Jump to content

Universiteti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Universiteti i Bolonjës është universiteti i parë në Evropë dhe njëri ndër më të vjetërit në botë
Rektorati i Universitetit të Tiranës
Universiteti i Prishtinës
Ndërtesa kryesore aktuale e Universiteti i Tartusë (që u themelua në shekullin e 17-të) është ndërtuar në shekullin e 19-të. Universiteti është një nga universitetet më domethënës dhe më prestigjioz në botë sot.[1] [2]

Universiteti është një institucion i arsimit të lartë i cili vijon pas mbarimit të arsimit të mesëm (shkolla e mesme, gjimnazi).

Universiteti është emër që vjen nga shprehja e gjuhës latine "Universitas magistrorum scholarium" që në shqip dmth. Bashkesia e mësuesve dhe studentëve. Universitetet jane shkolla te larta të specializuara me të drejtën e dhënies së gradës së doktoraturës, e cila do të shërbejë për përparimin dhe zhvillimin e shkencave përmes hulumtimit, mësimdhënies dhe studimit, duke ofruar një seri të plotë të mundshme të lëndëve studimore (universalitetit) si dhe për të pajisur studentët e tyre me kualifikime shkencore e profesionale.[3]

Fjala origjinale latine universitas i referohet në përgjithësi "një numri personash të lidhur në një organ, një shoqëri, kompani, komunitet, repart, korporatë , etj".  Në kohën e shfaqjes së jetës së qytetit urban dhe esnafeve mesjetare, u krijuan "shoqata të specializuara të studentëve dhe mësimdhënësve me të drejta kolektive ligjore të garantuara zakonisht me statute të lëshuara nga princat, prelatët ose qytetet në të cilat ata ndodheshin". emërtuar nga ky term i përgjithshëm. Ashtu si esnafët e tjerë, ata vetërregulloheshin dhe përcaktonin kualifikimet e anëtarëve të tyre.

Në përdorimin modern, fjala ka kuptimin e një "institucioni të arsimit të lartë që ofron shkollim në lëndët kryesisht profesionale dhe që zakonisht ka fuqinë dhe të drejtën për të dhënë diploma," Fjala origjinale latine i referohej institucioneve të të mësuarit që jepnin diploma në Evropën Perëndimore dhe Qendrore, ku kjo formë e organizimit ligjor ishte e përhapur dhe nga ku institucioni u përhap në mbarë botën.

Disa studiues si Syed Farid Alatas kanë tërhequr disa paralele midis medreseve mesjetare islame dhe kolegjeve mesjetare evropiane duke konstatuar kështu se universitetet e para në Evropë, në njëfarë mase ishin paraqitur si rezultat i ndikimit të medreseve në Al-Andalusi dhe Emiratin e Siçilisë. [4] Megjithatë, studiues të tjerë si George Makdisi, Toby Huff dhe Norman Daniel, e kanë vënë në dyshim këtë konstatim, duke përmendur mungesën e provave për një transmetim aktual nga bota islame në Evropën e krishterë duke theksuar këtu ndryshimet në strukturën, metodologjitë, procedurat dhe programet mësimore e ligjore të "kolegjit islamik" (medrese) kundrejt universitetit evropian. [5] [6] [7]

Në botën islame universiteti i parë konsiderohet të jetë Universiteti ez-ZitunaTunizi, themeluar për herë të parë në vitin 737, ndërsa universiteti i parë i mirëfilltë konsiderohet Universiteti el-Karavijin themeluar nga ana e një gruaje të ditur të kohës Fatima el-Fihri në qytetin Fes të Marokut në vitin 859.

Ndër universitetet më të hershme të këtij lloji ishin Universiteti i Bolonjës (1088), Universiteti i Parisit (mësimdhënia mesi i shekullit XI, njohja formale 1150), Universiteti i Oksfordit (mës. 1096, njoh. 1167), Universiteti i Modenës (1175 ), Universiteti i Palencias (1208), Universiteti i Kembrixhit (1209), Universiteti i Salamankës (1218), Universiteti i Montpelies (1220), Universiteti i Padovës (1222), Universiteti i Tulusit (1229), Universiteti i Orleansit (1235), Universiteti i Sienas (1240), Universiteti i Valladolidit (1241) Universiteti i Northamptonit (1261), Universiteti i Coimbras (1288), Universiteti i Pisas (1343), Universiteti i Charlsit në Pragë (1348), Universiteti Jagiellonian (1364), Universiteti i Vjenës (1365), Universiteti Heidelbergut (1386) dhe Universiteti i Shën Andreut (1413). [8] [9]

Universiteti i parë mesjetar në Gadishullin Ballkanik konsiderohet të jetë Universiteti Mesjetar i Durrësit i cili pas pushtimit të qytetit të Durrësit nga ana e forcave turke në fillim të shekullit XVI u detyrua të ndërprente veprimtarinë e tij ndërsa një pjesë e kuadrit u transferua në qytetin e Zarës (sot qytet në Kroaci) për të themeluar Universitetin e Zarës.

  1. ^ UT scored higher in QS World University Rankings|University of Tartu
  2. ^ University of Tartu|THE World University Rankings
  3. ^ de Ridder-Symoens, Hilde: A History of the University in Europe: Volume 1, Universities in the Middle Ages, Cambridge University Press, 1992, ISBN 0-521-36105-2, pp. 47–55
  4. ^ Alatas, S. F. (2006). "From Jami'ah to University: Multiculturalism and Christian–Muslim Dialogue" (PDF). Current Sociology (në anglisht). 54 (1): 112–132 [123–4]. doi:10.1177/0011392106058837. Arkivuar nga origjinali më 2017-09-23.
  5. ^ Makdisi, George (1970). "Madrasa and University in the Middle Ages". Studia Islamica (në anglisht). 32 (32): 255–264 [p. 264]. doi:10.2307/1595223. JSTOR 1595223. Thus the university, as a form of social organization, was peculiar to medieval Europe. Later, it was exported to all parts of the world, including the Muslim East; and it has remained with us down to the present day. But back in the middle ages, outside of Europe, there was nothing anything quite like it anywhere.
  6. ^ The scholarship on these differences is summarized in Huff, Toby. Rise of Early Modern Science (në anglisht) (bot. 2nd). fq. 149–159, pp. 179–189.
  7. ^ Daniel, Norman (1984). "Review of The Rise of Colleges. Institutions of Learning in Islam and the West by George Makdisi". Journal of the American Oriental Society (në anglisht). 104 (3): 586–588 [p. 587]. doi:10.2307/601679. JSTOR 601679.
  8. ^ "10 of the Oldest Universities in the World". Top Universities (në anglisht). 2016-09-16. Arkivuar nga origjinali më 2017-02-11. Marrë më 2017-05-30.
  9. ^ Seelinger, Lani. "The 13 Oldest Universities In The World". Culture Trip (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 2017-10-01. Marrë më 2017-05-30.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]