Beqir Zhuta
Beqir Zhuta është politikan shqiptar nga Republika e Maqedonisë.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zhuta lindi në fshatin Veleshtë të Strugës më 22 shtator 1935. Në vitin 1962 u diplomua në Fakultetin Ekonomik në Shkup . Mbron disertacionin e doktoraturës në fushën e financave me temë “Sistemi i financimit të ndërtimit të banesave në RS të Maqedonisë”. Ka kryer funksione të ndryshme udhëheqëse politike, si anëtar i Këshillit Ekzekutiv të Kuvendit të Republikës Socialiste të Maqedonisë në periudhën 1975-1983, gjyqtar në Gjykatën Statutare të SRM-së nga viti 1975 deri në vitin 1983 . Në periudhën 1986-1992 ka qenë zëvendësdrejtor i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë . Zhuta ka qenë dy herë zëvendëskryeministër në qeverinë e parë dhe të dytë të Republikës së Maqedonisë.