Kolonizimi i Viseve Jugore të tokave shqiptare gjatë viteve-1918-1941
“Dekretligji për kolonizimin e viseve jugore, për të cilin ne më pare kemi shkruar, sot ka hyrë në fuqi. Për zbatimin e tij, Ministrisë për Reformën Agrare i është ndarë kredi përtej 20 milionë dinarë. Kështuu në fund ajo “ çështje e stërgjatur është hequr nga rendi i ditës. Mirëpo, përveç tërë kësaj, interesi i atyre të cilët kanë dëshiruar dhe kanë kërkuar që të kolonizohen në këto vise, duket se është zvogëluar, duke u bazuar në numrin e vogël të fletëparaqitjeve për kolonizim. Po ashtu, as numri i madh i personave të kolonizuar nuk është aq I madh, sepse përfshinë rreth 4.400 persona. Deri më tani numri më i madh i ardhacakëve është sistemuar në token pjellore të Metohisë, pastaj në Kosovë, dhe në fund në trevën e Kumanovës dhe të Tikveshit. Synimi që të kolonizohen tokat e përshtatshme për hardhi, rreth Tikveshit dhe dhe territorit të Bregallnicës nuk ka pasur sukses për shkak të malarjes, e cila atje është mjaft e shpeshtë dhe e ashpër. Po ashtu, edhe trevat e banuara me elementin shqiptar nuk kanë mundur të kolonizohen.
Kolonët e deritanishëm në Viset jugore qysh tani i kanë themeluar kooperativat e tyre bujqësore, të cilat edhe me dekretligjin e mëparshëm ishin pranuar. Si ndihmë atyre kooperativave, Ministria e Reformës Agrare u ka akorduar këto ditë 100.000 dinarë. Ndihma edhe më tutje do t’iu ndahen kooperativave në kiste, nga 100 mijë dinarë, por vetëm me kusht nëse kreditë e ndara janë harxhar për qëllime që janë paraparë me dekretligj. Në të kundërtën do t’iu ndalen. Kjo njejtë vlenë edhe për kolonët e rinj, të cilat përveç kooperativave bujqësore dhe të Vardarit, duhet të themelojnë edhe bashkësitë agrare, të cilave Ministria e Reformës agrare do t’iu garanton pagesën e kredive të harxhuara".
(“Politika”, Beograd, 20 nëntor 1920)[1]
Më 23 mars 1989, kur Kosovës iu mor subjektiviteti i saj në ish RSFJ dhe iu shfuqizua Kushtetuta e vitit 1974, veçanërisht pas 5 korrikut 1990 kur Sërbia në mënyrë klasike e okupoi Kosovën,mbretëron një politikë tejet nacional-shoviniste dhe ekspansioniste e Sërbisë ndaj popullit shqiptar në Kosovë.
RIKONOLOZIMI I KOSOVËS PAS VITIT 1990
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 2 korrik 1990, kuvendi i Kosovës shpalli pavarsinë e kosovës dhe aprovoi Kushtetutën e Rrepublikës së Kosovës. Më 7 shtator 1991 qytetarët e Kosovës u deklaruan me referendum për pavarsinë e Republikës së Kosovës. Qeveria e Kosovës i bëri kërkesë komisionit të Badinterit në kuadër të Koferencës ndërkombëtare për ish Jugosllavinë që në procesin e shpërbërjes së ish Jugosllavisë të njohë shtetin e pavarur të Kosovës. Më 1992 në Kosovë u mbajtën zgjedhjet presedenciale e parlamentare. Mirëpo, kërkesave demografike të popullit tëKosovës, pushteti sërb u është përgjigjur me dhunë e terror të organizuar shtetëror që ka pasur një qëllim spastrimin etnik të Kosovës dhe sërbizimin e saj. Për këtë qëllim ishte hartuar edhe “Platforma politike për Kosovën” e LKJ që parashihej kolonizimi i Kosovës përmes aksionit të kinse kthimit të sërbëve dhe malalezëve. Pastaj ishte hartuar Projekti për kthimin e rreth 200.000 sërbëve dhe malalezëve për të jetuar në Kosovë. Nga pushteti i asaj kohe ishte hartuar dhe i ashtuquajturi Program Jugosllav për Kosovën, i dates 9 shkurt 1990. Nëpërmjet këtij programi, pushteti mundohej që në mënyrë të rafinuar dhe perfide, në dallim nga regjimet e më parshme sërbe, të ndryshojë strukturën etnike dhe të vëjë baraspeshën etnike në Kosovë, duke bërë presion pa presedan në shqiptarët që t’i lëshojnë vatrat e veta. Sërbia, më 8 mars 1990 shfuqizoi “Ligjin mbi revizionin e ndarjes së tokave kolonistëve në Kosovë e në Maqedoni”, me të cilin sipas llogarive do të duhej t’u kthehej toka rreth 14 mijë familjeve sërbe.[2]
Vendosja e refugjatëve sërbë në Kosovë pas vitit 1990
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në bazë të një dokumenti të këshillit krahinor të të ashtuquajturës “SPS” për “Kosovë e Metohi”, me titull “Predlog mera za rešavanje aktualnih problema na Kosovu I Metohiji” (“ Propozimi masave për zgjedhjen e problemeve aktuale në Kosovë e Metohi”),prishtinë, 15 dhjetor 1998, nën pikën 7 jepen shë nimet për numrin e personave të ikur (sipas komunave) dhe propozimi I masave për kujdesin e tyre të përhrshëm dhe se a dojnë të mbesin këtu. Sipas atyre shënimeve në Kosovë ishin vendosur këta refugjatë: -Në komunën e Gjakovës jetojnë 250 refugjatë ,dhe se të gjithë dëdhirojnë të mbesin aty. -Në komunnën e Gorës nuk ka refugjatë; -Në komunën e Suharekës prej 470 personave të dëbuar prej 8.08.1995. kanë mbetur 80 persona, nga të cilat 24 familje dhe 21 individë; -Në komunën e Prizrenit, momentalisht përkujdesen 380 persona , të cilët shumica janë të vendosur në vendosje kolektive; -Në komunën e Rahovecit janë 82 refugjatë; -Në komunën e Gjilanit janë rreth 300 refugjatë; -Në komunën e leposaviqit janë 253 refugjatë; -Në komunën e Ferizajit janë rreth 200 refugjatë; -Në komunën e Gllogocit janë 60 refugjatë.[2]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Osmani, Prof.Dr.Jusuf. Kolonizimi, reforma agrare dhe shpërngulja e shqiptarëve nga Kosova 1918-1941. Pejë: Dukagjini. ISBN 978-9951-8658-6-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Osmani, Prof.Dr.Jusuf. Kolonizimi, reforma agrare dhe shpërngulja e shqiptarëve nga Kosova 1918-1941. Pejë: Dukagjini. ISBN 978-9951-8658-6-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)