content

Farie Hoti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Farie Hoti ishte volejbolliste shqiptare, Mjeshtre e Merituar e Sportit.

U aktivizua që fare e re dhe luajti 18 vjet me skuadrën e volejbollit të klubit të “17 nëntorit”, të Tiranës. Ishte një nga volejbollistet shqiptare që radhitet krahas Ela Tases dhe Mimoza Ibrahimit. Gjatë karrierës së saj sportive shënoi ngjitje dhe suksese. Ajo ishte jo vetëm volejbolliste e Tiranës, por edhe e Kombëtares. Sukseset e skuadrës së “17 nëntorit” ishin të lidhura tërësisht me emrin e saj. Ishte truri i skuadrës dhe krijoi profilin e saj modern. Salla sportive e KS “Tirana”, mban emrin e saj.

Vdiq më 27 gusht të vitit 1997.