Jump to content

Marko Marin

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Marko Marin
Të dhënat vetjake
Emri i plotëMarko Marin
Datëlindja13 Mars 1989 (21 vjeç)
VendlindjaBosanska Gradiška, Jugosllavia
Gjatësia1,70 m
PozicioniMesfushor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Chelsea
Numri21
Karriera me të rinjtë
0–1996SG 01 Hoechst
1996–2005Eintracht Frankfurt
2005–2006Borussia M'bach
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2006–2007Borussia M'bach II16(3)
2007–2009Borussia M'bach68(8)
2009–2012Werder Bremen87(8)
2012–Chelsea6(1)
2013–Sevilja (huazim)1(0)
Karriera ndërkombëtare
2005Gjermania U–169(0)
2006Gjermania U–1716(5)
2006–2007Gjermania U–184(2)
2007–2010Gjermania U–2112(1)
2008–Gjermania16(1)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Marko Marin (13 Mars 1989, Bosanska Gradiška) është një futbollist gjerman me prejardhje serbo-boshnjake i cili luan për Werder BremenBundesliga si mesfushor i avancuar.

Karriera me klubet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Marko Marin (2009)

Marin e filloi karrierën me SG 01 Hoechst dhe më pas me luajti për Eintracht Frankfurt, për tu zhvendosur më vonë tek akadeima e të rinjve e Borussia Mönchengladbach. Pas një viti tek akademia e Mönchengladbach atij iu ofrua një kontratë tre vjeçare me klubin të cilën ai e pranoi dhe më pas bëri debutimin e tij si profesionist me klubin. Në 9 gusht 2008 Marin shënoi një tripletë në fitoren e Mönchengladbach 8–1 me skuadrën e divizionit të shtatë VfB Fichte Bielefeld në raundin e parë të Kupës së Gjermanisë, DFB Cup. Golin e tretë e realizoi me anë të një penalltie në minutën e 70-të. Në 24 qershor 2009 Marin u shit tek Werder Bremen për € 8,5 milion.

Skuadra kombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 2010, Marin deklaroi se ai nuk kishte pasur kontakte me përfaqësuesen e Bosnjës dhe Herzegovinës kështu që vendosi të luajë për Gjermaninë.

Në 2007 ai u thirr në Kombëtaren Gjermanen U-21 dhe që atëherë ka zhvilluar 9 takime me skuadrën. në 16 maj 2008 u deklarua se Marin ishte pjesë e listës provizore me 26 lojtarë për Euro 2008, por ai nuk u përzgjodh në 23-shen finale. Ai debutoi në 27 maj 2008 në një barazim 2-2 kundër Bjellorusisë. Marin hyri në lojë gjatë pjesës së dytë si zëvendësues i Bastian Schweinsteiger.

Në të njejtin vit, më 20 gusht ai bëri paraqitjen e dyte me Gjermaninë dhe shënoi golin e tij të parë, kundër Belgjikës. Marin luajti edhe në kompeticionin UEFA-CAF Meridian Cup në 2007 dhe është pjesë e skuadrës gjermane në Botërorin Afrika e Jugut 2010.

Golat ndërkombëtarë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
# Data Vendi Kundërshtari Rezultati Kompeticioni
1 20.08.2008 Frankenstadion, Nuremberg, Gjermani Belgjika Belgjika 2:0 Miqësore

Marin shkoi në Gjermani në moshën 2-vjeçare në 1991 me të ëmën, Borka dhe të atin, Ranko, për shkak të punës së të ëmës së tij.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]