Jump to content

Grupi Crédit Agricole

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Crédit Agricole është grupi më i fuqishëm në Francë me 28% të tregut konsumator, dhe më i fuqishmi në Evropë në bazë të numrit të llogarive të hapura nga klientët dhe përfitimet e tij. Crédit Agricole rradhitet i katërti në botë sipas kapitalit aksioner.

Grupi tregon përkushtim drejt mbrojtjes së veçorive kulturore të secilit prej filialeve të tij, ndërkohë që përfiton nga avantazhet e të qënit lider në Francë dhe Evropë në kuadër të një sfere më të zgjeruar aktivitetesh.

I shprehur me shifra: Nr. 1, Crédit Agricole është organizata bankare më e madhe në Francë përmes gjithë spektrit bankar dhe aktivitetit financiar. Banka më e sigurtë në Francë dhe e 11-ta në nivel evropian. I pari në Francë, i treti në Evropë, dhe i gjashti në botë në nivel fondesh Tier 1. Nr. 1 në Evropë në termat e numrit të klientëve të cilët kanë llogari rrjedhëse dhe të ardhurave të retailit dhe Nr. 2 në Evropë. Ndër liderët evropianë për kredinë konsumatore. Një aktor i rëndësishëm në shkallë botërore:

164,000 bashkëpunëtorë në më shumë se 70 vende. 3 tregje të brendshme mbizotëruese: Francë, Itali, dhe Greqi. 58 milion klientë të rëndësishëm në të gjithë botën. 11,850 agjensi bankare në më shumë se 20 vende.

[1]