The Vampire Diaries
The Vampire Diaries (shqip. Ditari i Vampirit) është një serial dramatik mbinatyror i krijuar nga Kevin Williamson dhe Julie Plec, bazuar në serinë e librave me të njëjtin titull nga L. J. Smith. Seriali filloi te transmetohej në rrjetin the CW më 10 shtator 2009 dhe përfundoi më 10 mars 2017.
Ngjarjet zhvillohen në qytetin fiktiv të Virgjiniës, Mystic Falls, i populluar nga krijesa mbinatyrore. Seriali fokusohet kryesisht tek trekëndëshi i dashurisë midis protagonistes Elena Gilbert (Nina Dobrev) dhe dy vëllezërve vampirë Stefan (Paul Wesley) dhe Damon Salvatore (Ian Somerhalder). Seritë zhvillohen edhe në të shkuarën ku zbulohen fakte kyçe si paraardhësja e Elenës, Katherine Pierce (Katerina Petrova, dhe familjes origjinale të vampirëve te cilët kanë plane të këqija në mendje. Midis Elenës dhe dy Salvatorëve (Damon dhe Stefan) krijohet trekëndëshi i dashurisë. Në fillim kur ajo është në formë njeriu zgjedh Stefanin, por kur kthehet në vampire zbulon se zemra e saj i përket Damonit dhe te gjithe mendojnë se ajo është e pabindur për ndjenjat e saj që do t'a lë vëllaun e mirë (Stefan) për vëllaun e keq (Damon) do lë gjithcka per nje dashuri që e konsumonte dhe që ajo e dashuronte.
Ajo do të bëjë njerëzit të kuptojnë se Damoni nuk është i keq dhe aty fillon aventura e dashurisë së tyre të pavdekshme.