Jump to content

Marsi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Marsi ♂
Përshkrimi Vlera
Largësia nga Dielli 141,704,100 milje
Shpejtësia orbitale 14.99 milje/sek
Periudha orbitale 686.95 ditë
Periudha e rrotullimit 24h 37m 22.6s
Anim - Pjerrtësi 23°59'
Diametri ekuatorial 4,223 milje
Madhësia (Toka=1) 0.1075
Graviteti (Toka=1) 0.379
Shpejtësia e largimit 3.1 milje/sek
Temperatura e sipërfaqes -220° gjer në 68° F

Marsi është planeti i 4 nga Dielli dhe i 7 për madhësi dhe ka 2 Hëna ose sic quhen ndryshe Satelitë të vegjel, që rrotullohen rreth tij.

Distanca: 228,940,000 km (1.52 AU) Nga Dielli

Distanca: 58.000.000 Km deri ne 402.000.000 km nga Toka

Diametri: 6,794 km

Masa: 6.4219e23 kg

Rrotullimi Rreth Vetes: 24 ore 39 minuta

Rrotullimi Rreth Diellit: 687 Dite Ne Toke

Tempratura: −87° C Max −5° C Minimumi, por eshte e luhatshme gjat stineve

Nese ne Toke peshon 45 Kg ne Mars peshon 17.1 kg

Marsi (greqisht: Ares) është Zoti i luftës. Planeti ndoshta e mori këtë emër për shkak të ngjyrës së kuqe, dhe gjithashtu Marsi është referuar disa herë si Planeti i Kuq. (Një shënim interesant :Marsi si Zoti Roman ishte një Zot i bujqesisë përpara se të bëhej i lidhur me Ares greke[1] Emri i muajit mars vjen nga vete planeti Mars. Marsi ka qenë i njohur që nga koha prehistorike. Sigurisht, kjo është studiuar gjerësisht me observatorët . Por edhe me teleskopët shumë të mëdha, Marsi ishte një objekt i vështirë per t'u parë kjo për shkak të madhesisë. Marsi është ende një nga të preferuarit e shkrimeve të shkencetareve, si vendi më i favorshëm në Sistemin Diellor (përveç Tokës!) për banim të njeriut. Por duke zbuluar akoma më tepër rreth planetit të kuq nga Lowell dhe të tjerët , për fat të keq nuk doli ashtu siç e kishin imagjinuar .

Anija e parë që vizitoi Marsin ishte Mariner 4 në vitin 1965. Disa të tjerë pasuan duke perfshirë Mars 2, e cila ishte anija e parë, që u ul në Mars , plus dhe dy Landers Viking në 1976.Fundi i një pritje 20 vjeçare erdhi kur , Mars Pathfinder zbriti me sukses në Mars me 4 korrik 1997. Në 2004 ekspedita [b]Mars "Spirit" (shpirti) dhe "Opportunity" (Mundësia) (/b] zbarkoi në Mars dhe dërgoi mbrapa pjesë guri dhe substanca gjeologjike dhe shumë fotografi. Ato janë ende në veprim pas më shumë se tre vjet në Mars. Në 2008, Phoenix zbarkoi në fushat e veriut për të kërkuar për uje. Janë edhe 3 anije tjera që po operojnë në kërkime rreth planetit të kuq (Mars Reconnaissance Orbiter, Mars Odyssey, dhe Mars Express)

Orbita e Marsit është e eliptike dhe e dukshme. Rezultat i kësaj është një variacion i temperaturës rreth 30 C (ne pikën e lartë njësoj si e Tokës = Subsolar), midis aphelion dhe perihelion. Kjo ka një ndikim të madh në klimën në Mars. Temperatura mesatare në Mars është rreth 218 K (-55 C, -67 F), temperaturat e sipërfaqes se Marsit variojn nga -133 C poshtë Zeros në pole gjatë dimrit, dhe gati +27 C në anen e ditës gjatë verës. Megjithëse Marsi është më i vogël se Toka , zona dhe sipërfaqja e tij është pothuajse sa ajo e Tokës. Marsi ka disa veçori të larmishme në sipërfaqen e tij dhe disa variacione spektakolare , gjë të cilën se ka asnjë planet tjetër, te cilet janë.

Pjesa më e madhe e sipërfaqes së Marsit është shumë e vjetër dhe me kretore(rezultat i pëplasjeve të asteroideve), por ka edhe shumë vende të reja si , kreshtat, kodrat dhe fushat. (Asnjë nga këto nuk është e dukshme me hollësi duke përdorur një teleskop. Gjithë ky informacion vjen nga anijet që janë dërguar në Mars.)

Hemisfera jugore e Marsit është kryesisht marole dhe shumë e lashtë me kretore që kanë një ngjashmëri me ato në Hënë. Në të kundertën, shumica e hemisferës veriore përbehet nga fushat të cilat janë shumë të reja, më të ulura në lartësi dhe kanë një histori shumë më komplekse. Një ndryshim i papritur prej disa kilometra duket të ndodhë në kufi. Arsyet për këtë ndarje në dy pjesë globale janë të panjohura . Anija Mars Global Surveyor ka prodhuar një hartë te bukur në 3D nga Marsi, që tregon qartë këto karakteristika.

Pjesa e brendëshme e Marsit është njohur vetëm nga konkluzionet dhe të dhënat në lidhje me sipërfaqen dhe statistikat . Skenari më i mundshëm është baza e dendur rreth 1700 km në rreze, një pjesë të shkrirë shkëmbore disi më të dendur se ato të Tokës, dhe një kore të hollë. Të dhënat nga Anija Mars Global Surveyor tregon se korja e marsit "është rreth 80 km e trashe ne hemisferen jugore, por vetem rreth 35 km ne ate veriore . dendesi relativisht te ultet te Marsi "ne krahasim me planetet e tjera tokesore tregon se Thelbi - Bërthama përmban ndoshta një pjesë relativisht të madhe të squfurit përveç hekurit. Si Merkuri dhe Hëna, Marsi nuk ka pllaka tetonike aktive të momentit., dhe nuk ka prova të fundit për lëvizjen horizontale të sipërfaqes ,siç janë malet e palosura në mënyre të zakonshme në Tokë. Nuk ka dëshmi aktuale të aktivitetit vullkanik në Mars , megjithatë dëshmitë nga Anija Mars Global Surveyor ka shumë mundësi të ketë pasur aktivitet tektonik dhe vullkanik në të kaluarën.

Ka dëshmi shumë të qartë të erozionit në shumë vende në Mars, duke përfshirë sistemet e përmbytjeve të mëdha dhe të vogla të lumit. Në disa kohë në të kaluarën ka pasur në mënyrë të qartë një lloj lëngu në sipërfaqe. Nuk mund të kenë qenë liqene të mëdha, prova për të është forcuar nga disa imazhe shumë të mira të terrenit nga Anija Mars Global Surveyor dhe rezultatet [b]mineralology nga Mer Opportunity. Megjithatë, imazhe nga [b]Anija Mars Express i lëshuar në fillim të 2005 tregojnë që duket të jetë një det i ngrirë, dhe ka qenë i lëngshëm dikur (ndoshta 5.000.000 vjet më parë). Në kohën e hershme Marsi ishte më shumë si Toka, që dioksidi i karbonit është elementi kryesor për formimin e shkëmbinjve karbonik. Duke pasur mungesën e Pllakave Tetonike Marsi nuk është në gjendje të dërgoj dioksidin e karbonit në atmosferë dhe të krijojë një të tillë si ajo e Tokës. Sipërfaqja e Marsit është shumë më e ftohtë se sa ajo e Tokës për shkak të distancës më të largët me Diellin kundrejt asaj distance që ka Toka.

Marsi ka një atmosferë shumë të hollë e përbërë kryesisht nga sasia e vogël e mbetur e dioksidit të karbonit (95,3%), azot (2,7%), argon (1,6%),, gjurmët e oksigjenit (0,15%), dhe ujit (0,03%). Presioni mesatar mbi sipërfaqen e Marsit është vetëm rreth 7 millibars (me pak se 1% e) Tokës, por ajo ndryshon shumë me lartësi mbidetare nga pothuajse 9 millibar në pellgjet më të thella, dhe rreth 1 millibar në maje të Mons Olimp - Mali Olimp. Presioni është i lartë dhe i mjaftueshëm për të mbështetur erërat e forta dhe stuhitë e gjera të pluhurit, që përhapen në të gjithë planetin Mars me muaj të tërë. Atmosfera e hollë e Marsit prodhon një Greenhouse - Sere të hollë, por kjo është e mjaftueshme vetëm për të ngritur tempraturën në sipërfaqen e Marsit në 5 Grade shumë, më pak se ajo që ne shohim në Tokë dhe planetin Venus.

Vëzhgimet e hershme largpamëse zbuluan se Marsi ka përberje të përhershme akulli në të dyja polet, ata janë të dukshme edhe me një teleskop të vogël. Ne tani e dijmë se ata janë të përbërë prej akullit , ujit ,dhe dioksidit të karbonit . Anija Mars Express i ESA ka treguar se një shtresë e ngjashme e akullit dhe ujit ekziston nën kapakun e jugut , por mund të jetë për shkak të ndryshimeve klimatike dhe afatgjate në prirjen e Ekuatorit. Ndryshimet sezonale polare krijojnë një ndryshim global në presionin atmosferik rreth 25% , info këto të matura nga roboti në sipërfaqen e Marsit Lander viking

Vëzhgimet e fundit me teleskop kanë zbuluar se kushtet gjatë misioneve Viking nuk mund të kenë qenë tipike. Atmosfera e Marsit tani duket të jetë në të dyja variacionet të ftohtë dhe të ngrohtë informacione këto të dhëna nga Rroboti Landers Viking. Landers Viking ka kryer eksperimente për të përcaktuar ekzistencen e jetës në Mars. Rezultatet ishin disi të paqarta, por tani shkencëtarët besojnë se ata nuk tregojnë asnjë provë për jetën në Mars (ka ende disa polemika). Optimistët vënë në dukje se janë matur vetëm dy pjesë të vogla të mostrave të marra nga Marsi , dhe këto të fundit nuk janë marr në vende të favorshme sipas shkencëtarëve . Fusha magnetike të mëdha ekzistojne tek Marsi, por nuk janë Globale. Ky zbulim i papritur është bërë nga Anija Mars Global Surveyor vetëm pak dite pasi ajo hyri në orbitën e planetit. Ato ndoshta janë mbetjet e një fushe globale të së kaluarës, që është zhdukur. Kjo mund të ketë implikime të rëndësishme për strukturën e brendshme në Mars, dhe për të kaluarën e atmosferës së saj dhe për mundësinë e jetes së lashtë. Marsi është i dukshëm dhe pa ndihmën e teleskopit pasi shkëlqen dhe ka një ndriçim të dukshëm , duke përdour një teleskop sado amator, mund të kesh një pamje të Marsit sado që ky i fundit është objekt tepër i vështirë për t'u pikasur.[2]

  • Poor, Charles Lane (1908). The solar system: a study of recent observations. Vëll. 17. G. P. Putnam's sons. fq. 193. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Parametri |work= është injoruar (Ndihmë!)
  • Swerdlow, Noel M. (1998). "Periodicity and Variability of Synodic Phenomenon". The Babylonian theory of the planets. Princeton University Press. fq. 34–72. ISBN 978-0-691-01196-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • North, John David (2008). Cosmos: an illustrated history of astronomy and cosmology. University of Chicago Press. fq. 48–52. ISBN 978-0-226-59441-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Zeilik, Michael (2002). Astronomy: the Evolving Universe (bot. IX). Cambridge University Press. fq. 14. ISBN 978-0-521-80090-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Lloyd, John; Mitchinson, John (2006). The IQ Book of General Ignorance. Britain: Faber and Faber Limited. fq. 102, 299. ISBN 978-0-571-24139-2. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Harvey, Brian; Zakutnyaya, Olga (2011). Russian Space Probes: Scientific Discoveries and Future Missions. Springer Science & Business Media. fq. 475. ISBN 978-1-4419-8150-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Hannsson, Anders (1997). Mars and the Development of Life. Wiley. ISBN 978-0-471-96606-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Barlow, Nadine G. (2008). Mars: an introduction to its interior, surface and atmosphere. Cambridge planetary science. Vëll. 8. Cambridge University Press. fq. 21. ISBN 978-0-521-85226-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Carr, Michael H. (2006). The surface of Mars. Vëll. 6. Cambridge University Press. fq. 16. ISBN 978-0-521-87201-0. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Parametri |work= është injoruar (Ndihmë!)
  • Bolonkin, Alexander A. (2009). Artificial Environments on Mars. Berlin Heidelberg: Springer. fq. 599–625. ISBN 978-3-642-03629-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Glenday, Craig (2009). Guinness World Records. Random House, Inc. fq. 12. ISBN 978-0-553-59256-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Lunine, Cynthia J. (1999). Earth: evolution of a habitable world. Cambridge University Press. fq. 183. ISBN 978-0-521-64423-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Zharkov, V. N. (1993). Evolution of the Earth and planets. fq. 7–17. Bibcode:1993GMS....74....7Z. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  1. ^ NASA (28 mars 2001), The Lure of Hematite, fq. 1, arkivuar nga origjinali më 27 shkurt 2011, marrë më 6 tetor 2014, Marsi (greqisht: Ares) eshte Zoti i luftes. Planeti ndoshta e mori kete emer per shkak te ngjyres se kuqe, dhe gjithashtu Marsi eshte referuar disa here si Planeti i Kuq. {{citation}}: |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Petro, Rita (2006). Atlas Themelor i Gjeografisë Fizike. Tiranë: Albas. ISBN 9989-108-37-4. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)