Ata kërkonin lumturinë
Ata kërkonin lumturinë - roman me autor Viktor Canosinaj. Shtëpia Botuese: Dyrrah. Viti i botimit 2007. Libri ka 120 faqe. ISBN 978-99943-938-7-9
Roman i llojit të problemeve shoqërore, i gërshetuar me aventurë. U botua në vitin 1997 dhe pati një sukses të menjëhershëm. Ai ka njohur disa ribotime nëpër vite dhe mbetet një nga romanet më të lexuara të autorit Viktor Canosinaj.
Irisi, Goni, Andi dhe Taku, katër shokë të ngushtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Djem që ikin në Itali për kërkim të një jete më të mirë. Atje ballafaqohen me ngjarje që as nuk i kishin çuar nëpër mend, si shfrytëzimi i fëmijëve për lypje dhe prostitucion, trafikimi i tyre, etj. Miqësia e ngushtë me njëri-tjetrin bën që ata të mbeten të bashkuar dhe në fund të vendosin për t'u kthyer përsëri në shtëpi. Iris, Adi, Taku & Goni janë 4 fëmijë shqiptarë të vuajtur, prindërit e Irisit zihen vazhdimisht dhe shumë herë kanë qenë në prag divorci. Mësuesja e Adit i tha atij që do të bëhej kriminel. Kjo është një ngjarje mbresëlënëse që shton kurreshtjen për leximin e këtij romani që ngacmon imagjinatën.