Kolë Jakova
Kolë Jakova (lindur më 1916 në Shkodër, vdiq më 16 nëntor 2002) ka qenë dramaturg shqiptar. Ka qenë vëllai i Tuk Jakovës.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]"Kënga e tre heronjve" dhe "Shqiponjat partizane" shumë shpejt nisën të këndoheshin si këngë.
Në vitin 1953, Jakova shkroi veprën "Heronjtë e Vigut". Fusha kryesore në të cilën Kolë Jakova ka dhënë kontribut të veçantë është dramaturgjia. Në vitin 1954 shkruan dramën "Toka jonë", "Përkolgjinajt" në vitin 1965, "Lulet e shegës" në vitin 1970, "Bashkë me agimin" në vitin 1975 dhe dramën "Lugajanët" në vitin 1997. Këto i dhanë një ndihmesë të konsiderueshme zhvillimit të dramaturgjisë.
Njëkohësisht, Jakova është autor i disa romaneve si, "Fshati midis ujërave", "Përballë hekurave të kryqëzuara" dhe "Kulla buzë liqenit".
Veprat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Bashkë me agimin (1975)
- Fshati midis ujërave (roman satirik, 1986)
- Halili dhe Hajria
- Heronjtë e vigut
- Kulla buzë liqenit (roman)
- Lugajanet (dramë, 1997)
- Lulet e shegës (1970)
- Përballë hekurave të kryqëzuara (roman)
- Përkolgjinajt (1965)
- Toka jonë (dramë, 1954)
- Lumi i vdekur
- Albulena (këngë)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ky artikull nga Letërsia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |