Jump to content

Stresi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Stresi, qoftë fiziologjik, biologjik apo psikologjik, është përgjigja e një organizmi ndaj një stresi të tillë si një gjendje mjedisore.[1] Stresi është metoda e trupit për të reaguar ndaj një gjendjeje të tillë si një kërcënim, sfidë ose pengesë fizike dhe psikologjike. Janë dy hormone që një individ prodhon gjatë një situate stresuese, këto janë të njohura si adrenalina dhe kortizoli. [2] Stimujt që ndryshojnë mjedisin e një organizmi reagojnë nga sisteme të shumta në trup.[3] Tek njerëzit dhe shumica e gjitarëve, sistemi nervor autonom dhe boshti hipotalamik-hipofizë-adrenal (HPA) janë dy sistemet kryesore që i përgjigjen stresit. [4]

Boshti medular simpatoadrenal (SAM) mund të aktivizojë përgjigjen lufto-apo-ik përmes sistemit nervor simpatik, i cili i dedikon energji sistemeve më të rëndësishme trupore për përshtatjen akute ndaj stresit, ndërsa sistemi nervor parasimpatikkthen adrenalinë ndaj homeostazës.

Qendra e dytë e madhe fiziologjike e reagimit ndaj stresit, boshti HPA, rregullon lirimin e kortizolit, i cili ndikon në shumë funksione trupore si funksionet metabolike, psikologjike dhe imunologjike . Akset SAM dhe HPA rregullohen nga disa rajone të trurit, duke përfshirë sistemin limbik, korteksin parafrontal, amigdalën, hipotalamusin dhe stria terminalis . [4]

Nëpërmjet këtyre mekanizmave, stresi mund të ndryshojë funksionet e kujtesës, shpërblimin, funksionin imunitar, metabolizmin dhe ndjeshmërinë ndaj sëmundjeve. [5] Rreziku i sëmundjes është veçanërisht i rëndësishëm për sëmundjet mendore, ku stresi kronik ose i rëndë mbetet një faktor rreziku i zakonshëm për disa sëmundje mendore.[6] Një sistem sugjeron se ekzistojnë pesë lloje stresi të emërtuar si "stresorë akute të kufizuar në kohë", "stresorë të shkurtër natyralistë", "sekuenca të ngjarjeve stresuese", "stresorë kronikë" dhe "stresorë të largët". Një stresor akut me kohë të kufizuar përfshin një sfidë afatshkurtër, ndërsa një stresor i shkurtër natyror përfshin një ngjarje që është normale, por megjithatë sfiduese. Një sekuencë e ngjarjeve stresuese është një stresor që ndodh dhe më pas vazhdon të japë stres në të ardhmen e afërt. Një stresor kronik përfshin ekspozimin ndaj një stresuesi afatgjatë, dhe një stresor i largët është një stresor që nuk është i menjëhershëm.[7]

Shkaktarët e stresit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rrethanat që shkaktojnë stresin janë quajtur stresorë. Stresorët ndryshojnë në ashpërsi dhe kohëzgjatje. Për shembull, përgjegjësia e kujdesit për një prind të sëmurë mund të jetë një burim i vazhdueshëm i stresit të madh, ndërsa bllokimi në një trafik të rënduar mund të shkaktojë stres afat-shkurtër. Disa ngjarje, të tilla si vdekja e një të afërmi, janë të vështira për të gjithë.Por në situata ndryshme, individët mund të përgjigjen ndryshe për të njëjtën ngjarje, çfarë është stresuese për një person mund të mos jetë stresuese për një tjetër. Për shembull, një student i cili është i papërgatitur për një test të kimisë dhe parashikon një notë të keqe mund të ndjejë stres, ndërsa një shok klase që studion paraprakisht mund të ndjejë siguri për një notë të mirë.Stresorët mund të klasifikohen në tri kategori të përgjithshme: ngjarjet katastrofike, ndryshime të mëdha jetësore, dhe telashet e përditshme. Përveç kësaj, thjesht mendimi rreth ngjarjeve të pakëndshme nga e kaluara apo duke parashikuar ngjarjet e pakëndshme të së ardhmes mund të shkaktojë stres për shumë njerëz.

Një katastrofë është një e papritur, shpesh e rrezikshme për jetën. Ajo i shtyn njerëzit jashtë kufijve të aftësive të tyre përballuese. Katastrofat përfshijnë fatkeqësitë natyrore si tërmetet, tornadot, zjarret, përmbytjet dhe uragane, si dhe luftërat, torturat, aksidentet automobilistike, sulmet e dhunshme fizike, dhe sulmet seksuale. Katastrofa shpesh vazhdon të ndikojë në shëndetin mendor të viktimave të saj gjatë pasi ngjarja ka përfunduar. Për shembull, në vitin 1972 një digë përmbyti qytetin Virginia dhe solli shkatërrimin e tij. Dy vjet pas katastrofës , shumica e të mbijetuarve të rritur vazhdoi të tregojë shqetësime emocionale. Në mënyrë të ngjashme, shumica e të mbijetuarit e kampeve të përqendrimit në Luftën II (1939-1945) vazhdoi të përjetonte simptoma të tjera të problemeve të rënda emocionale pas lirimit të tyre nga kampet.

Ndryshime të mëdha jetësore jane

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ngjarjet më të vështira për të rriturit të përfshira tek ndryshimet e mëdha jetësore, janë ato të tilla si vdekja e një anëtari bashkëshortor apo familjar, divorci, burgimi, humbja e punës, dhe paaftesia personale ose sëmundja. Për adoleshentët, ngjarjet më të vështira janë vdekja e një prindi ose një anëtar të ngushtë të familjes, divorci i prindërve të tyre, burgimi i nënës apo babait, dhe kufizimi i aftësive fizike ose sëmundjet. Ndonjëherë, ngjarjet në dukje pozitive mund të kenë komponentë të vështirë. Për shembull, një grua që merr një promovim në punë mund të marrë një pagë më të lartë dhe prestigj më të madh, por ajo gjithashtu mund të ndihet e stresuar nga mbikëqyrësit të cilët dikur ishin kolegë. Të martohesh zakonisht konsiderohet një eksperiencë pozitive, por planifikimi i dasmës,vendosja e të ftuarve dhe përballja me anëtarët e familjes mund të shkaktojnë stresin tek bashkëshortët.

Problemet e përditshme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pjesa më e madhe e stresit në jetën tonë rezulton nga të përballurit me telashet e përditshme lidhur me çështjet e punës , marrëdhënieve personale dhe rrethanat e përditshme të jetesës. Shumë njerëz përjetojnë zënka të njëjta çdo ditë. Shembuj të telasheve të përditshme përfshijnë jetesën në një lagje të zhurmshme, udhëtimi vajtje-ardhje për në punë në trafik të rënduar, mospëlqimi i një kolegu , shqetësimi për para të marra borxh, pritja në një radhë të gjatë dhe humbja e gjërave. Kur merren individualisht, këto telashe mund të ndihen si irritues të vegjël,por me kalimin e kohës, ata mund të shkaktojë stres të rëndësishëm.Masa e madhe e ekspozimit të njerëzve ndaj telasheve të përditshme është i lidhur ngushtë gjendjen e tyre emocionale. Në përgjithësi, sa më i madh të jetë ekspozimi i tyre ndaj problemeve, aq më e keqe është gjendja e tyre. Studimet kanë zbuluar se ekspozimi i dikujt ndaj telasheve të përditshme tregon një shkallë më të lartë të mundësisë për stres sesa mund të jetë ekspozimi ndaj ndryshimeve të mëdha jetësore.

Reagimet ndaj stresit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me gjithë vështirësinë e një përkufizimi, ankthi mund të shquhet si një ndjenjë e vagët e pakëndshme frike, mërzie dhe shqetësimi për të ardhmen. Frikë e një individi nga kërkesat e vëna, të cilat ai nuk është në gjëndje t'i kuptojë qartë. Eshtë arritur që të shquhen disa tipe ankthi. Ankth bazë përshkruhet si ndjenja e pafuqisë dhe e vetmisë. Ankthi situativ i cili buron nga një situatë apo ngjarje e vecante. Ankthi si tipar është ankthi i cili zgjat për një kohë relativisht të gjatë dhe përbën një karakteristikë relativisht të qëndrueshme të personalitetit.

Përballimi i stresit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të përballesh me stresin do të thotë të përdorësh mendimet dhe të veprosh për të luftuar me situatat stresuese dhe për të ulur nivelin e stresit tonë. Shumë njerëz kanë një mënyrë karakteristike për ta përballuar stresin bazuar në personalitetin e tyre. Njerëzit që e përballojnë mirë stresin kanë tendencë të besojnë se mund të influentojnë mbi atë çka I ndodh atyre. Ata zakonisht kanë një vetëbesimtë lartë, I rezistojnë zhgënjimeve, qëndrojnë optimistë dhe këmbëngulin edhe nën rrethana jo të favorshme. Më e rëndësishmja, ata zgjedhin strategjinë e duhur për të përballuar stresorët me të cilët përballen . Në të kundërt, njerëzi që përballojnë dobët me stresin kanë tendencë të kenë pak a shumë karakteristika të ndryshme të personalitetit , si vetëbesim të ulët dhe një vështrim pesimist mbi jetën. Psikologët dallojnë 2 lloje të përballimit të stresit: përballim që fokusohet te problemi dhe përballim që fokusohet tek emocionet. Qëllimi I të 2 strategjive është të kontrollojnë nivelet e stresit të personit.

Në përballimin që fokusohet te problemi, njerëzit mundohen t'i bien shkurt emocioneve negative duke marrë masa për të shmangur apo për të minimizuar situatën kërcënuese. Ata ndryshojnë sjelljen e tyre për të kapërcyer situatën stresuese. Në përballimin që fokusohet tek emocionet, njerëzit mundohen eleminojnë në mënyrë direkte emocionet e pakënaqshme. Shembuj janë rimendimi I situatës në një mënyrë pozitive, relaksimi dhe mendime të dëshiruara.

Në përgjithsi, përballimi që fokusohet te problemi është strategjia më efektive e përballimit të stresit sepse njerëzit kanë mundësi reale për të ndryshuar aspektet e situatës dhe për të reduktuar stresin. Përballja që fokusohet tek emocionet është më e përdorshme si një strategji e përkohëshme. Mund të ndihmojë duke reduktuar nivelin e ndjeshmërisë së dikujt përpara se të angazhohen në zgjidhjen e problemeve dhe mund të ndihmojë njerëz të pranojnë situata stresuese në të cilën ndodhen pak opsione për përballimin e fokusuar te problemi.

  1. ^ Nachiappan, Vasanthi; Muthukumar, Kannan (dhjetor 2010). "Cadmium-induced oxidative stress in Saccharomyces cerevisiae" [Cadmium-induced oxidative stress in Saccharomyces cerevisiae]. Indian Journal of Biochemistry and Biophysics (në anglisht). 47 (6): 383–387. ISSN 0975-0959. PMID 21355423. Arkivuar nga origjinali më 25 korrik 2019. Marrë më 1 gusht 2019.
  2. ^ "Biology of stress" [Biologjia e stresit]. CESH / CSHS (në anglisht). Marrë më 2022-09-27.
  3. ^ Muthukumar, Kannan; Nachiappan, Vasanthi (2013-12-01). "Phosphatidylethanolamine from Phosphatidylserine Decarboxylase2 is Essential for Autophagy Under Cadmium Stress in Saccharomyces cerevisiae" [Fosfatidiletanolamina nga Fosfatidylserina Dekarboksilaza2 është thelbësore për autofagjinë nën stresin e kadmiumit në Saccharomyces cerevisiae]. Cell Biochemistry and Biophysics (në anglisht). 67 (3): 1353–1363. doi:10.1007/s12013-013-9667-8. ISSN 1559-0283. PMID 23743710.
  4. ^ a b Ulrich-Lai, Yvonne M.; Herman, James P. (7 shkurt 2017). "Neural Regulation of Endocrine and Autonomic Stress Responses" [Rregullimi nervor i përgjigjeve endokrine dhe autonome të stresit]. Nature Reviews Neuroscience (në anglisht). 10 (6): 397–409. doi:10.1038/nrn2647. ISSN 1471-003X. PMC 4240627. PMID 19469025.
  5. ^ Stephens, Mary Ann C.; Wand, Gary (1 janar 2012). "Stress and the HPA Axis" [Stresi dhe boshti HPA]. Alcohol Research: Current Reviews (në anglisht). 34 (4): 468–483. ISSN 2168-3492. PMC 3860380. PMID 23584113.
  6. ^ Notaras, Michael; van den Buuse, Maarten (2020-01-03). "Neurobiology of BDNF in fear memory, sensitivity to stress, and stress-related disorders". Molecular Psychiatry (në anglisht). 25 (10): 2251–2274. doi:10.1038/s41380-019-0639-2. ISSN 1476-5578. PMID 31900428.
  7. ^ Segerstrom, Suzanne C.; Miller, Gregory E. (7 shkurt 2017). "Psychological Stress and the Human Immune System: A Meta-Analytic Study of 30 Years of Inquiry" [Stresi psikologjik dhe sistemi imunitar i njeriut: një studim meta-analitik i 30 viteve të kërkimit]. Psychological Bulletin (në anglisht). 130 (4): 601–630. doi:10.1037/0033-2909.130.4.601. ISSN 0033-2909. PMC 1361287. PMID 15250815.