Jump to content

Ali Asllani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ali Asllani
U lind më28 nëntor, 1884
Vajzë, Vlorë
Vdiq më20 dhjetor, 1966
Tiranë
KombësiaShqiptar

Ali Asllani (VajzëVlorës, 28 nëntor 1884 - Tiranë, 20 dhjetor 1966) qe poet, atdhetar dhe diplomat shqiptar.

I biri i myftiut dhe myderizit Asllan efendi Sylejmani ndhe Hyries së Isuf Meminajt, nga fshati Trevllazër. Ngeli jetim në moshë të re, kur ishte ende 6 vjeç.[1] Me ndihmën e të afërmve dhe miqve të të atit, mundi të ndiqte ruzhdijen e Vlorës. Gjithashtu ndiqte shkollën greke që të mund të nxënte alfabetin grek. Më 1898 nisi të studiojë në shkollën Zosimea të Janinës. Gjatë kësaj periudhe nisi të thurte poezi në turqisht dhe persisht.

Shkoi të studionte mjekësi në Stamboll, por pas një viti e la. Me ndihmën e Ismail Qemal Vlorës dhe Mulla Xhaferr Drashovicës mundi të kalonte provimin hyrës në Institutin e Lartë administrativ "Mülkiye" në Stamboll, ku u diplomua më 1906.

Pas shkollës kreu stazhin në Janinë. Në vitin 1908 zevëndësoi për tre muaj nënprefektin e Delvinës dhe u kthye përsëri në Janinë. Ai ishte një nga anëtarët e shquar të Klubit "Bashkimi". Për mbështetjen që i dha Ismail Qemalit filloi të persekutohej nga organet qeveritare osmane, madje u dha urdhër të internohej në HalepSirisë. Mundi t'i shpëtojë internimit, kaloi në Korfuz dhe prej andej në Vlorë. Mori pjesë në Kuvendin e Dibrës, si përfaqësues i Klubit "Bashkimi" të Janinës.

Në vitin 1910 u kthye në Stamboll, pas rënies së kabinetit që e internoi. U emërua sërish nënprefekt me ndërhyrjen e Shahin bej Kolonjës, por me kusht që të punonte në viset shqiptare. Deri në 1912 punoi si nënprefekt në Akseqi, Ellgen dhe BoskërVilajetit të KonjësAnadoll.

Pas shpalljes së Pavarësisë, Ismail Qemali, i besoi atij detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës të Këshillit të Ministrave, ku qëndroi deri më 22 janar të vitit 1914. Më pas punoi për disa kohë si nënprefekt i Fierit e kajmekan i Ballshit. Pas largimit të Princ Vidit shkoi disa kohë në Itali e u kthye sërish ku administrata lokale e caktoi sekretar të përgjithshëm (10 nëntor, 1915 - 1 janar, 1917). Pushtimi italian e gjeti nënprefekt, por, meqenëse kundërshtoi pushtimin, u pushua nga puna.

Nga 20 dhjetori i vitit 1918 gjer më 5 nëntor të vitit 1920 ishte kryetar i Bashkisë së Vlorës. Në vitet 1921 - 1922 ishte kryekëshilltar i qeverisë dhe më pas sekretar i përgjithshëm i kryeministrisë.

Më pas u caktua konsull në Trieste, ku qëndroi deri në fund të prillit 1925. Po atë vit u emërua "Zëvëndës i ngarkuar me punë" në Sofje e më pas, po aty, "sekretar i parë" dhe "i ngarkuar me punë". Në vitet 1930 - 1932 ishte ministër i akredituar në shtetin grek.

1934 përsëri është kryetar i Bashkisë së Vlorës deri në prag të pushtimit fashist 1939, ku u emërua anëtar i Këshillit të Lartë në Tiranë.[2] Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia në 1939, Asllani qe pjesë e delegacionit shqiptar kryesuar nga kryeministri Vërlaci dhe ministri Ypi që i dërguan kurorën e Skënderbeut monarkut italian Viktor EmanuelitRomë.[3]

Pak kohë më pas u largua nga jeta politike dhe vajti në fshatin Vajzë të Vlorës.

Me ardhjen e regjimit komunist është ndër të parët themelues të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Deri në vitin 1952 mbahej nga të ardhurat e pakta nga përkthimet për llogari të Institutit të Shkencave, por kjo mundësi më vonë iu pre.

Vdiq në Tiranë në 20 dhjetor 1966.[2]

Ka botuar vjersha që në moshë të re. U bë i njohur me poemën "Hanko Halla" që u botua në vitin 1942.

U gjet në dorëshkrim përkthimi i gjysmës së dytë të viteve '40 të kujtimeve të Syrja bej Vlorës, përkthim i cili nga dialekti i përdorur dhe nga inicialet A.A., mendohet të jetë i Ali Asllanit[4].

Pak vite para vdekjes mundën të botohen disa libra të tij dhe iu lidh një pension i vogël. Ndër librat e botuar në vitet 1960 - 66 përmendim:

Është autori i këngës së njohur "Vlora, Vlora".

Pas viteve 90 iu botuan disa libra si:

Poezi nga Ali Asllani [1]

  1. ^ Llojdia G., Reportazh nga fshati Vajze - atje u rrit poeti Ali Asllani, artuniversi.blogspot.al, 27 gusht 2012.
  2. ^ a b Özdalga, Elisabeth (2013). Late Ottoman Society: The Intellectual Legacy (në anglisht). Routledge. fq. 321–322. ISBN 9781134294732.
  3. ^ Kaloçi, Dashnor. "Fotot e panjohura të prillit 1939 në gazetat italiane dhe shqiptare të delegacionit që dorëzoi kurorën e Skënderbeut". memorie.al.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  4. ^ Peçi A., Syrja bej Vlora - Kujtimet e rivalit politik të Ismail Qemalit Arkivuar 23 janar 2020 tek Wayback Machine, Shqiptarja.com, v. III, nr. 24, 16 qershor 2013.