Taxhedin Bislimi
Taxhedin Bislimi | |
---|---|
U lind në | |
Shtetësia | shqiptar |
Dr. Taxhedin Bislimi (19 Prill 1961, Grushinë, Haraçinës). Është doktor i shkencave islame, imam dhe ligjërues në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Taxhedin Bislimi u lind më 19 Prill të vitit 1961 në fshatin Grushinë të komunës së Haraçinës - Shkup. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Siri, Fakultetin e sheriatit pran Universitetit të Damaskut në Damask - Siri. Disertacionin e magjistraturës e mbrojti në Universitetin “Imam Evzai” në Liban vitin 2002, Vakëfi në Maqedoni, kurse doktoratën në Pazarin i Ri 2016 me titullin: "Kontrata e pajtimit sipas sheriatit islam me ndikim te shqiptarët”.
I punësuar si Vaiz dhe Mualim në fshatin e lindjes dhe njëkohësisht edhe ligjërues i lëndës së Usuli Fikhut dhe Fëkëhut në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup. Për një kohë të gjatë ka qenë edhe ligjërues nëpër disa xhami të Shkupit. Prej vitit 2006 është zgjedhur Myfti i Myftinisë së Shkupit, ku qëndroi për një mandat katër vjeçar.
Veprat shkencore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Krahas punëve të përditshme është marrë edhe me shkrime, të shumtë, e veprat e tij kryesisht e karakter të shkencës së fikhut dhe Usuli fikhut, e më të njohura janë:
1. Hyrje në shkencën e Usuli Fikut (bot. i parë) 2003
2. Pesë shtyllat e Fesë islame (bashkautor) 1998
3. E drejta Familjare në Islam (bashkautor) 1996
4. Tre vendet e shenjta, Mekë, Medinë, Kuds, 2013
5. Vakëfi në Maqedoni, 1391-2000 , 2007
6. Medreseja Medah e Ataulla ef. dhe nxënësit e saj, 2011
7. Gazi Isa Beu dhe bamirësitë e tij, 2012
8. Mevludi, historiku dhe dispozita e tij, 2007
9. Atributet e hipokritëve në suren Teuvbe, 2011
10. Talkini mbi të vdekurin, 2003
11. Grushina në të kaluarën dhe sot, 2013
12. Edukata islame pjesë përbërëse e besimit, vëllimi I-II, 2018
13. Teoria e kontratës, 2019
14. Drejtëleximi i Kur’anit, 2019
15. Kontrata e Pajtimi mes myslimanëve sipas së drejtës islame dhe roli i saj te populli shqiptar, 2020
16. Punime të ndryshme me qasje fikhore, 2020,