Jump to content

Alumini

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Alumini
Alumini

Alumini është një metal i argjendtë në të bardhë dhe i punueshëm, anëtar i grupit të borit, prej elementeve kimike. Ai ka simbol Al, me numër atomik 13. Ai nuk është i tretshëm në ujë në rrethana normale.

Alumini është një nga elementet me sasinë më të madhe në Tokë, pas oksigjenit dhe silicit. Ai përbën rreth 8% nga trupat e ngurtë të sipërfaqes së Tokës. Alumini është shumë aktiv kimikisht, ndodhet në natyrë i lirë si një metal. Përveq kësaj, ai është gjetur i kombinuar, në mbi 270 të ndryshme si mineral.[1] Burimi kryesor i aluminit janë boksitet dhe xehet. Alumini është shquar për aftësinë e tij për ti rezistuar korozionit për shkak të fenomenit pasiv dhe dendësia e ulët metalik.

Struktura e elektroneve

Alumini është metal me ngjyrë të bardhë si argjendi, i përshtatshëm për farkim, është i lehtë dhe përques i mirë i elektricitetit dhe i nxehtësisë. Pas argjendit, arit dhe bakrit, alumini është përquesi më i mirë i rrymës elektrike.

Përdoret në industrin e automobilave, në industrin elektroteknike, për ndërtimin e largpërquesve edhe pse është përques më i dobtë se bakri, por ka dendë si më të vogël. Gjithashtu përdoret në ndërtimtari (korniza të dyerve dhe të dritareve), në amvisëri dhe për mbështjelljen e produkteve ushqimore. Alumini përdoret si substancë reduktuse për përfitimin e shumë metaleve nga oksidet e tyre.


  1. ^ Bassam Z. Shakhashiri. "Chemical of the Week: Aluminum" (në anglisht). Science is Fun. Arkivuar nga origjinali më 23 qershor 2013. Marrë më 2007-08-28.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]