Marco Andreolli
Andreolli me Cagliarin në 2017 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Emri i plotë | Marco Giancarlo Andreolli | ||
Datëlindja | 10 qershor 1986 | ||
Vendlindja | Ponte dell'Olio, Itali | ||
Gjatësia | 1.87 m (6 ft 2 in)[1] | ||
Pozicioni | Mbrojtës | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1994–2003 | Padova | ||
2003–2005 | Internazionale | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2005–2007 | Internazionale | 7 | (0) |
2007–2010 | Roma | 8 | (0) |
2008 | → Vicenza (huazim) | 3 | (0) |
2008–2009 | → Sassuolo (huazim) | 28 | (1) |
2010–2011 | Chievo | 18 | (0) |
2011 | Internazionale | 0 | (0) |
2011 | → Chievo (huazim) | 10 | (0) |
2011–2013 | Chievo | 51 | (3) |
2013–2017 | Internazionale | 16 | (2) |
2015–2016 | → Sevilla (huazim) | 7 | (0) |
2017–2019 | Cagliari | 26 | (0) |
2019 | Chievo | 8 | (0) |
Karriera ndërkombëtare | |||
2003–2004 | Italia U18 | 2 | (0) |
2004–2005 | Italia U19 | 9 | (0) |
2005 | Italia U20 | 1 | (0) |
2006–2009 | Italia U21 | 24 | (0) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase |
Marco Giancarlo Andreolli (lindur më 10 qershor 1986) është një ish futbollist profesionist italian i cili luante si qëndër-mbrojtës.
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fillimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Andreolli filloi të luante futboll me skuadrat e moshave të Padovas, përpara se të transferoheshe te Interi në vitin 2003. Ai bëri debutimin e tij në Serie A në moshën 18 vjeç kundër Regginës, gjithashtu në sezonin 2005–06 luajti edhe dy ndeshje të tjera.
Në sezonin 2005–06, Andreolli fitoi Coppa Italia Primavera me ekipin e të rinjëve duke mposhtur Milanin në finale.[2]
Më 29 nëntor 2006, gjatë një ndeshje në Kupën e Italisë kundër Messinës, Andreolli shënoi golin e tij të parë profesionist në minutën e gjashtë.
Roma
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 27 korrik 2007, Andreolli firmosi me Romën në një kontratë bashkpronësie si pjesë e marrëveshjes që pa rumunin Cristian Chivu të kalonte në krahun e kundërt; Andreolli kushtoi 3 milion €.[3] Ai shpenzoi pjesën e dytë të sezonit 2007–08 në huazim tek skuadra e Vincenzës në Serie B.
Roma arriti që ta blej përfundimisht kartonin e Andreollit në verën e vitit 2008, duke e huazuar atë sërisht tek Sassuolo që luante në Serie B për të luajtur më rregullisht.[4][5]
Më 29 tetor 2009, Andreolli shënoi një gol vendimtar në minutën e 94të kundër Fulhamit në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Europës, ndeshja përfundoi me rezultatin 1–1.[6]
Chievo
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në verën e vitit 2010, Andreolli u transferua tek klubi tjetër elitar Chievo Verona për të luajtuar më rregullisht.[7] Për shkak se atij i kishte mbetur edhe një vit kontratë me klubin kryeqytetas, vlera e transferimit ishte vetëm 800,000 €.[8]
Andreolli mori fanellën me numrin 3, dhe bëri debutimin e tij zyrtar pesë ditë më vonë duke luajtur si titullar në ndeshjen hapëse të kampionatit kundër Catanias.[9] Më 24 janar 2011, Inter bleu gjysmën e kartonit të tij nga Chievo për 885.000 €.[10] Andreolli u rikthye në huazim tek Chievo.[10] Megjithatë, më 22 qershor, ai shit sërisht nga klubi zikaltër e rishiti për 500.000 €.[11]
Internazionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]"Kthimi në shtëpi është një emocion i veçatë. Unë kujtoj ditën kur u largova nga qëndra sportive Brunico shtatë vite më parë, ishte një nga ditët më të trishtuara të karrerës time, sepse unë u largova nga një ambient i jashtëzakonshëm, ku u rrita si futbollist. Pas gjithë këtyre viteve, unë jam zhvilluar dhe jam rritur si futbollist. Unë jam shumë i lumtur që u riktheva."
Andreolli, kur u pyet për rikthimin e tij tek Interi
Më 11 maj 2013, u bë zyrtare që Andreolli do të rikthehej si transferim i lirë te Inter.[12][13][14] Ai mori fanellën me numrin 6 para nisjes së sezonit 2013–14.
Ai bëri debutimin e tij pas rikthimit më 3 nëntor 2013 duke luajtur nëntë minutat e fundit të fitores 3–0 jashtë fushe kundër Udineses në Stadio Friuli.[15] Andreolli debutoi edhe në Coppa Italia në dhjetor, duke lujtur 90 minuta në fitoren 3–2 në San Siro kundër klubit modest Trapani.[16]
Më 18 maj 2014, Andreolli shënoi golin e parë dhe të vetëm të sezonit, golin e parë në humbjen 2–1 jashtë fushe kundër ish skuadrës së tij Chievo, në ndeshjen e fundit të skuadrës për sezonin 2013–14.[17] Kjo ishte ndeshja e fundit si profesionist për kapitenin legjendar Javier Zanetti.
Më 11 janar 2015, Andreolli luajti për herë të parë si kapiten i ekipit në triumfin 3–1 në shtëpi ndaj Genoas.[18] Në intervistën pas ndeshjes, Andreolli tha se të ishe kapiten i Interit ishte një "ëndërr e bërë realitet".[19]
Më 31 gusht, pasi kishte luajtur vetëm dhjetë herë në ligë në dy sezonet e fundit, Andreolli u largua nga Italia për herë të parë, duke u huazuar tek klubi i La Ligas Sevilja, për një sezon.[20] Debutimi i tij erdhi më 11 shtator, në një ndeshje kampionati ndaj Levante UD që u mbyll në barazimin 1–1, duke luajtur në qëndër të mbrojtjes sëbashku me Timothée Kolodziejczak për shkak të mungesës së Adil Ramis.[21] Më 21 nëntor, ai dëmtoi tendinat e akilit në humbjen 2–0 ndaj Real Sociedad, gjë që e la jashtë fushave për pjesën e mbetur të sezonit.[22]
Më 30 qershor 2017, Andreolli u bë lojtar i lirë pasi Interi vendosi të mos i ofronte kontratë për sezonin e ardhshëm.[23][24]
Cagliari
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pasi u bë lojtar i lirë, më 7 korrik 2017, Andreolli u bashkua me Cagliarin në një marrëveshje dy-vjeçare.[25] Në sezonin e tij të parë, ai regjistroi 23 paraqitje, duke koleksionuar 1,826 minuta në fushë.[26]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Andreolli ka luajtur me ekipet nën-18, nën-19, nën-20 dhe nën-21. Me kombëtaren nën-21, Andreolli ka luajtur nga viti 2006 deri në vitin 2009, ku ka marrë pjesë edhe në dy kampionate europiane, ku në kampionatin e vitit 2009, arritën deri në gjysmë-finale; ai regjistroi gjithsej 24 ndeshje.
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Redaktuar më 23 janar 2015[27][28][29]
Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Kontinenti[nb 1] | Tjetër[nb 2] | Total | |||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | Ndeshje | Gola | ||
Internazionale | 2004–05 | 1 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | – | – | 1 | 0 |
2005–06 | 2 | 0 | 2 | 0 | 1 | 0 | 0 | 0 | 5 | 0 | |
2006–07 | 4 | 0 | 2 | 1 | 1 | 0 | 0 | 0 | 7 | 1 | |
Total | 7 | 0 | 4 | 1 | 1 | 0 | 0 | 0 | 12 | 1 | |
Roma | 2006–07 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | – | – | 0 | 0 |
Vicenza | 2007–08 | 3 | 0 | 0 | 0 | – | – | – | – | 3 | 0 |
Sassuolo | 2008–09 | 28 | 1 | 0 | 0 | – | – | – | – | 28 | 1 |
Roma | 2009–10 | 8 | 0 | 1 | 0 | 6 | 1 | – | – | 15 | 1 |
Chievo | 2010–11 | 28 | 0 | 1 | 0 | – | – | – | – | 29 | 0 |
2011–12 | 23 | 1 | 1 | 0 | – | – | – | – | 24 | 1 | |
2012–13 | 28 | 2 | 0 | 0 | – | – | – | – | 28 | 2 | |
Total | 79 | 3 | 2 | 0 | 0 | 0 | 0 | 0 | 81 | 3 | |
Internazionale | 2013–14 | 4 | 1 | 2 | 0 | – | – | – | – | 6 | 1 |
2014–15 | 4 | 0 | 1 | 0 | 6 | 0 | – | – | 11 | 0 | |
Total | 8 | 0 | 3 | 0 | 6 | 0 | 0 | 0 | 17 | 0 | |
Karriera në total | 133 | 5 | 10 | 1 | 14 | 1 | 0 | 0 | 157 | 7 |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Internazionale[27]
- Coppa Italia Primavera: 2005–06[2]
- Serie A: 2005–06, 2006–07
- Coppa Italia: 2004–05, 2005–06
- Supercoppa Italiana: 2005, 2006
Shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Përfshirë kompedicione të tjera si UEFA Liga e Kampioneve dhe UEFA Europa League
- ^ Përfshirë kompedicione të tjera si Supercoppa Italiana
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Marco Andreolli
- ^ a b "Inter beat Milan to Lift Primavera Cup". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. Arkivuar nga origjinali më 31 maj 2012. Marrë më 17 dhjetor 2018.
- ^ "Acquisizione a Titolo Definitivo con Accordo di Partecipazione del Diritto alle Prestazioni Sportive del Calciatore Marco Andreolli" (PDF) (në italisht). AS Roma. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 8 gusht 2007. Marrë më 1 shkurt 2014.
- ^ FC Internazionale Milano 2008–09 accounts and report
- ^ COMPONENTI FINANZIARI NETTI DA GESTIONE CALCIATORI, AS Roma 2008–09 accounts and report[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
- ^ Simon Hart (22 tetor 2009). "Andreolli saves Roma at the last" [Andreolli shpëton Romën në fund] (në anglisht). Craven Cottage: UEFA. Marrë më 21 korrik 2017.
- ^ Claudio Colla (24 gusht 2010). "UFFICIALE: Chievo, arrivano Andreolli e Thereau" [Zyrtare: Chievo, Andreolli dhe Thereau mbërrinjë] (në italisht). Tuttomercatoweb.com. Marrë më 6 korrik 2017.
- ^ "AS Roma 2009–10 Annual Report" [AS Roma raporti vjetor 2009–10] (PDF) (në anglisht). A.S. Roma. 13 tetor 2010. Marrë më 7 korrik 2011.[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
- ^ "Chievo vs. Catania 2 – 1" (në anglisht). Soccerway. 29 gusht 2010. Marrë më 6 korrik 2017.
- ^ a b "TRANSFERS: NWANKWO, OBI, ANDREOLLI" [Transferimet: Nwankwo, Obi, Andreolli]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 1 shkurt 2011. Arkivuar nga origjinali më 5 gusht 2017. Marrë më 4 gusht 2017.
- ^ FC Internazionale Milano Report and Accounts on 30 June 2011Require purchase in CCIAA
- ^ "Andreolli:"Proud and happy to be back"". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 8 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 12 korrik 2013. Marrë më 26 korrik 2013.
- ^ "Inter, presentazione Andreolli: "Essere tornato a casa è un motivo di orgoglio"". Interlive.it (në italisht). 12 korrik 2013. Marrë më 26 korrik 2013.
- ^ "Inter 2013-14, zyrtarizohen pesë blerje". Panorama Sport. 26 maj 2013. Marrë më 24 janar 2015.
- ^ "Interi ndëshkon Udinezen, Palasio udhëheqësi i ekipit". Panorama Sport. 4 nëntor 2013. Marrë më 24 janar 2015.
- ^ "Pëson dy gola shqetësues, Interi kualifikohet me vuajtje". Panorama Sport. 5 dhjetor 2013. Marrë më 24 janar 2015.
- ^ "Lamtumirë e hidhur për heronjtë e tripletës". Panorama Sport. 19 maj 2014. Marrë më 24 janar 2015.
- ^ "Bind Interi "i ri", Champions-i më pranë". Panorama Sport. 12 janar 2015. Marrë më 17 dhjetor 2018.
- ^ "ANDREOLLI: "CAPTAIN AT SAN SIRO, A DREAM COME TRUE"" [Andreolli: "Kapiten në San Siro, ëndërr e bërë realitet"]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 11 janar 2015. Arkivuar nga origjinali më 17 mars 2017. Marrë më 17 mars 2017.
- ^ "Zyrtare: Interi huazon një mbrojtës". Gazeta Express. 31 gusht 2015. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2020. Marrë më 17 dhjetor 2018.
- ^ Aguado, Á. (10 shtator 2015). "Andreolli, 'obligado' a la titularidad" [Andreolli, i 'detyruar' të luajë titullar] (në spanjisht). El Desmarque. Marrë më 26 shkurt 2016.
- ^ "Sevilla hit by long-term Achilles blow for Andreolli" [Sevilja goditet nga dëmtimi i gjatë në tendinat e akilit i Andreollit] (në anglisht). FourFourTwo. 22 nëntor 2015. Marrë më 26 shkurt 2016.
- ^ "Di Marzio – Inter, Andreolli non rinnoverà il contratto: tre squadre su di lui" [Di Marzio – Inter, Andreolli nuk rinovon kontratën, tre ekipe pas tij] (në italisht). fcinter1908.it. 30 qershor 2017. Marrë më 6 korrik 2017.
- ^ Luca Bargellini (30 qershor 2017). "Inter, niente rinnovo per Marco Andreolli. C'è il Cagliari" [Inter, nuk ka rinovim për Marco Andreollin. Aty është Cagliari] (në italisht). Tuttomercatoweb.com. Marrë më 6 korrik 2017.
- ^ "Zyrtare: Andreolli largohet nga Interi, nënshkruan me Cagliarin". Telegrafi.com. 7 korrik 2017. Marrë më 17 dhjetor 2018.
- ^ "Games played by Marco Andreolli in 2017/2018" [Ndeshje të luajtura nga Marco Andreolli në 2017/2018] (në anglisht). Soccerbase. Marrë më 17 dhjetor 2018.
- ^ a b "Marco Andreolli" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 23 janar 2015.
- ^ "Profile of Marco Andreolli" [Profili i Marco Andreollit] (në anglisht). Scoresway. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2015. Marrë më 23 janar 2015.
- ^ "Football : Marco Andreolli" [Futboll : Marco Andreolli] (në anglisht). Football Database. Marrë më 23 janar 2015.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Marco Andreolli Arkivuar 11 mars 2007 tek Wayback Machine tek inter.it
- Marco Andreolli – Rekordi në kompedicionet e UEFA
- Lindje 1986
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë italianë
- Futbollistë në F.C. Internazionale Milano
- Futbollistë në A.S. Roma
- Futbollistë në Vicenza Calcio
- Futbollistë në U.S. Sassuolo Calcio
- Futbollistë në Chievo Verona
- Futbollistë në Sevilla FC
- Futbollistë në Cagliari Calcio
- Futbollistë në Serie A
- Futbollistë në Serie B
- Futbollistë në La Liga