Kampi i përqendrimit i Aushvicit
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Kampi i Auschwitz-Birkenau i njohur gjerësisht si Kampi i Aushvicit, është një nga kampet e përqëndrimit më famëkeq gjatë Luftës së Dytë Botërore.
I ndërtuar nga nazistët si kamp përqendrimi dhe vdekjeje, Aushvici ishte kampi më i madh i nazistëve dhe qendra më e madhe e vrasjeve masive e krijuar ndonjëherë. Gjatë ekzistencës së tij, në Aushvic u vranë 1.1 milionë njerëz, kryesisht hebrenj. Fillimisht qe një kamp përqendrimi për 10 mijë persona, por Aushvici u shndërrua gjatë luftës në një uzinë shfarosjeje masive dhe u shtri deri në tre kilometra, duke u pajisur me dhoma shtesë gazi të lidhura me krematoriume.
Aushvici është bërë simbol i vdekjes, holokaustit dhe shkatërrimit të hebrenjve evropianë.[1]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1933, Partia Kombëtare Socialiste e Punës mori pushtetin në Gjermani, me diktatorin Adolf Hitlerin si lider i saj.
Pas pushtimit të Polonisë nga Gjermania Naziste, forcat pushtuese gjermane vendosën të nisin punën për ndërtimin e kampit Aushvic-Birkenau në jug të qytetit polak të Osviecim, rreth 70 km nga qyteti i dytë më i madh i Polonisë, Krakova.
Aushvici ishte kampi i parë që u ndërtua maj të 1940-ës në ish kazermat e vjetra ushtarake të Polonisë. Aushvic II apo i njohur ndryshe si Birkenau, u hap një vit më pas në tetor të vitit 1941, dhe më pas 4 dhoma të tjera gazi iu shtuan kampit për 3 muaj, gjer në janar të vitit 1942.[2] Që nga viti 1942, trupat SS filluan të deportojnë hebrejtë nga e gjithë Evropa në Aushvic. [3]
Struktura e shfarrosjes masive u dizajnua nga zyrtarët nazistë, në fund të vitit 1941, e quajtur ndryshe si “Zgjidhja Përfundimtare e Çështjes së Hebrenjve”. Vendimi për të vrarë e ekzekutuar të burgosurit hebrenj u mor gjatë Konferencës Wannsee, që u mbajt pranë Berlinit në janar të vitit 1942. U vendos që të burgosurit të vriten me gaz, në dhomat e ndërtuara enkas për këtë qëllim e të pajisura me gaz-vdekjeprurës Zyklon B.
Viktima e parë në këtë kamp u regjistrua disa muaj para dakordësimit të Zgjidhjes Përfundimtare,në shtator të 1941-shit, ku një i burgosur u vra në një nga dhomat e gazit.
Të dhënat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Njerëzit shtypeshin me njëri-tjetrin, qanin, luteshin dhe bërtisnin… kemi udhëtuar për disa ditë, të paktën tri. Buburreca, parazitë dhe minj që na kafshonin… Ishim të detyruar t'i përplasnim në mur për të shpëtuar prej tyre. Dëgjoheshin vetëm të qara dhe të bërtitura. [4]
Mes viktimave të kampit Aushvic-Birkenau kishte pa dallim burra, gra edhe fëmijë. Shumica e tyre ishin hebrenj, por kishte dhe mjaft romë, rusë dhe polakë të mbledhur nga qytetet e pushtuara prej nazistëve në të gjithë Evropën. Në të, vrasja u ngrit në nivelin e një industrie të mirfilltë, ndërsa eksperimentet pseudo-mjeksore ndaj të burgosurve nga mjekët nazistë, shënuan përjetësisht emrin e këtij kampi në kapitujt e errët të historisë së njerëzimit.[4] Shumë vdiqën në dhomat e gazit, por edhe nga uria. Hebrenjtë, romët, homoseksualët, personat e konsideruar si asocialë, kriminelët dhe të burgosurit e politikë transportoheshin me trena bagëtish drejt Aushvicit. Kur trenat ndalonin në Aushvic II: Birkenau, të sapoardhurve iu urdhërohej të linin të gjitha gjërat e tyre në bord dhe më pas mblidheshin në platformën hekurudhore, ku fillonte seleksionimi i tyre. Familjet, që kishin zbritur së bashku, ndaheshin shpejt dhe brutalisht nga oficerët e kampit dhe më pas një mjek nazist, urdhëronte secilin individ në një nga dy rreshtat. Shumica e grave, fëmijëve, burrave të moshuar dhe atyre që dukeshin të papërshtatshëm ose jo të shëndetshëm për punë në kamp dërgoheshin në të majtë dhe drejt ekzekutimit; ndërsa shumica e të rinjve dhe të tjerëve që dukeshin mjaft të fortë për të bërë punë të rënda në të djathtë.[1]
Një mjek dhe një komandant prisnin ardhjen e transporteve të reja dhe para syve tanë bëhej seleksionimi. Kjo do të thotë: të sapoardhurit pyeteshin për moshën dhe shëndetin. Shumë të sapoardhur nuk dinin dhe tregonin për ndonjë sëmundje nga e cila vuanin. Kështu ata e vulosnin vet dënimin me vdekje. Rëndësi e veçantë i kushtohej moshës, pleqve dhe fëmijëve. Djathtas, majtas, djathtas majtas. Djathtas do të thoshte vazhdim i jetës, majtas do të thoshte në furrën e djegies. - Anita Lasker, e mbijetuar e kampit. [3]
Më 2 gusht 1944 u vranë në dhomën e gazit 4.300 romë, të fundit që ende jetonin nga i ashtuquajturi „kampi i ciganëve" në kampin e përqendrimit dhe shfarosjes Auzhvic-Birkenau. Trupat SS shkatërruan kampin e familjeve dhe çuan drejt vdekjes 4.300 njerëz, që ulërinin dhe qanin.[5]
Nga viti 1940 deri në 1945 të paktën 1,1 milion persona kanë vdekur në Auschwitz-Birkenau, 960.000 prej të cilëve burra, gra dhe fëmijë hebrenj të shpërngulur nga vendet e Evropës së pushtuar nga nazistët. 75 mijë polakë, 21 mijë romë dhe 15 mijë sovjetikë u vranë gjithashtu në këtë kamp.
Jetesa në kamp
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ata që ishin dërguar djathtas gjatë procesit të përzgjedhjes kalonin në një proces çnjerëzor që i ktheu në të burgosur kampi. Atyre u merreshin të gjitha rrobat dhe çdo send personal të mbetur, dhe më pas u priteshin flokët. Të burgosurve u jepeshin veshje burgu me vija dhe një palë këpucë, të cilat zakonisht ishin të përmasave të gabuara. Më pas ata regjistroheshin, i nënshtroheshin kontrolleve mjekësore dhe më pas u caktohej një numër i burgosir, i cili u bëhej tatuazh në krah. Të burgosurit ishin të dënuar me punë të detyruar.[1]
Çlirimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 27 janar të vitit 1945, ushtarët e armatës së kuqe hynë në kampin më të madh të vdekjes, Aushvic-Birkenau. Sovjetikët zbuluan rreth 7 mijë persona ende të gjallë në kamp, në kushte shumë të vështira. Gjatë operacionit për çlirimin e kampit humbën jetën 231 ushtarë sovjetikë.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Lufta e Dytë Botërore
- auschwitz.org.pl - Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c "Kampi i përqendrimit dhe i vdekjes në Aushvic". Greenlane. 30 mars 2018. Arkivuar nga origjinali më 15 gusht 2022. Marrë më 15 gusht 2022.
- ^ "Historia e një krimi që ndryshoi përgjithmonë botën". A2News. 1 shkurt 2020. Arkivuar nga origjinali më 15 gusht 2022. Marrë më 15 gusht 2022.
- ^ a b "Fundi i tmerrit - Kur Ushtria e Kuqe çliroi Aushvicin". DW Fokus. 27 janar 2013. Arkivuar nga origjinali më 15 gusht 2022. Marrë më 15 gusht 2022.
- ^ a b "Horroret e Aushvicit, e mbijetuara tregon jetën në kampin e vdekjes". OraNews. 23 janar 2015. Arkivuar nga origjinali më 15 gusht 2022. Marrë më 15 gusht 2022.
- ^ (www.dw.com), Deutsche Welle. ""Gjenocidi nazist kundër sintive dhe romëve: fëmijët „asgjësohen" | DW | 02.08.2021". DW.COM. Marrë më 2022-08-15.
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |