Haga
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Haga është qytet në Hollandë dhe kryeqyteti i provincës së Holandës Jugore në Holandë.
Me një popullsi prej mbi 500.000 banorë (nga 1 nëntor 2012), dhe më shumë se një milion banorë, duke përfshirë rrethinat, është qyteti i tretë më i madh i Holandës, pas Amsterdamit dhe Roterdamit.
Haga është selia e qeverisë dhe parlamentit holandez, Gjykatës Supreme dhe Këshillit të Shtetit, por qyteti nuk është kryeqyteti i Holandës, i cili me kushtetutë është Amsterdami. Mbreti Willem-Alexander i Holandës jeton në Huis ten Bosch dhe punon në Pallatin Noordeinde në Hagë, së bashku me mbretëreshën Maxima. Shumica e ambasadave të huaja në Holandë dhe 150 organizata ndërkombëtare ndodhen në qytet, duke përfshirë Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe Gjykatës Penale Ndërkombëtare, duke e bërë Hagën një nga qytetet më të mëdha ku ndodhen Kombet e Bashkuara, së bashku me Nju Jorkun, Vjenën, Gjenevën, Tokion dhe Nairobin.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Historia e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Haga është krijuar rreth 1230, kur Konti Floris IV i Holandës bleu tokën së pranë një liqeni të vogël, sot Hofvijver, për të ndërtuar një shtëpi gjuetie. Në vitin 1248 djali i tij dhe pasuesi i William II, Mbret i romakëve, vendosi ta zgjerojë shtëpinë në një pallat, i cili më vonë do të quhej Binnenhof (Oborri Brendshëm). Ai vdiq në vitin 1256 para se ky pallat të përfundohej, por një pjesë e tij u perfundua nga i biri i tij Floris V, nga e cila Ridderzaal (Salla e Kalorësve), edhe sot është më e spikatura. Ajo përdoret ende për ngjarje politike, të tilla si fjalimi vjetor nga froni nga monarku holandez. Që nga shekulli i 13-të e në vazhdim, Kontët e Holandës e kanë përdorur Hagën si qendër të tyre administrative dhe rezidencë kur janë në Holandë.
Fshati që lindi rreth Binnenhof-it është përmendur për herë të parë si Haga në një çarter që daton nga 1242. Në shekullin e 15, hyri në përdorim emri Graven Hage. Emri Gravenhage u përdor zyrtarisht për qytetin nga shekulli i 17 e tutje. Sot, ky emër është përdoret vetëm në disa dokumente zyrtare si certifikatat e lindjes dhe martesës. Vetë qyteti përdor "Den Haag" në të gjithë komunikimin e tij. Kur dukët e Burgundy-së fituan kontrollin mbi qarqet e Holandës dhe Zeelandës në fillim të shekullit të 15, ata caktuan njerëzit e tyre (stadtholder) për të sunduar në vend të tyre me "Shtetet e Holandës" (Kuvendi) si një këshilli konsultativ. Selia e këtij kuvendi u vendos në Hagë.
Në fillim të Luftës Tetëdhjetë Vjeçare, mungesa e mureve të qytetit ishin shkatërruese, sepse lejoi trupat spanjolle të pushtojnë me lehtësi qytetin. Në 1575, Shtetet e Holandës konsideruan edhe prishjen e qytetit, por ky propozim u braktis, pas ndërmjetësimit nga Williami i Portokallit. Nga 1588, Haga u bë selia e qeverisë së Republikës Hollandeze. Për të ruajtur kontrollin mbi çështje të qytetit, administrata nuk ia jepte Hagës statusin zyrtar të qytetit, edhe pse kishte shumë nga privilegjet e dhëna zakonisht vetëm për qytetet. Në ligjet e sotme administrative, "të drejtat e qytetit" nuk kanë vend më.
Historia Moderne
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vetëm në vitin 1806, kur Mbretëria e Holandës ishte një shtet kukull i Perandorisë së Parë franceze, Hagës iu dha e drejta e qytetit nga Louis Bonaparte. Pas Luftërave Napoleonike, Belgjika dhe Holanda e sotme u bashkuan në Mbretërinë e Bashkuar të Holandës për të formuar një tampon kundër Francës. Si një kompromis, Brukseli dhe Amsterdami alternoheshin si kryeqytet çdo dy vjet, me qeverinë e mbetur në Hagë. Pas ndarjes së Belgjikës në vitin 1830, Amsterdami mbeti kryeqyteti i Holandës, ndërsa qeveria ndodhet në Hagë. Kur qeveria filloi të luajë një rol më të rëndësishëm në shoqërinë holandeze, pas vitit 1850, Haga u zgjerua shpejt. Shumë rrugë u ndërtuan posaçërisht për numrin e madh të shërbyesve civilë të punësuar në qeverinë e vendit dhe për holandezët që dilnin në pension nga administrata e Indeve Lindore Holandeze. Qyteti në rritje mori komunën rurale të Loosduinen pjesërisht në vitin 1903 dhe plotësisht në vitin 1923.
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Haga ka një ekonomi të orientuar drejt shërbimeve. Jeta profesionale në qytet dominohet nga numri i madh i nëpunësve civilë dhe diplomatëve që punojnë në qytet. Që nga viti 2006, 26% e vendeve të punës në Hagë janë ato të ofruara nga qeveria holandeze ose institucionet ndërkombëtare. Punëdhënës të mëdhenj në këtë sektor përfshijnë ministritë e Mbrojtjes, Drejtësisë, Strehimit, Planifikimit Hapësinor dhe Mjedisit, Punëve të Jashtme, të Brendshme dhe Transportit, Punëve Publike dhe Administrimit të Ujërave.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |