Final Fantasy II
Final Fantasy II (Fantezia e Fundit 2 - ファイナルファンタジーII Fainaru Fantajī Tsū) është një lojë RPG (lojë me role) e krijuar dhe e zhvilluar nga Square Co., Ltd (sot dita e quajtur Square Enix). Për herë të parë doli në shitje më 1988 për konzolën NES. Kjo vetëm në Japoni sepse ajo nuk do të publikohej kurrë jashtë Japonisë në formën e saj origjinale. Shumë kohë më vonë, modifikime do të bëheshin për konzolën WSC (Bandai WonderSwan Color), për Game Boy Advance dhe për PlayStation 1. Për Game Boy Advance ajo u përfshi në paketën Final Fantasy I dhe II: Dawn of Souls, ndërsa prodhimi për PlayStation u përfshi në paketën e Final Fantasy Origins. Shumë më vonë këto lojra do të lëshoheshin në gjuhën angleze, si në Evropë ashtu edhe në Amerikën Veriore për PlayStation.
Historia përfshin katër heronj të rinj (Firion, Maria, Guy dhe Leon) nga mbretëria e Fynn. Prindërit e tyre u vranë gjatë sulmit të perandorit të Palamecia duke i lënë të katërt fëmijët jetim. Perandori i Palamecias thërriti katër djajt që e ndihmuan në fushatën e tij për pushtimin e botës. Të katërt të rinjtë bashkohen me rezistencën e atyre e formuar nga ata persona që duan të ndalojnë planin e tij të lig.
Final Fantasy II do të paraqiste elemente që më vonë do të bëheshin karakteristike edhe në seritë e tjera të serive Final Fantasy. Në këtë lojë për herë të parë do të shfaqeshin çokobos-at (kafshë të zakonshme në botët e Final Fantasy). Gjithashtu për herë të parë një personazh me emrin Cid do të prezantohej, një emër ky që do të shfaqej gati në të gjitha seritë në vazhdim. Në Final Fantasy II pati një ndryshim të mënyrës klasike të rritjes së livelit të personazheve. Karakteret pas betejës do të merrnin aq exp. (eksperiencë) sa përdoreshin. Pra në se një lojtar do të përdorej shumë exp e tij do të rritej më shumë se të tjerët.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]