Jump to content

Kalaja e Lëkurësit

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kalaja e Lëkurësit

Kalaja e Lëkurësit është një kala e rrënuar në Lëkurës, në jug të Shqipërisë. Kalaja është në një pikë kodre strategjike me pamje nga qyteti i Sarandës, në juglindje të qendrës së qytetit. Nga këtu mund të kontrollohet i gjithë qyteti, si dhe ishujt e Ksamilit.

Mendohet nga historianët të jetë ndërtuar rreth viteve 1537, në kohën kur Sulltan Sulejmani sulmoi Korfuzin dhe i lindi si domosdoshmëri kontrolli i Skelës së Sarandës dhe rrugës që lidh me Butrintin.

Rajoni tradicionalisht i përkiste pjesës jugore të rajonit të Himarës. Në fund të shekullit të 18-të, kalaja u sulmua nga Ali Pashë Tepelena.

Kalaja dikur mbante në këmbë fshatin e vjetër Lëkurës. Ka një formë katrore me dy kulla të rrumbullakëta në qoshet veri-perëndimore dhe jug-lindore. Për t'u ngjitur në kala, vizitorët duhet të lënë rrugën kryesore në Qafë Gjashtë dhe të ngjiten në kodrën e qytetit nga ana tjetër e qytetit.

Sot objektet turistike janë ndërtuar pranë kalasë (restorant etj.) në stil të ngjashëm arkitektonik.

Kalaja ka një pozicion të veçantë strategjik nga ku mund të shikoni gjithë qytetin e Sarandës dhe rrugën që shkon në Butrintit, gjithashtu mund të shijoni dhe një panoramë të ishujve të Ksamilit. Ka formë katrore me dy kulla të rrumbullakëta të vendosura në VP dhe JL. Katrori me dy rrumbullake ne diagonale është simboli i lëkurëpunuesve në mesjete ne këto zona. Kati i parë ka shërbyer si depo. Kuptohet nga pozicioni i vendosjes që qëllimi kryesor i ndërtimit të kalasë ishte vrojtimi i detit. Lartësia e mureve arrin 6,7-7 m trashësia e tyre deri në 2 m.

Ne Lëkurës është në funksionon një bar-restorant.