Marco Verratti
Verratti duke lujtur me PSG | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Marco Verratti | ||
Datëlindja | 5 nëntor 1992 | ||
Vendlindja | Peskara, Itali | ||
Gjatësia | 1.65 m (5 ft 5 in)[1] | ||
Pozicioni | Mesfushor | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Al-Arabi | ||
Numri | 7 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2000–2001 | Manoppello | ||
2001–2006 | Manoppello Arabona | ||
2006–2008 | Pescara | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2008–2012 | Pescara | 74 | (2) |
2012–2023 | Paris Saint-Germain | 276 | (7) |
2023– | Al-Arabi | 17 | (0) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2010–2011 | Italia U19 | 4 | (0) |
2011–2012 | Italia U20 | 4 | (0) |
2012–2013 | Italia U21 | 7 | (0) |
2012– | Italia | 45 | (3) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 21 korrik 2021 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 21 korrik 2021 |
Marco Verratti (Italisht: [ˈmarko verˈratti]; lindur më 5 nëntor 1992) është një futbollist profesionist italian i cili luan si mesfushor për klubin kataras Al-Arabi dhe kombëtaren italiane.
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Verratti ka lindur në Pescara dhe u rrit në L'Aquila. Në fëmijëri, ai ishte tifoz i Juventusit dhe adhuronte Alessandro Del Pieron, organizatorin e kombëtares italiane.[2] Talenti i Verrattit u zbulua që në moshë të hershme, duke bërë që akademitë e Atalantës dhe Interit t'i bënin ofertë për t'a marrë në akademi, por ai u bashkua me klubin e tij lokal Pescara për 5,000 €. Pas një performance impresionuese për skuadrën nën-16 të Pescarës kundër Milanit, klubi i Lombardisë i ofroi Pescarës 300,000 € për të firmosur me mesfushorin.[2]
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pescara
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Verratti bëri debutimin e tij me skuadrën e parë në sezonin 2008–09 në moshën 16 vjeçare. Në sezonin e tij të parë, ai luajti 10 ndeshje. Në sezonin 2009–10, ai u paraqit më rregullisht me Pescarën, dhe më pas u bë një lojtar titullar në formacion. Performancat e tij tërhoqën vëmëndjet e mediave kombëtare të cilat e cilësuan atë si yll me potencial dhe e ardhmja për kombëtaren italiane.[3] Ai e mbylli sezonin 2009–10 duke shënuar dy herë në trembëdhjetë paraqitje, me Pescarën e cila u promovua në Serie B.
Me Zdeněk Zeman si trajner, Verratti shkëlqeu si mesfushor organizator me skuadrën e Pescarës që fitoi titullin e 2011–12 Serie B duke luajtur "futbollin më të mirë në Itali", duke arritur ngjitjen në Serie A për sezonin e ardhshëm.[2] Pas ndihmoi Pescarën për t'u ngjitur në Serie A, Verratti mori çmimin Bravo për vitin 2012 për lojtarin më të mirë nën moshën 21 vjeçare në Europë, dhe raportohej se ai kërkohej nga Napoli, Roma dhe Juventus, dhe gjithashtu nga Paris Saint-Germain i Carlo Ancelottit.[2] Në 2012 AIC Gran Gala del Calcio, ai u zgjodh lojtari më i mirë i sezonit 2011–12 të Serie B, sëbashku me ish shokët e tij të Pescarës Ciro Immobile dhe Lorenzo Insigne.[4]
Paris Saint-Germain
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 18 korrik 2012, Verratti firmosi një kontratë pesë vjeçare me klubin francez Paris Saint-Germain.[5] Ai debutoi më 2 shtator në një fitore 2–1 Lille në transfertë. Dymbëdhjetë ditë më pas, ai asistoi golin e argjentinasit Javier Pastore në fitoren 2–0 kundër Toulouse në ndeshjen e tij të parë në Parc des Princes.[2] Më 18 shtator, Verratti bëri debutimin e tij në Ligën e Kampioneve në triumfin 4–1 kundër ukrainasve të Dynamo Kyiv.[6]
Verratti e mbylli sezonin e tij të parë në kryeqytetin francez duke fituar titullin e Ligue 1. Më 20 gusht 2013, ai e rinovoi kontratën e tij me klubin deri në vitin 2018.[7][8]
Sezoni i dytë i tij me PSG-në ishte edhe më i suksesshëm, duke fituar sërisht kampionatin dhe si dhe Kupën e Ligës. Në përfundim të sezonit, ai u përfshi në Ekipin e Vitit të Ligue 1.[9]
Më 30 shtator 2014, Verratti shënoi golin e parë me klubin në suksesin 3–2 në shtëpi kundër Barcelonës në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.[10] Më 18 janar, Verratti shënoi golin e tij të parë në Ligue 1 në fitoren 4–2 në shtëpi kundër Evian.[11] Në gusht 2016, Verratti e rinovoi kontratën e tij me klubin për tre vite, duke zgjatur qëndrimin e tij në Paris deri në vitin 2021.[12]
Më 6 mars 2018, Verratti u përjashtua pasi mori kartonin e dytë të verdhë në ndeshjen e dytë të raundit të 16-tave të Ligës së Kampioneve kundër Real Madridit.[13] Në mungesë të tij, PSG-ja u mposht 2–1 dhe u eliminua nga kompeticioni me rezultatin e përgjithshëm 5–2.[14]
Më 3 prill 2019, Verratti shënoi golin e parë falë një asistimi të Kylian Mbappés në fitoren 3–0 kundër Nantes në gjysëm-finalen e kupës;[15] ai gjithashtu asistoi edhe golin e tretë të ekipit të shënuar nga Dani Alves. Ky ishte goli i tij i parë për sezonin 2018–19 si dhe i pari në këtë kompeticion.[16][17]
Pas fitores 2–1 të PSG-së kundër Rennes në ndeshjen e Superkupës së Francës më 3 gusht 2019,[18] Verratti u bë lojtari me më shumë trofe të fituar për klubin me 22 trofe (gjashtë kampionate, katër kupa kombëtare, pesë kupa lige si dhe shtatë superkupa).[19][20] Në tetor, ai e rinovoi kontratën me klubin deri në qershor 2024.[20] Më 12 janar 2020, Verratti luajti ndeshjen e tij të 300të me Parisin në barazimin 3–3 kundër Monacos në kampionat.[21] Pas kësaj, ai u bë lojtari me më shumë ndeshje në Ligën e Kampioneve për Parisin, duke luajtur ndeshjen e tij të 58të në raundin e 16-tave kundër Borussia Dortmundit; ai theu rekordin e Paul Le Guen, i cili kishte luajtur 57 ndeshje.[19][22] Në prill, PSG-së i'u dha titulli i Ligue 1 pasi Federata vendosi t'a mbyllte sezonin para kohe për shkak të pandemisë së COVID-19 në vend; ekipi ishte në vendin e parë në momentin e ndërprerjes së sezonit.
Al-Arabi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 13 shtator 2023, Verratti firmosi një kontratë tre-vjeçare me klubin nga Katari Al-Arabi për një shumë të raportuar 45 milion €.[23]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Verratti ende pa asnjë ndeshje me ekipin kombëtar u përfshi në listën paraprake me 32 lojtar të thirrur nga trajneri Cesare Prandelli për të përfaqsuar Italinë në UEFA Euro 2012, duke qënë vetëm një nga dy lojtarët e Serie B (sëbashku me mbrojtësin e Torinos, Angelo Ogbonna) që ishin thirrur.[24] Megjithatë, ai nuk u përfshi në listën përfundimtare.[25]
Më 15 gusht 2012, Verratti bëri debutimin e tij në një ndeshje miqësore kundër Anglisë e cila u luajt në Bern.[26] Debutimi i tij zyrtar erdhi më 7 shtator në barazimin 2–2 kundër Bullgarisë në kualifikueset e Kupës së Botës 2014; ai u aktivizua si zëvëndësues në pjesën e dytë në vend të Emanuele Giaccherinit.
Më 6 shkurt 2013, Verratti shënoi golin e tij të parë ndërkombëtar në një ndeshje miqësore kundër Holandës, duke i dhënë ekipit barazimin në minutën e 91të.[27]
Në qershor 2013, Verratti luajti me ekipin nën-21 në Kampionatin Europian nën-21. Italia u mposht në finale nga Spanja.[28] Ai u shpall në ekipin e turnamentit sëbashku me tre italianë të tjerë.[29]
Më 1 qershor 2014, Verratti ishte në listën e 23 lojtarëve të zgjedhur për të luajtur me Italinë në Kupën e Botës 2014.[30] Ai debutoi në turnament në fitoren 2–1 kundër Anglisë në ndeshjen hapëse në grup, duke luajtur si titullar në mesfushë sëbashku me Andrea Pirlon dhe Daniele de Rossin.[31]
Golat me kombëtaren
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nr. | Data | Vendi | Kundërshtari | Goli | Rezultati | Kompedicioni |
---|---|---|---|---|---|---|
1. | 6 shkurt 2013 | Amsterdam Arena, Amsterdam | Hollanda | 1–1 | 1–1 | Ndeshje Miqësore |
Profili i lojtarit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Verratti është një mesfushor qëndror organizator i shkathët, teknik dhe i zgjuar, i cili njihet për dribilimin, kontrollin e topit dhe reagimet e shpejta.[32][33] Ai gjithashtu njihet për vetbesimin që ka, duke qënë i aftë të mbaj zotërimin e topit në zona të ngushta, kjo falë fizikut shtatshkurtër dhe balancës.[3][34][35] Vizioni i tij i shkëlqyer dhe rrezja e pasimit e lejojnë atë të krijoj raste për gol ose të kontrollojë ritmin e lojës në mesfushë me pasime të shkurtra ose të gjata.[36]
Verratti mund të luaj me të dyja këmbet,[37] edhe pse është këmbë-djathtë.[38] Stili i tij i lojës dhe aftësitë janë krahasuar me legjendën italiane Andrea Pirlo,[2][39] i cili ishte një nga idhujt e tij të fëmijërisë.[40][41] Ky krahasim u bë më shumë veçanërisht pas ndërrimit të rolit nga trequartista (organizator i avancuar) në regista (organizator i tërhequr), një lëvizje që edhe Pirlo e kishte bërë në fillimet e karrierës. Gjatë kohë që ata luanin sëbashku në kombëtaren italiane, Pirlo luante në pozicionin e tij kurse Verratti aktivizohej më lartë në formacion, veçanërisht si mesfushor-sulmues fallco.[42][43] Verratti gjithashtu ka luajtur në rolin metodista, një term italian që përshkruan një lojtar i cili organizon lojën e ekipit në mesfushë si dhe kontribon në mbrojtje.[44] Në raste të tjera ai ka luajtur edhe si mesfushor "box-to-box" (mesfushor i kudondodhur) falë kontrollit të topit dhe aftësisë për të avancuar përpara.[45]
Verratti konsiderohej si një nga talentet më premtues në fillimet e karrierës së tij.[46] Pas transferimit në Francë, ai u bë një nga mesfushorët më të mirë në botë.[47][48] Në vitin 2017, legjenda Andrés Iniesta e etikoi Verrattin si "pasuesin e tij",[49] kurse në vitin 2021, shoku i tij te PSG-ja Lionel Messi deklaroi se Verratti ishte në të njëjtin nivel me Xavin, duke shtuar se ai është "një lojtar i madh", një "fenonem" si dhe "një nga më të mirët në pozicionin e tij".[50] Në vitin 2022, Neymar tha: "E dija që Verratti ishte një lojtar i shkëlqyer, por jo kaq spektakolar. Ai është një gjeni. Është një nga mesfushorët më të mirë me të cilët kam luajtur ndonjëherë, sëbashku me Xavin dhe Iniestën."[51]
Përveç aftësive si organizator, Verratti shquhet për nivelin e punës në fushë, agresionin, kontributin në mbrojtje si dhe për aftësinë e rifitimit të topit nga kundërshtarët, pavarësisht fizikut të vogël.[37][52][38] Këto aftësinë bëjnë që ai të jetë i disponueshëm edhe në rolin e mesfushorit-mbrojtës.[53][54]
Pavarësisht të gjithave aftësive si lojtar, Verratti është kritikuar për rekordin disiplinor si dhe për tendencën e tij për të shkaktuar faulle, debatuar me gjyqtarët, duke marrë kartonë të verdhë të panevojshëm.[55][56] Një tjetër aspekt për të cilën ai është kritikuar është mungesa e golave.[57] Përveç kësaj, karriera e tij është kushtëzuar në disa raste nga dëmtime të ndryshme.[58]
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klubi | Sezoni | Liga | Kupa Kombëtare | Kupa e Ligës | Kontinenti | Tjetër | Gjithsej | |||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Divizioni | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Pescara | 2008–09 | Lega Pro Prima Divisione | 7 | 0 | 2 | 0 | — | — | — | 9 | 0 | |||
2009–10 | Lega Pro Prima Divisione | 8 | 1 | 0 | 0 | — | — | — | 8 | 1 | ||||
2010–11 | Serie B | 28 | 1 | 1 | 0 | — | — | — | 29 | 1 | ||||
2011–12 | Serie B | 31 | 0 | 1 | 0 | — | — | — | 32 | 0 | ||||
Gjithsej | 74 | 2 | 4 | 0 | — | — | — | 78 | 2 | |||||
Paris Saint-Germain | 2012–13 | Ligue 1 | 27 | 0 | 3 | 0 | 0 | 0 | 9[a] | 0 | — | 39 | 0 | |
2013–14 | Ligue 1 | 29 | 0 | 1 | 0 | 4 | 0 | 8[a] | 0 | 1[b] | 0 | 43 | 0 | |
2014–15 | Ligue 1 | 32 | 2 | 6 | 0 | 3 | 0 | 7[a] | 1 | 1[b] | 0 | 49 | 3 | |
2015–16 | Ligue 1 | 18 | 0 | 1 | 0 | 3 | 0 | 5[a] | 0 | 1[b] | 0 | 28 | 0 | |
2016–17 | Ligue 1 | 28 | 3 | 3 | 0 | 4 | 0 | 7[a] | 0 | 1[b] | 0 | 43 | 3 | |
2017–18 | Ligue 1 | 22 | 0 | 3 | 0 | 4 | 0 | 8[a] | 2 | 1[b] | 0 | 38 | 2 | |
2018–19 | Ligue 1 | 26 | 0 | 3 | 1 | 1 | 0 | 7[a] | 0 | 1[b] | 0 | 38 | 1 | |
2019–20 | Ligue 1 | 20 | 0 | 3 | 0 | 4 | 0 | 9[a] | 0 | 1[b] | 0 | 37 | 0 | |
2020–21 | Ligue 1 | 21 | 0 | 2 | 0 | — | 7[a] | 0 | 1[b] | 0 | 31 | 0 | ||
2021–22 | Ligue 1 | 24 | 2 | 3 | 0 | — | 5[a] | 0 | 0 | 0 | 32 | 2 | ||
2022–23 | Ligue 1 | 29 | 0 | 1 | 0 | — | 7[a] | 0 | 1[b] | 0 | 37 | 0 | ||
Gjithsej | 276 | 7 | 29 | 1 | 23 | 0 | 79 | 3 | 9 | 0 | 416 | 11 | ||
Al-Arabi | 2023–24 | Qatar Stars League | 17 | 0 | 2 | 0 | 2 | 0 | — | — | 21 | 0 | ||
Gjithsej karriera | 367 | 9 | 35 | 1 | 25 | 0 | 79 | 3 | 9 | 0 | 515 | 13 |
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Redaktuar më 18 qershor 2023[61]
Ekipi kombëtar | Viti | Ndsh | Gola |
---|---|---|---|
Italia | 2012 | 2 | 0 |
2013 | 2 | 1 | |
2014 | 6 | 0 | |
2015 | 5 | 0 | |
2016 | 4 | 0 | |
2017 | 5 | 0 | |
2018 | 5 | 0 | |
2019 | 7 | 2 | |
2020 | 2 | 0 | |
2021 | 10 | 0 | |
2022 | 3 | 0 | |
2023 | 4 | 0 | |
Gjithsej | 55 | 3 |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Pescara[62]
- Paris Saint-Germain[62]
- Ligue 1: 2012–13, 2013–14, 2014–15, 2015–16, 2017–18, 2018–19, 2019–20, 2021–22, 2022–23
- Coupe de France: 2014–15, 2015–16, 2016–17, 2017–18, 2019–20, 2020–21
- Coupe de la Ligue: 2013–14, 2014–15, 2015–16, 2016–17, 2017–18, 2019–20
- Trophée des Champions: 2013, 2014, 2015, 2016, 2017, 2018, 2019, 2020, 2022
Personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Çmimi Bravo: 2012[63]
- AIC Gran Gala del Calcio Lojtari më i mirë i Serie B: 2012[4]
- UNFP Lojtari Më i Mirë i ri i Ligue 1: 2013–14[64]
- UNFP Skuadra e Vitit e Ligue 1: 2012–13, 2013–14[65]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Marco Verratti 6". psg.fr (në anglisht). Paris Saint-Germain F.C. 5 nëntor 1992. Marrë më 15 mars 2019.
- ^ a b c d e f "Meet the new Pirlo looking to shatter England's World Cup dream" (në anglisht). FourFourTwo. 14 qershor 2014. Marrë më 21 qershor 2014.
- ^ a b "Marco Verratti" (në italisht). Sky Sports. 26 janar 2011. Arkivuar nga origjinali më 8 tetor 2011. Marrë më 11 gusht 2011.
- ^ a b "Oscar del calcio, Pirlo giocatore dell'anno" (në italisht). La Corriere dello Sport. Marrë më 16 janar 2015.
- ^ "Marco Verratti joins PSG" [Marco Verratti i bashkohet PSG-së]. psg.fr (në anglisht). Paris Saint-Germain F.C. 18 korrik 2012. Arkivuar nga origjinali më 21 korrik 2012. Marrë më 18 korrik 2012.
- ^ "Shënojnë Ibra e Tiago SIlva, PSG-ja "shkrin" Dinamon e Kievit". Panorama Sport. 19 shtator 2012. Marrë më 1 shkurt 2015.
- ^ "Verrati rinovon me PSG, djeg konkurrencën e italianeve" (në anglisht). Panorama Sport. 29 korrik 2013. Marrë më 1 shkurt 2015.
- ^ "Marco Verratti signs year extension". psg.fr (në anglisht). Paris Saint Germain F.C. 20 gusht 2013. Arkivuar nga origjinali më 25 gusht 2013. Marrë më 22 gusht 2013.
- ^ "Ibra shpallet lojtari i vitit, por dështon në frëngjisht". Panorama Sport. 13 maj 2014. Marrë më 1 shkurt 2015.
- ^ "PSG-ja i jep leksion Barcelonës" (në anglisht). Panorama Sport. 1 tetor 2014. Marrë më 1 shkurt 2015.
- ^ "PSG rikthehet te fitorja". Panorama Sport. 19 janar 2015. Marrë më 1 shkurt 2015.
- ^ "Verratti signs new contract till 2021" (në anglisht). ESPN FC. 5 gusht 2016. Marrë më 29 nëntor 2018.
- ^ "Verratti gets red card. Coach gives advice to him after Real Madrid defeat". punchng.com (në anglisht). 13 mars 2018. Marrë më 29 nëntor 2018.
- ^ "Real Madrid knock PSG out of the Champions League". stuff.co.nz (në anglisht). Marrë më 29 nëntor 2018.
- ^ "PSG vs. Nantes 3 – 0" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 5 prill 2019.
- ^ Samuel Petrequin (3 prill 2019). "Verratti scores rare goal as PSG reaches French Cup final" (në anglisht). USA Today. Marrë më 5 prill 2019.
- ^ "PSG reach French Cup final as Verratti nets rare goal" (në anglisht). Eurosport. 3 prill 2019. Marrë më 5 prill 2019.
- ^ "PSG come from behind to beat Rennes in French Super Cup" (në anglisht). The Guardian. 3 gusht 2019. Marrë më 9 gusht 2019.
- ^ a b "Storico Verratti: diventa il giocatore del PSG con più presenze in Champions" (në italisht). Goal.com. 18 shkurt 2020. Marrë më 13 qershor 2020.
- ^ a b "Verratti signs new deal at PSG" (në anglisht). The Canberra Times. 31 tetor 2019. Marrë më 13 qershor 2020.
- ^ "300th match for Marco Verratti". psg.fr (në anglisht). Paris Saint-Germain F.C. 12 janar 2020. Marrë më 13 qershor 2020.
- ^ "Erling Haaland brace sees Borussia Dortmund beat Paris Saint-Germain" (në anglisht). ESPN FC. 18 shkurt 2020. Marrë më 13 qershor 2020.
- ^ "Italy's Marco Verratti leaves PSG for Qatar's Al Arabi" (në anglisht). ESPN FC. 13 shtator 2023.
- ^ "Prandeli, grumbullime dhe surpriza". Panorama Sport. 14 maj 2012. Marrë më 1 shkurt 2015.
- ^ "Prandelli trims seven players from Italy squad" (në anglisht). Goal.com. 28 maj 2012. Marrë më 31 maj 2012.
- ^ "Anglia hakmerret, Italia jep shpresa për të ardhmen". Panorama Sport. 15 gusht 2012. Marrë më 1 shkurt 2015.
- ^ "Italinë e shpëton Bufon dhe Verrati". Panorama Sport. 7 gusht 2013. Arkivuar nga origjinali më 16 shkurt 2013. Marrë më 1 shkurt 2015.
- ^ "Spanja konfirmohet një makth, i merr Italisë edhe Europianin U-21". Panorama Sport. 19 qershor 2013. Marrë më 1 shkurt 2015.
- ^ "Thiago leads all-star squad dominated by Spain" (në anglisht). UEFA. 21 qershor 2013. Marrë më 21 qershor 2014.
- ^ "World Cup 2014: Italy omit Giuseppe Rossi from final squad" (në anglisht). BBC Sport. 1 qershor 2014. Marrë më 15 qershor 2014.
- ^ "Triumfon Italia, "vulos" Baloteli". Panorama Sport. 15 qershor 2014. Arkivuar nga origjinali më 18 qershor 2014. Marrë më 15 qershor 2014.
- ^ Alessandro Brunetti (25 maj 2014). "Mondiali 2014 – Verratti conquista la Francia, ma non Prandelli" [2014 World Cup – Verratti wins over France, but not Prandelli] (në italisht). Eurosport. Marrë më 19 nëntor 2015.
- ^ Gianni Verschueren (1 tetor 2016). "Manchester United Transfer News: Marco Verratti Blow, Latest Rumours" (në anglisht). Bleacher Report. Marrë më 16 prill 2022.
- ^ Gabim referencash: Etiketë
<ref>
e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajturaVerratti is one of world's best
- ^ "Monaco-PSG D-1: Verratti indispensable" (në anglisht). Ligue 1. 8 shkurt 2014. Marrë më 19 nëntor 2015.
- ^ Tom Williams (2 prill 2014). "Meet Marco Verratti, the player who keeps Yohan Cabaye on the PSG bench" (në anglisht). The Guardian. Marrë më 8 maj 2017.
- ^ a b "Verratti e il mondiale: "Gioco in Champions, ma non so se basta"" (në italisht). 4 prill 2014. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2014. Marrë më 17 shtator 2014.
- ^ a b "Marco Verratti, il nuovo Pirlo?" (në italisht). Calciomercato.com. 28 janar 2018. Marrë më 25 tetor 2018.
- ^ "Verratti: "Io come Pirlo? Il paragone mi onora"" (në italisht). Tutto Sport. 27 shtator 2012. Arkivuar nga origjinali më 3 mars 2016. Marrë më 17 shtator 2014.
- ^ "Marco VERRATTI" (në anglisht). FIFA. Arkivuar nga origjinali më 16 qershor 2014. Marrë më 21 qershor 2014.
- ^ "Verratti, la Juve sul nuovo Pirlo Zeman lo ha inventato regista" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 17 shtator 2014.
- ^ Enrico Currò (5 qershor 2014). "Nazionale, in Brasile con tanti dubbi. Pirlo-Verratti, insieme si può" (në italisht). La Repubblica. Marrë më 16 gusht 2016.
- ^ "Verratti con Pirlo un' idea da provare" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 17 gusht 2012. Marrë më 16 gusht 2016.
- ^ Rita Schena (3 shtator 2016). "Ventura cerca un leader e Verratti si candida" (në italisht). La Gazzetta del Mezzogiorno. Marrë më 13 prill 2022.
- ^ "Verratti ready to unleash?" (në anglisht). Football Italia. 1 qershor 2021. Marrë më 13 prill 2022.
- ^ "Verratti-Psg, 2019: "Felice del rinnovo"" (në italisht). Il Corriere dello Sport. 15 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 24 dhjetor 2015. Marrë më 13 tetor 2015.
- ^ "Psg, Verratti: "Pirlo un modello. Il mio idolo? Del Piero"" (në italisht). Tuttosport. 18 prill 2015. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 13 tetor 2015.
- ^ "Interesting Stats Reveal Marco Verratti as the Most Complete Midfielder in the World" (në anglisht). 90min.com. 24 korrik 2019. Arkivuar nga origjinali më 31 maj 2022. Marrë më 27 maj 2021.
- ^ "Iniesta "Verratti sarà mio successore"" (në italisht). La Gazzetta del Mezzo Giorno. 20 shkurt 2017. Marrë më 15 prill 2022.
- ^ Susy Campanale (11 gusht 2021). "Messi: 'Verratti on same level as Iniesta'" (në anglisht). Football Italia. Marrë më 16 prill 2022.
- ^ Da Redação (11 gusht 2022). "Neymar diz que Verratti é gênio e um dos melhores meio-campistas que já jogou: 'Ao lado de Xavi e Iniesta'" (në portugalisht). Espn Brasil. Marrë më 15 shkurt 2022.
- ^ Gabim referencash: Etiketë
<ref>
e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajturatuttocalciatori
- ^ Jonathan Johnson (8 shkurt 2015). "Marco Verratti rebounds from recent criticism to lead PSG to draw with Lyon" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 13 tetor 2015.
- ^ Alberto Santi. "Marco Verratti: How to be a deep-lying playmaker" (në anglisht). FourFourTwo. Arkivuar nga origjinali më 20 dhjetor 2016. Marrë më 13 tetor 2015.
- ^ Jonathan Johnson (6 shkurt 2015). "Marco Verratti needs to curb his yellow-card problems for PSG's sake" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 29 shkurt 2020.
- ^ "Verratti in referees' 'crosshairs' – Blanc" (në anglisht). FourFourTwo. 8 maj 2015. Marrë më 29 shkurt 2020.
- ^ Alberto Santi (17 shkurt 2015). "Verratti: "Some players my age have a problem, thinking they have arrived before they have"" (në anglisht). FourFourTwo. Marrë më 16 prill 2022.
- ^ "Verratti could prove the key player for PSG's title chances" (në anglisht). USA Today. 18 shkurt 2021. Marrë më 24 prill 2021.
- ^ "Marco Verratti" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 30 tetor 2014.
- ^ "Marco Verratti" (në anglisht). Football DataBase. Marrë më 30 tetor 2014.
- ^ Benjamin Strack-Zimmermann. "Marco Verratti" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 29 tetor 2022.
- ^ a b "Marco Verratti" (në anglisht). Transfermarkt. Marrë më 7 gusht 2024.
- ^ "The "Bravo" Award" [Çmimi "Bravo"] (në anglisht). RSSSF. Marrë më 12 korrik 2014.
- ^ "Trophées UNFP : Marco Verratti sacré meilleur espoir". RTL (në frëngjisht). Marrë më 12 korrik 2014.
- ^ "2012/13 UNFP Awards" (në anglisht). French Football Weekly. Arkivuar nga origjinali më 21 qershor 2013. Marrë më 12 korrik 2012.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Marco Verratti. |
- Lindje 1992
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë italianë
- Futbollistë në kombëtaren italiane
- Futbollistë në Delfino Pescara 1936
- Futbollistë në Paris Saint-Germain F.C.
- Futbollistë në Serie B
- Futbollistë në Ligue 1
- Futbollistë në 2014 FIFA Kupën e Botës
- Futbollistë në UEFA Euro 2016
- Futbollistë në UEFA Euro 2020
- Lojtarë fitues të UEFA Kampionatit Evropian