KBx Prishtina
Klubi i Boksit Prishtina është një klub i boksit i cili ndodhet në kryeqendrën e Kosovës, Prishtinë. Boksi ishte njëri ndër sportet që dikur i solli shumë suksese dhe medalje Kosovës. Rezultatet më të mira i solli KBox "Prishtina", i cili deri në vitin 1976 veproi me emrin "Radniçki". [1]
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klubi i Boksit Prishtina është themeluar në vitin 1949, si Klubi i Prishtinës i cili fitoi pesë tituj të kampionit të ish-Jugosllavisë, gjashtë herë zuri vendin e dytë dhe tri herë të tretin. Të gjitha këto suksese lidhen me emrin e trajnerit Lah Nimani. Sukseset e klubit nisën që nga edicioni 1974/75, kur u fitua titulli i parë me brezin e boksierëve të njohur: Sahit Ajdini, Haki Peci, Zoran Dediq, Miodrag Gjorgjeviq, Shefki Bogujevci, Mujo Rashiti, Daut Dauti, Bajram Hashani, Faruk Gërxhaliu, Predrag Jovanoviq, Nazif Gashi, Enver Hajredini, Xheko Muhoviq dhe Xhevdet Peci. Këtij grupi boksierësh iu bashkuan më vonë edhe Sami Buzolli, Afrim Majanci, Haki Gashi, Nysret Rexhepi, Naser Bajrami, Zijadin Rama, Beqir Berisha, Aziz Salihu, Fatmir Makolli, Ismet Haziri, Muharrem Gjocaj, Agim Latifi, Abedin Lika, Skënder Hajdini etj. Kurdo që KBox "Prishtina” ka boksuar qoftë në Kosovë, qoftë jashtë saj, pallatet e sportit kanë qenë përplot shikues. Mbahen mend animet e adhuruesve të saj në Pallatin e Sportit "1 Tetori" në Prishtinë, numri i të cilëve arrinte në rreth 6,000 shikues. Madje, kur "Prishtina" nisi të boksonte në Pallatin e Sportit, në tribuna dhe përreth ringut numri i shikuesve arrinte deri në 10,000 veta. [1]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 1. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 803 - 804. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.