Love Hina
Love Hina (ラブ ひな, Rabu Hina) është një serial manga dhe anime japoneze e shkruajtur dhe ideuar nga Ken Akamatsu. Ndërkohë që manga ka gjithësej 14 volume, filmi anime përfshin 25 episode të larmishme. Anime gjithashtu plotësohet nga dy filma të tipit OVA nën titullin Love Hina Again. Në këto dy filma OVA një nga seritë tregon dhe trajton ngjarjet e personazheve të animes gjatë krishtlindjeve dhe pushimeve verore.
Seriali manga ka parë një publikim të gjërë si në Azi, Amerikën Veriore dhe Evropë. Në Japoni manga do të publikohej nga Kodonsha në gazetën Weekly Shonen Magazine. Në Amerikën Veriore dhe Britani versioni anglisht do të publikohej nga TOKYOPOP. Ndërsa në Evropë publikues të ndryshëm do të bënin të mundur botimin e mangas. Për shëmbull në Francë do të publikohej nga Pika Edition. Ndërsa në Spanjë, Glénat do të ishte publikuesi i rradhës. Në Singapor do të kishte dy publikime nga Chuang Yi si në anglisht dhe në gjuhen kineze. Editora JBC do të ishte publikuesi për Brazilin, ndërsa në Meksikë publikimi do të mundësohej nga Grupo Edittorial Vid. Në Poloni manga do të paraqitej nga Waneko, ndërkohë që akoma nuk ka pasur një publikim në shqip.
Anime gjithashtu ka parë transmetim të gjërë në shumë vende si Sh.B.A, Spanjë, Singapor. Transmetimi i animes është mundësuar edhe në Shqipëri nga stacjoni telviziv privat TVA por nuk ka ndonjë datë zyrtare se kur kanë filluar apo mbaruar transmetimet.
Historia ka në qendër të saj personazhin kryesor Keitaron. Në manga dhe anime ngjarjet e fatkeqit Keitaro, prezantohen bukur përpara publikut dhe kryesisht kanë në qendër përpjekjet e tij për të “mbijetuar” si kujdestar i një konvikti vajzash. Gjatë qëndrimit të tij në apartamentet Hinata, ai përjeton një histori dashurie deri diku komike me një nga vajzat e konviktit që ai e kishte njohur edhe që në fëmijëri. Midis përpjekjeve të Keitaros për të fituar të drejtën e studimit në Universitetin e Tokyos dhe në tentativën heroike për të fituar zemrën e Naru, seriali manga dhe anime merr një pamje komike dhe dëfryese.
Si seriali anime ashtu edhe seriali manga morën përgjigjje pozitive nga ana e kritikëve përkatës. Në Sh.B.A gjatë Anime Expo, manga u zgjodh si manga më e mirë për vitin 2002. Gjithashtu rishikimet dhe kritikat pozitive nuk u kursyen edhe nga Anime News Network duke e vlerësuar mangën për mënyrën e saj origjinale në kombinimin e një drame dhe romance me rezultat një komedi të shkëlqyer. Gjithashtu fakti që manga dhe anime janë publikuar dhe transmetuar në shumë vënde të globit tregon qartë famën e fituar nga seriali. Megjithatë ndër këto kritika pozitive rreth serialit, janë për t'u theksuar edhe kritikat e shumta negative (nga Anime News Network por edhe nga site dhe revista të tjera), që erdhën për dy filmat OVA të nëntitulluara: Love Hina Again. Këto dy filma u panë si të pa nevojshëm dhe për më tepër shumë nga adhuruesit u shprehën se këto dy filma nuk dhuronin të njëjtin dëfrim sa seriali anime me 25 seri.