Jump to content

Teqeja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Teqeja e Sari Salltëkut në Krujë
Teqeja në burimin e lumit Buna, në Bllagaj afër Mostarit (Bosnje dhe Hercegovinë)

Teqeja (Teqja, nga turqishtja osmane: تكيه) ose dergjahu (persisht: درگاه dargâh) është institucion islam ku mblidhen, jetojnë dhe i kryejnë ceremonitë fetare, dervishët ose sufinjët.

Mund të thuhet se më afër nocionit dhe përcaktimit të shprehjes për teqenë është nëse themi se ajo është shtëpi, banesë ose institucion i posaçëm islam, përkatësisht ndërtesa ku dervishët, nën udhëheqjen e shehut, kryejnë ceremonitë spirituale me qëllim që ta forcojnë shpirtin drejt njohjes intuitive të Allahut, gjë që është në frymën e tesavufit. Në burime të ndryshme ballkanike mund të hasen edhe përkufizime të njëanshme e joreale, si psh. "Teqeja është manastir i dervishëve" ose "kishëz turke" gjë që nuk është adekuate.

Me aq sa dihet deri më tani, teqeja e parë e ndërtuar në trojet shqiptare është teqeja e ndërtuar në malin e Krujës, e njohur ndryshe edhe si Teqeja e Sari Salltëkut.