Kisha e Shën Nikollës, Gjilan
Kisha e Shën Nikollës, Gjilan | |
---|---|
Lloji | Arkitektuale |
Vendndodhja | Gjilan, Kosovë |
Stili arkitekturor | Objekt Kulti të Krishtera |
Emri zyrtar: Monument | |
Lloji | Nën mbrojtje të përhershme |
Kisha Ortodokse Serbe në Gjilan, në lagjen serbe të Varoshit, Kosovë, në rrugën e tanishme Madelin Olbrajt, gjendet kisha ortodokse serbe, Kisha e Shën Nikollës në Gjilan (serbisht: Црква Светог Николе Crkva Svetog Nikole), në përgjithësi është në gjendje jo aq të kënaqshme , pasi pas termetit ajo pësoi çarje të konsiderueshme. kurse në afërsi të saj gjendet këmbonarja e lartë, që përdoret gjatë shërbesave të rregullta fetare.
Sipas literaturës serbe, në këtë hapësirë më parë ndodhej një kishë me dimensione më të vogla. Kisha e tanishme me dimensione të mëdha dhe në tri kate është ndërtuar më 1861, ku më parë, sipas literaturës serbe, ishte një kishë me dimensione të vogla. Kisha është djegur rastësisht më 1893 dhe prapë është rindërtuar, pasi Qeveria osmane, në mars të vitit 1898, kishte dhënë lejen për rindërtim, me kusht që të jenë të mbyllura të pesë dritaret e katit përdhes, përballë shtëpive të shqiptarëve, mirëpo, siç dihet, kjo nuk është respektuar dhe ato dritare qëndrojnë edhe tani.
Sipas autorëve serbë, pati kundërshtime të gjilanasve për lartësinë trikatëshe të kishës, por kjo nuk u mor parasysh, ngase, siçc thuhet, ata e kishin fermanin e Sulltanit për ngritjen në atë lartësi. Kisha, deri më 1938, ka qenë pa këmbonare. Këtë vit, në pjesën perëndimore iu ndërtua këmbonarja e lartë, me orën e madhe në të, të marrë nga Sahat Kulla e qytetit, pas rrënimit të saj.
Në anën e majtë, skaj objektit të kishës, më 1933, është rindërtuar çezma në vend të asaj të vitit 1897. Në brendinë e kësaj kishe janë për t'u veçuar koleksioni i ikonave, të cilat janë të ruajtura dhe gjenden në mbrojtje të shtetit që nga viti 1980.
Tani qyteti i Gjilanit nuk e ka pamjen e qytetit të vjetër, sepse nuk është ruajtur pothuajse asgjë nga e kaluara, nga tradita arkitektonike e tij. Tani kanë mbetur fare pak nga kjo trashëgimidhe ato e kanë ndryshuar pamjen e dikurshme, siçc janë: xhamia Atik; saraji (zyra e kajmekamit); Saraji i Hysen Pashës; "Deboji', si dhe vetëm pak shtëpi të vjetra qytetare të mbetura në mëshirën e kohes. Është koha që këto objekte të vihen nën mbrojtje të institucioneve të trashëgimisë kulturore.
Ikonat dhe Freskat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ikonat janë të punuara në dru dhe të vendosura në ikonostas. Ikonat (mbi 40), ikonostasi dhe freskot janë në gjendje realitivisht të mirë, megjithatë u nevojitet ndërhyrje konservuese dhe restauruese. Përpos ikonave të ikonostasit jane edhe disa ikona të vendosura në murin e kishës, te cilat kanë nevojë për ndërhyrje. Duhet bërë pastrimi i tyre dhe eventualisht restaurimi i tyre.