UEFA Euro 1968
Kampionati Evropian i Futbollit 1968 UEFA European Football Championship Campionato europeo 1968 Italia '68 | ||
---|---|---|
Logo zyrtare e Kupës Evropiane të Kombeve | ||
Oganizues | Italia | |
Stadiume | 3 (3 qytete) | |
Data e mbajtjes | 5 qershor – 10 qershor | |
Garues | 4 | |
Kampion | Italia | 2 0 |
I dyti | Jugosllavia | |
Ndeshje | 5 | |
Gola | 7 | |
Spektatorë | ||
Gulashenuesit më të mirë | Dragan Džajić (2 gola) |
Kampionati Evropian i Futbollit i vitit 1968 ishte kampionati i tretë evropian i futbollit i organizuar nga UEFA dhe ojesa finale e mbajtur në Itali nga 5 qershori deri më 10 qershor 1968.
Në këtë kampionat emri i garimit u ndryshua nga "Kupa e Kombeve Evropiane" në Kampionati Evropian i Futbollit. Po ashtu dhe në strukturën dhe organizimin e garimit u bënë disa ndryshime. Kështu rregulla për dy ndeshje jashtë-brenda është zëvendësuar me rregullën e grupeve.
Në pjesën finale kanë marr pjesë vetë gjysmë finalistët që kanë luajtur për vendin e parë dhe të tretë. Po ashtu nikoqiri i pjesës finale dhe ish-kampioni kalon direkt në garimet finale pa garuar në kualifikime.
Stadiumet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndeshjet finale të këtij kampionati u zhvilluan në tre stadiume italiane, në tre qytete të ndryshme, edhe atë në:
- Stadio San Paolo, Naples - kapaciteti: 72,800
- Stadio Comunale, Florence - kapaciteti: 47,000
- Stadio Olimpico, Rome - kapaciteti: 86,500
Kualifikimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Kampionati Evropian i Futbollit 1968 kualifikimet
- Artikulli kryesor: Kampionati Evropian i Futbollit 1968 skuadrat
Ndeshjet kualifikuese u zhvilluan në dy faza : faza e grupeve (zhvilluar nga viti 1966 deri në vitin 1968) dhe faza e çerek-finales (zhvilluar në vitin 1968). Kombëtaret pjesëmarrëse u ndanë në tetë grupe me nga katër ekipe në grup (njëra kishte tri). Ndeshjet u zhvilluan brenda dhe jashtë, fituesi i ndeshjes ka marrë dy pikë, barazuesit një pikë dhe humbësi zero pikë. Për çerek finale janë kualifikuar vetëm kryesuesit e grupit. Në çerek finale ndeshjet u zhvilluan po ashtu në bazë të rregullës jashtë-brenda dhe fituesit në çerek finale marrën pjesë në garimin final.
Ekipet që morën pjesë në ndeshjet finale që u zhvilluan në Itali ishin: Anglia, Italia, Bashkimi Sovjetik dhe Jugosllavia.
Garimi final
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Kampionati Evropian i Futbollit 1968 ndeshjet finale
gjysm-finalja | finalja | |||||
5 qershor – Naples (Stadio San Paolo) | ||||||
Bashkimi Sovjetik | 0 (0) | |||||
Italia (coin toss) | 0 (0) | |||||
8 qershor – Romë (Stadio Olimpico) (replayed 10 June) | ||||||
Italia | 2 (1) | |||||
Jugosllavia | 0 (1) | |||||
vendi tretë | ||||||
5 qershor - Florence (Stadio Comunale) | 8 qershor - Romë (Stadio Olimpico) | |||||
Anglia | 0 | Anglia | 2 | |||
Jugosllavia | 1 | Bashkimi Sovjetik | 0 |
Gjysmë finalja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjysëm finalja e parë | Gjysëm finalja e dytë |
---|---|
Italia 0 - 0[1] Bashkimi Sovjetik 18:00 CEST Stadio San Paolo, Naples Refer: Kurt Tschenscher (gjerman) |
Jugosllavia 1 - 0 Anglia 21:15 CET Stadio Comunale, Florence Refer : José Maria Ortiz de Mendibil (spanjoll) |
Vendi i tretë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vendi i tretë |
---|
Anglia 2 - 0 Bashkimi Sovjetik 18:45 CEST Stadio Olimpico, Rome Refer: Istvan Zsolt (hungarez) |
Finalja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: Kampionati Evropian i Futbollit 1968 finalja
Finalja |
---|
Italia 1 - 1k.sh. Jugosllavia 21:15 CEST Stadio Olimpico, Rome Refer: Gottfried Dienst (zviceran) |
Rindeshja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Finalja |
---|
Italia 2 - 0 Jugosllavia 21:15 CEST Stadio Olimpico, Rome Refer: José Maria Ortiz de Mendibil (spanjoll) |
Kampioni i Futbollit në Evropë 1968: Italia Titulli i parë |
Statistika e turnirit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Goli më i shpejt : 12 min.: Luigi Riva (Italia v RSFJ, Përsëritje)
- Mesatarja e golave : 1,4 për lojë
- Golashënuesit :
- 2 Gola:
- Dragan Džajić (RSFJ)
- 1 Gol
- Luigi Riva, Angelo Domenghini, Pietro Anastasi (Italia),
- Geoff Hurst, Bobby Charlton (Anglia)
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Fituesi i ndeshjes u zgjodh me hedhje të monedhës. Bashkimi Sovjetik nuk kaloi mëtej.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- https://web.archive.org/web/20081218221231/http://euro2008.football-shirts.co.uk/euro1968.html - Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.
- https://web.archive.org/web/20080705201724/http://www.euro2008liveonline.com/euro-italy-68.html - Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.