Universiteti i Dublinit
Latin: Universitas Dubliniensis | |
Lloji | Universitet publik |
---|---|
Themelimi | 1592 |
Kancelari | Mary Robinson |
Studentë | 16,729 (2014-15)[1] |
Kampusi | Dublin, Irlandë |
Faqja zyrtare | www.tcd.ie |
Universiteti i Dublinit (en: University of Dublin) është një universitet kërkimor publik, i cili ndodhet në Dublin, kryeqyteti i Irlandës.
Universiteti u themelua në vitin 1592, kur Mbretëresha Elizabeta e Parë nënshkroi një dekret mbretëror për themelimin e Kolegjit të Trinitetit, i cili do të shërbente si gur themeli për ndërtimin e Universitetit të Dublinit, çka e bën Universitetin institucionin e arsimit të lartë më të vjetër në Irlandë.
Ndonëse Universiteti i Dublinit u themelua bazuar mbi modelin kolegjial të Oksfordit dhe të Kembrixhit, në ndryshim me ato të dy, të cilët kanë një mori kolegjesh përbërëse, Universiteti i Dublinit përbëhet vetëm nga Kolegji i Trinitetit.
Për shkak të origjinës së tij mesjetare, Universiteti i Dublinit konsiderohet si një nga shtatë Universitetet e Moçme të Britanisë dhe Irlandës.
Burim i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Student Numbers – Trinity College Dublin". Tcd.ie. 20 tetor 2014. Marrë më 28 dhjetor 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Staff Numbers – Trinity College Dublin". Tcd.ie. 20 tetor 2014. Marrë më 28 dhjetor 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)