Jump to content

Xhevdet Xhafa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Xhevdet Xhafa U lind në vitin 1934 në Pejë. Skollën e Mesme të Artit e kreu në vendlindje. Akademinë e Arteve Figurative, drejtimin e pikturës, e kreu në Lublanë, në vitin 1970, në klasën e prof. Gabriel Stupica. Stu­dimet pasuniversitare, drejtimi i grafikës, i kreu gjithashtu në Lub­janë, në klasën e prof. Riko Debe­njak, në vitin 1972.

Disa vite pas mbarimit të studimeve pasuniversitare u zgjodh mësimdhënës në Akademinë e Arteve Figurative të Universitetit Prish­tinës, për lëndën mësimore të grafikës, e më vonë, deri në pensionim, drejtoi klasën e pikturës.

Gjatë karrierës së pedagogut prof. Xhafa ka marrë të gjithë titujt universitarë, deri tek profesori ordinar.

Krahas punës pedagogjike, nga e cila kanë dalë një plejadë artistësh të rinj të shkolluar nën kujdesin e tij, Xhevdet Xhafa është marrë në mënyrë intensive dhe me shumë suksese me krijimtari artistike dhe ka realizuar një mori ekspozitash personale, ka marrë pjesë në ekspozita kolektive si dhe në aktivitete të tjera artistike.

Në dhjetor të vitit 2012 prof. Xhevdet Xhafa u zgjodh anëtar korres­pondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.


Ekspozita personale:

Galeria e të rinjve, Beograd, 1973.

Salloni i Muzeut te Artit Bashkëkohor, Beograd, 1984.

Galeria e Artit, Qendra Informative e Artit, Paris, 1985.

Galeria e Artit Modern, Dubrovnik, 1988.

Muzeu i Artit Bashkëkohor, Shkup, 1996.

Muzeu Kombëtar i Kosovës, Prishtinë, 2006.

Akademia e Shkencave dhe e Arteve, Prishtinë, 2013

Akademia e Shkencave dhe e Arteve, Prishtinë, 2015.

Galeria Kombetare e Arteve, Tiranë 2017.

Ekspozita kolektive:

Bienali i të Rinjve, Rijekë, 1971/73.

Binali ndërkombëtar i vizatimit, Rijekë, 1974/ 76.

Muzeu i Artit Bashkekohor, Romë 1977/78.

Arti Bashkëkohor, Ndërkombëtar, Slloven Gradec, 1974/77.

Ekspozita Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor, Cannes, 1975.

Muzeu i Artit Bashkekohor, Vjenë, 1977/78.

Muzeu i Artit Bashkëkohor në Wellington, Sidney, 1977/78.

Ekspozita e një grupi artistësh në Gallerie Rockefeller, New York, 1980/82.

Trienali i Artit Bashkëkohor, Beograd, 1982/86.

Bienali i Artit Bashkëkohor, Sarajevë, 1980/83/87.

Trienali Ndërkombetar i Pikturës, New Delhi, 1982.


Shpërblime:

Shpërblimi “France Preshern” i Universitetit të Lublanës, 1971.

Shpërblimi i Sallonit Pranveror, Prishtinë, 1974.

Shpërblimi i Dhjetorit, Kosovë, 1974/75.

Ekspozita ndërkombëtare, Cagnes sur Mere, Shpërblimi Nacional, 1975.

Mirënjohje e Bienalit, Gallerie Rockefeller, New York, 1980.

Shpërblimi “N. Petroviq”, Çaçak, 1983.

Salloni i Tetorit, Pllaketa e artë, Beograd, 1985.