Hotel Tirana
41°11′41″N 19°29′49″E / 41.1947°N 19.497°E
Neutraliteti i këtij artikulli ose seksioni është i dyshimtë. Jeni të lutur të shikoni faqen e diskutimit si dhe të ndihmoni këtë artikull duke korrigjuar informacionet. |
Hotel Tirana një ndër hotelet cilësore dhe më të mëdhenj në Shqipëri, me një vendndodhje në qendër të qytetit të Tiranës, në sheshin Skënderbej, Hotel Tirana është konsideruar si simbol i kryeqytetit. I ndërtuar më 1979 gjatë viteve socializmit Shqipërisë, me një arkitekturë imponuese të stilit socialist, ishte ndërtesa më e lartë e vendit deri para disa vitesh. Për më tepër përdorej ekskluzivisht për delegacione dhe turistë të huaj çka e bënte një vend misterioz dhe intrigues për vendasit.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U ndërtua më 1979 dhe zgjati 10 vjet që të ndërtohej i kushtoi një jete njeriu. Në vitin 2001 ky hotel ju nënshtrua një rikonstruksioni dhe rimodelimi të plotë çka e kthyen atë në një hotel 4 yjesh të standardeve ndërkombëtare, por njëkohësisht la të paprekur pompozitetin e hapësirave që e karakterizojnë. Pamja me dritare të vazhdueshme në gjithë katin është mbas rinovimit.
Sot quhet Hotel Tirana International. Ka qenë për vite me radhë vendi i organizimit të mbledhjeve të rëndësishme, qendër e madhe e konferencave si dhe vendi ku ofrohen shumë shërbime të tjera. Hotel Tirana International ka 170 dhoma në total.[1]
Statusi 'Monument Kulture'
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hotel Tirana International ka qenë prej vitesh në listën e monumenteve të kulturës deri në vitin 2015 ku me vendim të Ministrisë së Kulturës nuk gëzon më këtë status.[2]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "★★★★ Tirana International Hotel & Conference Center, Tirana, Albania". Booking.com (në anglishte britanike). Marrë më 2021-11-17.
- ^ "Hotel Tirana, jashtë listës së monumenteve të kulturës". Balkanweb.com - News24. 2015-07-26. Arkivuar nga origjinali më 17 nëntor 2021. Marrë më 2021-11-17.