Jump to content

Shqiptarët në Kanada

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shqiptarët në Kanada
Shqiptaro-kanadezët
Popullsia e përgjithshme
28,270 shqiptarë dhe 2,760 kosovarë
(censusi 2011)
gjithësej 31,030 shqiptarë
Rajone me popullsi të konsiderueshme
Flamuri Kanadaja
Ontario22,855
Quebec3,840
Kolumbia Britanike1,700
Alberta1,685
Gjuhët
Shqip  · Anglisht  · Frëngjisht
Fetë
Myslimanë  · Katolikë  · Ortodoks

ShqiptarëtKanada, të njohur edhe si shqiptaro-kanadezë (ang. Albanian Canadians), përbëjnë një komunitet prej 31,030 banorësh, sipas censusit të vitit 2011.[1]

Shqiptarët e parë mërguan në Kanada në fillimin e shekulli 20, për shkak të kushteve jo të favorshme në vendet e tyre. Megjithatë, pas Luftës së Dytë Botërore shumë pak shqiptarë mërguan në Kanada, e shumica prej tyre ishin nga ish-Jugosllavia. Nurmi më i madh i shqiptarëve që mërguan u vendosën në Montreal ose Toronto, por gjithashtu disa punëtorë shqiptarë jetonin në Calgary dhe Ontario.[2]

Pavarësisht këtij migrimi, në vitin 1986, numri i shqiptarëve të regjistruar ishte vetëm nën 1,500. Megjithatë, në vitin 1991, këto shifra pothuajse u dyfishuan. Numri i shqiptarëve në Kanada arriti kulmin në fund të viteve 1990, pasi ata i ikën krizës ekonomike dhe politike në Shqipëri dhe Jugosllavi.[3]

Më vonë, në fillim të shekullit 21, një luftë e re shkaktoi një valë të dytë të mërgimit të shqiptarëve në Kanada. Ky konflikt i armatosur ishte një përplasje mes Ushtrisë çlirimtare të shqiptarëve dhe ushtrisë e policisë serbe, i cili bëri që shumë shqiptarë të ishin të detyruar ta lëshojnë Kosovën si refugjatë, ndërsa shumë prej tyre mërguan në Kanada. Kështu, në vitin 1999, Qeveria e Kanadasë themeloj një program për të lejuar qëndrimin e 7,000 refugjatëve shqiptarë nga Kosova.[2]

Njëjtë si me profesionistë nga vende të tjera, ka pasur një fluks të madh të profesionistëve të rinj shqiptarë që mërgojnë në Kanada për një jetë më të mirë.

Shumica e organizatave shqiptare gjenden në Toronto. Organizatat më të mëdha në këtë qytet janë Shoqëria Shqiptare Islame e Torontos (anglishtAlbanian Muslim Society of Toronto; themeluar më 1954) dhe Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze Toronto (Albanian-Canadian Community Association of Toronto; themeluar më 1990).[4]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ 2011 National Household Survey: Data tables – Statistics Canada
  2. ^ a b The Canadian Encyclopedia Arkivuar 22 gusht 2011 tek Wayback Machine. Published by Vladislav A. Tomovic. Retrieved on November 29, 2011, 0:36 pm at.
  3. ^ The Albanians in Toronto Arkivuar 15 prill 2012 tek Wayback Machine. Retrieved on November 29, 2011, 0:36 pm at. Published by Krystyna Cap.
  4. ^ "Albanian-Canadian community Association". Arkivuar nga origjinali më 6 dhjetor 2011. Marrë më 30 korrik 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)