Gjuhët keltike
Keltik | |
---|---|
Rajoni | Evropa veriore |
Familje gjuhësore | Gjuhët indo-evropiane
|
Kodet gjuhësore | |
ISO 639-3 | – |
Gjuhët keltike janë gjuhët që rrjedhin nga proto-keltishtja, një degë e gjuhës proto-indoevropiane. Dikur të shtrirura në një pjesë e gjerë të Evropës, sot mbijetojnë vetëm në rajonin e Bretanjës në Francë, në Irlandë dhe në Britaninë e Madhe.
Në kohët e lashta, gjuhët keltike ishin ndër më të përhapurat në Evropë: vendet me popujtë që folën gjuhët keltike ishin Franca (në ato kohë, ai vend ishte njohur si Galia), Belgjika, Zvicra, Austria, Gjermania Jugore, Çekia, Sllovakia, Hungaria, Sllovenia, Italia Veriore (por Venecia ishte një ishull jo-keltik, por venetik, në det keltik), Spanja Veriperëndimore, Portugalia Veriore, Britania e Madhe dhe Irlanda. Kishte dhe fisë më të vogla keltike në Rumani, Bullgari, Anadoll (Galatia), në Kroaci (Iapodes), në Bosnjë (Scordisci, Dindari, Celegeri), në Serbi e në Kosovë.
Mes gjuhëve keltike, ka një ndarje filogjenike sipas trajtimi i fonës *kw nga proto-keltishtja. Gjuhët "P-Keltik" e ndryshuan për p, por jo në gjuhët "q-keltik" (kw-keltik). Fona "*p" ishte e munguar në proto-keltisht. Por me nje fonë *p të re ishte krijuar në gjuhët "p-keltike" nga *kw. Për shëmbull, fjala për "katër" ishte kʷetwóres në proto-indoevropiane, kʷetwares në proto-keltisht, petuar në Galisht e peduar në gjuhët britonike ("P-Keltik"), por cethair në irlandishtën gaelike të vjetër ("Kw-Keltik"; kw u bë k më pas).
Gjuhë keltike të njohura në kohët e lashta përfshijnë:
- Gjuhët britonike - "P-Keltike" gjuhë të Britanisë, është paraardhës i Uellsishtes, të Bretonishtës, e të Kornishtës.
- Galishtja -- "P-Keltike" gjuhë, folur nga galët e Francës (Galisë), Zvicrës, Gjermanisë Jugore, dhe Belgjikës. Më pas të pushtimit galik në Itali Veriore, dialekti Galishtja Cispadane (ose Galishtja Cisalpine) u zgjeroi në Itali Veriore (Galia Cisalpine/Padane për romakët).
- Lepontikja—dialekt divergjent në Itali Veriore. Statusi i saj është i kontestuar.
- Galatishtja—dialekt divergjent në Anadoll Qendror (Galatia për grekët e romakët), rreth Ankaras
- Norikja—Një gjuhë "P-Keltike" në Austri e Slloveni
- Keltoiberiane—Një gjuhë "Kw-Keltike" në Spanjë
- Galajkiane—Një "Kw-Keltike" në Spanjë veriperëndimore e në Portugali.
- Goidelike — këtu përfshihet gjuha irlandeze gaelike e vjetër (ose gaelikja). Gjuha "Kw-Keltike", dhe gjuha paraardhëse e gjuhës irlandeze gaelike të sotme. Dialekti i saj verior ishtë paraardhës i gjuhës gaelike skoceze dhe i gjuhës së ishullit të Manit.
Disa gjuhë romance që zëvendësuan gjuhë keltike u ndikuan nga gjuhët keltike—prandaj në gjuhësi historikale ato gjuhë kanë substratë keltik. Kanë shumë fjalë keltike, dhe ndikime në fonologji, sintaks e mbase morfologji. Gjuhët romance që gjuhësorë historikale mendojnë janë me substrat keltik perfshijnë : frëngjisht, arpitan, oqitan, katalanisht, spanjisht, asturianisht, portugisht, galoitalike, romanço, ladine e friuliane. Ndikimet janë më të forta në frëngjisht, arpitan, romanço e galoitalike.