Komunizmi
Ky artikull dyshohet se përmban hulumtim vetjak apo thënie të pacituara prandaj nuk mund të merret si i saktë. |
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Komunizmi (nga latinisht : communis = "i përbashkët") është një politikë, mënyrë të të menduarit dhe ideologji se si shoqëria duhet të punojë dhe të organizohet. Komunizmi është një doktrinë politike, ekonomike dhe shoqërore që aspiron drejt barazisë së klasave shoqërore përmes eliminimit të pronës private në mjetet e prodhimit (toka dhe industria). Zakonisht klasifikohet si një doktrinë ultra-e majtë për shkak të natyrës radikale të qasjeve të saj.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas Richard Pipes, ideja e një shoqërie mes të barabartësh dhe pa klasa u hodh fillimisht në Greqinë e Lashtë. Që nga shekulli XX, Roma e Lashtë është ekzaminuar prej kësaj pikëpamje, ashtu edhe mendimtarë të tillë si Aristoteli, Ciceroni, Demosteni, Platoni dhe Taciti. Veçanërisht Platoni është konsideruar si një komunist i mundshëm ose teorist shoqëror, ose si autori i parë që e shqyrtoi seriozisht komunizmin.
Në kishën përgjatë Mesjetës, disa bashkësi monastike dhe urdhëra fetarë ndanin tokat dhe prona të tjera. Sekte të ashtuquajtura heretike si Valdesianët predikonin një formë të hershme të komunizmit të krishterë.
Si një sistem ekonomik, komunizmi ishte tërheqës për shumë fshatarë të cilët mbështesnin revolucionin shoqëror në Europën Qendrore të shekullit XVI. "Kjo lidhje u vu në dukje në një nga shkrimet e para të Karl Marksit; Marksi shpalli se "meqenëse Krishti është mediumi tek i cili njeriu shbarros të gjithë hyjninë e tij, të gjitha lidhjet e tij fetare, kështu edhe shteti është ndërmjetësi tek i cili ai përcjell të gjithë jozotësinë e tij, të gjithë lirinë e tij njerëzore".
Mendimi komunist është datuar edhe tek punët e shkrimtarit anglez të shekullit XVI Thomas More. Në traktatin e tij të 1516-ës të quajtur Utopia , More portretizoi një shoqëri të bazuar mbi pronësinë e përbashkët të pronës, sunduesit e së cilës duhet ta administronin nëpërmjet arsyes dhe virtytit.
Në fillimin e shekullit të XIX, disa reformatorë shoqërorë themeluan bashkësi të bazuara në pronësinë e përbashkët. Në ndryshim nga shumë komunitete të hershme komuniste, ata zëvendësuan theksin fetar me një bazë arsyeje dhe filantropie. Në formën e tij moderne komunizmi u rrit prej lëvizjes socialiste të shekullit XIX në Europë. Me përparimin e Revolucionit Industrial, kritikët socialistë fajësuan kapitalizmin për skamjen e proletariatit- një klasë e re e punonjësve urbanë të fabrikave të cilët punonin nën kushte të rrezikshme. Më të spikaturit ndër këta kritikues ishin Marksi dhe bashkëpunëtori i tij, Engelsi. Në vitin 1848, Marksi dhe Engelsi ofruan një përkufizimin të ri të komunizmit dhe e popullarizuan termin në pamfletin e famshëm Manifesti Komunist.
Filozofia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas shkrimtarëve dhe mendimtarëve komunistë, qëllimi kryesor i komunizmi është që shteti, të marre kontrollin e fabrikave, biznesit dhe menaxhimin e ekonomisë demokratike.[nevojitet citimi]
Pasi punëtorët krijojnë një qeveri për interesat e tyre ata ngadalë do ti marrin të gjitha mjetet e prodhimit nën kontrollin e tyre, deri në krijimin e një shoqërie pa klasa.
Kjo është një ide e vjetër, por u bë popullore pas Revolucionit francez dhe lëvizjeve tjera popullore në Evropë në fillim të vitit 1800.
Teoria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mendimi dhe teoria politike komuniste janë të shumëllojshme por ndajnë disa elemente thelbësore.
Elemente të përbashkëta përfshijnë të qënurit teorik e jo ideologjik, identifikimi i partive politike jo sipas ideologjisë por sipas klasës, interesat ekonomike si dhe identifikimi me proletariatin. Sipas komunistëve, proletariati mund të shmangë papunësinë në masë vetëm nëse përmbys kapitalizmin; në terma afatshkurtër, komunistët pro-shtet favorizojnë pronën shtetërore si mënyrë për të mbrojtur proletariatin prej trysnisë kapitaliste. Disa komunistë dallohen prej marksistëve të tjerë në atë që i shohin fshatarët dhe pronarët e vegjël si aleatë të mundshëm në synimin e tyre për të shkurtuar kohën deri në përmbysjen e kapitalizmit.
Stalinizmi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Stalinizmi përfaqëson stilin e qeverisjes së Stalinit në ndryshim nga Marksizëm-Leninizmi, sistemi socioekonomik dhe ideologjia politike e zbatuar nga Stalini në Bashkimin Sovjetik dhe më vonë e përshtatur nga shtete të tjera satelite ose aleate të mbështetura në të njëjtin model ideolologjik si planifikimi qëndror, shtetëzimi dhe shteti njëpartiak së bashku me pronësinë publike të mjeteve të prodhimit, industrializmi i përshpejtuar dhe shtetëzimi i burimeve natyrore. Marksizëm-Leninizmi i mbijetoi de-Stalinizmit ndërsa Stalinizmi jo. Në letrat e tij të fundit para vdekjes, Lenini paralajmëronte për rrezikun e personalitetit të Stalinit dhe i bëri thirrje qeverisë sovjetike për ta zëvendësuar atë.
Marksizëm-Leninizmi është kritikuar nga prirjet e tjera komuniste dhe marksiste të cilat shpallin se shtetet mbështetëse të kësaj ideologjie nuk vunë socializmin por kapitalizmin shtetëror.
Trockizmi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Trockizmi i zhvilluar si mendim nga Leon Trocki në kundërshtim ndaj Stalinizmit është një prirje marksiste dhe leniniste që mbështet teorinë e revolucionit të përhershëm dhe revolucionit botëror e jo të revolucionit me dy etapa dhe teorinë e Stalinit, socializmi në në shtet. Mbështeste një tjetër revolucion komunist në Bashkimin Sovjetik dhe internacionalizmin proletar.
Në vënd të përfaqësonte diktaturën e proletariatit, Trocki mëtonte se Bashkimi Sovjetik ishte kthyer në një shtet të degjeneruar punëtorësh nën udhëheqjen e Josif Stalinit nën të cilin marrëdhëniet mes klasave ishin rishfaqur në një trajtë tjetër. Politika trockiste ndryshonte thellësisht nga ajo staliniste dhe maoiste më dukshëm tek ideja e revolucionit ndërkombëtar të proletariatit dhe mbështetjen për një diktaturë të proletariatit mbështetur mbi parime demokratike.
Maoizmi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Maoizmi është teoria e nxjerrë nga mësimet e liderit politik kinez Mao Ce Dun. Zhvilluar nga vitet 1950 deri në refomën ekonomike të Ten Ciao Pinit në vitet 1970. Ky mendim zbatohej gjerësisht si ideologjia udhëheqëse ushtarake dhe politke e Partisë Komuniste të Kinës dhe si teoria udhëheqëse e lëvizjeve revolucionare anembanë botës. Një diferencë kyçe midis Maoizmit dhe trajtave të tjera të Marksizëm-Leninizmit është se fshatarët duhet të jenë mburoja e energjisë revolucionare e cila prihet nga klasa punëtore. Tre vlera maoiste janë populizmi revolucionar, të qënurit praktik si dhe dialektikat.
Eurokomunizmi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Eurokomunizmi ishte një prirje revizioniste në vitet 1970 dhe 1980 mes shumë partive komuniste të Europës Perëndimore. Ai pretendonte të zhvillonte një teorike dhe praktikë të shndërrimit shoqëror më të përshtatshëm për rajonet e tyre. Veçanërish e pranishme në mes Partisë Komuniste Franceze, Partisë Komuniste Italiane dhe Partisë Komuniste Spanjolle, komunistët e këtij tipi kërkonin të ulnin ndikimin e Bashkimit Sovjetik dhe organizatës Bashkimi i Partive Komuniste (Bolshevik). Eurokomunistët prireshin të kishin një afri më të madhe ndaj lirisë dhe demokracisë së shokët e tyre marksistë-leninistë. Enrico Berlinguer, sekretari i përgjithshëm i partisë kryesore komuniste italiane, konsiderohej gjerësisht si babai i eurokomunizmit.
Politika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shumë vende kanë pretenduar të jenë një shtet i punëtorëve por komunistë kanë debatuar për këtë. Shumica e këtyre vendeve mbajti zgjedhjet, por në shumicën e rasteve kandidatët u takonin partisë komuniste dhe jo punëtorëve, kështu që zgjedhjet nuk ishin të lira (zgjedhjet ku shumë kandidatë me pikëpamje të ndryshme janë lejuar për të kandiduar për zyra). Disa nga këto vende udhëheqësve të tillë si Stalini ose Mao Zedong kishte shumë ligje strikte dhe një forcë policore sekrete për të mbajtur veten e tyre në pushtet. Njerëzit që flisnin kundër qeverisë mund të dërgoheshin në burg ose të vriteshin.
Shumica e këtyre vendeve kishin një organ legjislativ për të bërë ligje. Por zakonisht gjatë legjislaturës nuk kishte ndonjë fuqi të vërtetë dhe zakonisht vetëm miratoheshin propozimet e udhëheqësit. Partia Komuniste e kishte të gjithë pushtetit politik.
Disa vende demokratike sot partitë komuniste i kanë aktive, si për shembull në Indi, Itali dhe Francë.